Kreu Politike Bujqësia dhe pylltaria, dy komponentët kryesorë të jetës rurale

Bujqësia dhe pylltaria, dy komponentët kryesorë të jetës rurale

231
0

Kur flitet për zhvillimin rural ka një tendencë të përfshihen vetëm sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë. Ndërkohë që pylltaria shihet si sektor më vete apo i izoluar që lidhet vetëm me sigurimin e lëndës drusore, druve të zjarrit apo produkteve të tjera drusore dhe jo drusore si dhe me mbrojten e tokës nga erozioni. Në fakt kjo lidhje e pyjeve me bujqësinë dhe blegtorinë  nuk është e panjohur nga familjet rurale por në nivel politikash kombëtare kjo mbështetje e pyjeve për bujqësinë nuk është marrë në konsideratë. Ndërkohë politika europiane e zhvillimit rural 2014 – 2020 përfshin mbështetjen e të dy sektorëve njëkohësisht. Prandaj, ka ardhur koha që edhe në Shqipëri qeveria qëndrore dhe ajo vendore të bëjnë përpjekje për gjetjen e një qasje gjithëpërfshirëse të zhvillimit rural, ku të përfshihet edhe sektori pyjor me resurset e tij.

Bujqësia dhe pylltaria janë dy komponentët kryesorë të jetës rurale në ekonominë tonë kombëtare. Fshatarët menaxhojnë njëkohësisht si tokën bujqësore dhe atë pyjore sipas disa sisteme tipike agro-pyjore.

Qarku i Kukësit është i pasur me bimë mjekësore si nga sasia, cilësia  dhe shumëllojshmëria  e tyre  dhe janë burim i madh të ardhurash për banorët e këtyre zonave. Potenciali prodhues i tyre është afro 3067 ton/vit, në një areal prej 16350 hektarësh.

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike ofron një mundësi të mirë të punësimit sezonal të femrave, grupmoshës së tretë të popullsisë si dhe te fëmijëve. Përqindjen më të madhe të mbledhësve të bimëve mjekësore dhe aromatike e përbëjnë gratë në masën 50  %, pastaj vijnë fëmijët në masën 30 % dhe vetëm 20 % prej tyre janë meshkuj, (pasi ata janë të aktivizuar në procese të tjera për sigurimin e të ardhurave të familjes).

Vlerat ekonomike të bimëve mjekësore lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me përfitimet e popullsisë që merret me këtë aktivitet. Aktiviteti i mbledhjes dhe kultivimit të tyre rrit në mënyrë të ndjeshme nivelin e punësimit si dhe të ardhurat. Për shumë banorë të zonave rurale, që shtrihen afër rajoneve të pasura me BMA dhe pemë frutore, marrja me këtë veprimtari paraqet një burim të ardhurash shtesë të rëndësishme.

Në kuadër të projektit FLED, “Pyjet për zhvillimin ekonomik lokal”, i financuar nga Qeveria  Suedeze dhe zbatuar nga CNVP dega Kukës, në zbatim të objektivit 3; Fuqizimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i zinxhirit të vlerave për prodhimet pyjore dhe produktete e tjera jodrusore. Në bashkinë Has dhe në Njësinë Administrative Malzi bashkia Kukës, ka ngritur grupet prodhuese me bazë ekonomike produktete pyjore/jodrusore si një potencial për rritjen e të ardhurave nga grumbullimi, kultivimi, përpunimi, tregëtimi për familjet e tyre. Janë bërë një cikël trajnimesh, vizitash për të ofruar përvojat më të mira në fuqizimin ekonomik të këtyre grupeve dhe rezultatet sa po kanë filluar.

Për të parë nga afër përvojën e organizimit dhe të funksionimit të grupeve prodhuese që nga prodhuesi/grumbulluesi e deri tek kompanitë e mëdha të përpunimit të këtyre produkteve, me dt. 24-25 Tetor 2018, u organizua një vizitë dy ditore me një grup prodhuesish nga Njësia Ad. Golaj bashkia Has dhe Nj. Ad. Malzi bashkia Kukës, mbështetur nga CNVP Kukës, në kompaninë Agroproduct-shpk Kosovë. Qëllimi i kësaj vizite ishte;Të identifikojmë dhe të vëzhgojmë të gjitha aspektet e zinxhirit të vlerave, në aspektin e përkrahjes institucionale dhe mjedisin e biznesit  ekzistues, specifikat dhe kërkesat për ngritje të kapaciteteve, pjesëmarrjen direkt dhe indirekt të zinxhirit të vlerave si, grumbulluesi, transporti, magazinimi, institucionet për siguri dhe çertifikim, logjistika dhe aspektet e tjera të marketingut.

Në Kosovë grupin e shoqëruan përfaqësues të CNVP Kosovë, Z. Myftar Lokaj, përfaqësues të Shoqatës së pronarëve privat të rajonit të Istokut Z. Naim Avdija dhe të rajonit të Pejës, Z. Agron Nikqi.

Naim Avdija K/Shoqatës PPP Istog,

Bëri një përshkrim të përgjithshëm të burimeve natyrore, si dhe format e organizimit të grupeve prodhuese në fushën e agropylltarisë. Sot tha ai, në të gjithë Kosovën ka rreth 11,400 grumbullues, 5,100 kultivues, 40 qendra grumbullimi dhe 10 përpunues vlerësohen të jenë aktiv në Kosovë. Grumbullimi është kryesisht biznes familjar ku përfshihen të barabartë të gjithë anëtarët e familjes. Qendrat e grumbullimit janë të organizuara nga grumbulluesit e mëdhenjë në rajone të vogla. Në tri deri pesë vitet e fundit të gjithë përpunuesit kanë bërë investime të mëdha në themelimin e hapësirave për ngrirje, hapësirave për ftohje dhe në makineri përpunimi. Te gjitha këto ndërmarrje private funksionojnë në bazë të marreveshjeve kontraktuale dhe respektohen detyrimet sespektive nga palet.

Halit Avdija pronar i kompanisë Agroproduct-shpk, prezantoi historikun e kësaj kompanie ku ndër të tjera ai tha;

Agroproduct-shpk, është një kompani lidere në Kosovë për kultivimin, grumbullimin, dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike, dhe frutave malorë. Kjo kompani startoj për herë të parë në vitin 2002, ndërsa sot triumfon në këtë fushë të biznesit, me 28 lloje të bimëve të kultivuara, dhe 85 lloje të bimëve të egra të grumbulluara, të gjitha me çertifikim organik. Agroproduct-shpk është e vetmja kompani në Kosovë, që bënë eksport të bimëve medicinale në Shtetet Evropiane si: Gjermani, Zvicër, Austri dhe Çeki. Po ashtu në fillim të vitit 2018 kanë filluar bashkëpunimet me SHBA dhe Kanada.

Kompania ka kontrata afatëgjate me 57 pikat grumbulluese për mbledhjen e 85 lloje të produkteve, duke mbuluar tërë territorin e Kosovës. Këto qendra grumulluese mbledhin këto produkte nga 3200 mbledhës të regjistruar. Të gjithë qendrat grumbulluese janë të pajisur me tharëse  dhe pajisje të ndryshme, që janë pjesërisht të financuar nga kompania AP. Shumë të rinjë Kosovarë janë inkurajuar që të mbledhin bimë të egra përmes trajnimit për mbledhjen e bimëve në mënyrë të qëndrueshme. Mbledhja e BMA-ve bëhët në Zonat e çertifikuara organike, nga mbledhësit e kontraktuar të çertifikuar dhe të trajnuar në vazhdimësi, nga kopmania si dhe nga qendrat grumbulluese të cilat funksionojnë në mënyrë të njëjtë me sistemin e veçant  të cekur më lartë. 28 lloje të bimëve kultivohen në sipërfaqe totale prej 270 ha. 170 ha të sipërfaqes kultivohen nga kompania, kurse 100 ha kultivohen nga partnerët dhe kultivuesit që punojnë direkt me kompaninë. I gjithë procesi i kultivimit bëhët duke ndjekur standardin organik.

Kompania AP ka të mbjellura ngastra të veçanta për sigurimin e farave organike të të gjitha produkteve që i kultivon, ka makinerinë për pastrimin e farave, ka sera moderne për prodhimin e fidaneve për të githa bimet të cilat janë në kultivim. Nga të cilat siguron materialin fidanorë për kultivim në ngastrat e AP-së si dhe për të gjithë fermerët dhe qendrat grumbulluese të cilat bëjnë kultivimin e çertifikuar organik të kontraktuar nga AP.

Sa i përket esksportit, kompania merr përsipër dërgesen e të gjitha produkteve deri te kompanitë përkatëse, me të cilat e ka të kontraktuar mallin. Gjithashtu siguron materialet e paketimit për të gjitha qendrat grumbulluese. Produktet e pranuara nga qendrat grumbulluese përpunohen të gjitha në njësinë tonë, dhe pastaj eksportohen në destinacionin përkatës.

Kompania Agrprodukt, zhvillon projekte të ndryshme në të gjitha kategoritë e shoqërisë kryesishtë me shoqatat e ndryshme të grave në të gjithe terriotrin e Kosovës. Zhvillon po ashtu projekte ndihmëse, duke ju ndihmuar në integrimin e tyre në shoqëri, si dhe duke ndihmuar në krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjatë gjithë rrugëtimit të kësaj kompanie thotë Z. Halit, kemi patur mbështetjen financiare nga USAD, për paisje, (dhoma tharje dhe ngrije), makineri përpunimi të produktit etj, mbështetje nga donator të huaj dhe grante nga qeveria Kosovës me një vlerë afro 1.500.000 euro.

Edhe pushteti lokal thotë Z. Avdia, duhet të investoje në mbështetje të biznesit privat, jo për qëllimin e zhvillimit të sektorit privat, por për sigurimin e vazhdimësisë së hapjes së vendeve të reja të punës, kjo është shumë e rëndësishme.

Gjatë bashkëbisedimit Z. Isuf Omuri, P/CNVP Kukës e pyet z. Avdija. Si bëhet Çertifikimi i produktit për eksporte? Z. Halit i përgjigjet;  Në Kosovë nuk ka organ të akredituar për certifikim, rrjedhimisht për shërbime të çertifikimit kontraktohen organe nga shtetet fqinje. “Albinspect” nga Shqipëria ofron shërbime të tilla për çertifikime organike dhe ne i bëjmë të gjitha këto shërbime me këtë institucion. Pyetjes Zj. Anila Aliaj P/CNVP Kukës e pyet  Z.Halit.

Cila është forma e kontratës me prodhuesin/grumbulluesin dhe si realizohet gjurmushmëria e produktit? Z. Halit i shpjegon modelin e dokumetacionit që nga kontrata me prodhuesin/grumbulluesin dhe në bazë të kodit përkatës i cili e shoqëron mallin deri në destinacion, jemi në gjendje të gjurmojmë produktin deri tek individi.

Pas këtij prezantimi u bë një vizitë në të gjitha repartet e kësaj kompanie.

Më pas grupi i shoqëruar nga Z. Myftar Lokaj, bëri një vizitë në familjen e Zj. Fize Berisha në fshatin Beran të komunës së Pejës. Zj. Fize Berisha me profesin inxh. Bujqësise, ka ngritur një biznes që quhet, “Bleta e Artë” për prodhimin e Mjaltit Bio. Ajo u prezantoi të pranishmëve përvojën e saj në ngritjen e këtij biznesi, u shpjegoj se për blerjen e koshereve të bletëve është mbështetur nga donator të ndryshëm, me kushte zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit. Tashmë ajo ka logon e vetë të Mjaltit Bio “Bleta e Artë”, me të cilin konkuron në tregjet e Kosovës dhe është aktive nëpër panaire që organizohen edhe jashtë Kosovës.

Agron Nikqi K/Shoqatës së PPP të rajonit të Pejës. Ai pasi përshëndeti grupin për vizitën në këtë rajon, prezantoi aktivitetet e kësaj Shoqate në fushën mbrojtjes së interesave të pronareve privat të pyjeve për të drejtat e shfrytëzimit dhe të përdorimit, uljen e burokracisë nga strukturat shtetërore gjatë aktiviteteve në pyje etj.

Zhvillimi i Turizmit Malore tha ai është një fushë që rritë të ardhurat e këtyrë banorëve, prandaj është e domosdoshme përdorimi i pyjeve dhe burimeve të tjera natyrore në shërbim të kësaj industrie, pronësia dhe të drejtat e përdorimit janë kushte për arritjen e suksesit. Ai prezantoi përvojën e familjes së tij dhe të shumë familjeve të tjera në zhvillimin e turizmit në rajonin e Rugovës.

Ditën e dytë të vizitës nën shoqërinë e Z. Hajrush Kurtaj P/CNVP Kosovë zyra në Prishtinë, u vizitua ferma e Zj. Aferdita Murati nga fshati Llapashticë komuna Podujevë, për të parë nga afër përvojën e kësaj familje në kultivimin dhe përpunimin e frutave të pyllit, si dhe format e bashkëpunimit me grupet e grave në këtë rajon.

Pasi vizituam ambientet e përpunimit të frutave të pyllit (Aronia) në familjen e  Zj. Aferdita,

Hajrush Kurtaj bëri një prezantim të shkurtër mbi përvojën e grupeve prodhuese në Kosovë.

Inisiativat e izoluar tha ai, shpeshë në të shumtën e rasteve hasin në vështirësi, pasi rrallë herë ka reagime për zgjidhjen pozitive të problemeve, pasi zhvillimi dhe konkurenca janë agresive në treg. Zhvillimi i iniciativave të grupit e shoqëruar me reformën e politikave mbështetëse i siguron grupeve qëndrushmëri, dhe një reagushmëri më të shpejtë të potikbërësve në favor të tyre. Vetëm iniciativat e qëndrueshme të grupit, të udhëhequra nga sektori privat mund të jetë specifike dhe të vazhdueshme në aktivitetet e tyre për të arritur përmirësime reale në performancën e grupit.

Organizimi i grupeve dhe i vlerës zinxhirore, kanë tendencë që të kenë një fokus të mprehtë për të ndihmuar përfituesit e veçantë, zakonisht ata të mbërthyer në varfëri, siç janë prodhuesit në një rajon apo fermerë të cilët marrin çmime të ulëta. Projektet e grupit priren për të përfshirë të gjithë zinxhirin e vlerës plus çdo person që ka potencial për të ndikuar në grup dhe më gjerë. Subjekte të tilla përfshijnë prodhues, përpunuesit, tregtarët, eksportuesit, institutet e trajnimit, zyrat standarde të qeverisë, etj.

Aferdita Murati, njëherësh edhe  përfaqësuese e OJQ ”Drita e Llapit”, në Podujeve, pasi falenderoi të pranishmit për vizitën në fermën e saj, prezantoi historikun e punës së familjes së saj si dhe krijimin e Shoqatës “Drita e Llapit”në fushën kultivimit dhe të përpunimit të frutave të pyllit. Ajo thotë së pa mbështetjën e donatorëve si p.sh. CNVP për blerjen e paisjeve për përpunimin e frutave të pyllit, puna me dorë është shumë e vështirë për të plotësuar sasinë dhe kushtet e standarteve për treg. Tani që unë kam këto paisje grumbulloi produktet e të gjithë organizatës dhe bëj përpunimin e tyre për treg. Antarët e Shoqatës “Drita e Llapit”, tashmë e kanë të siguruar tregëtimin e prodhimeve sidomos atë të Mjedrës, pasi ajo është një kulturë shumë delikatë dhe duhet të grumbullohet brenda ditës në pikën e grumbullimit.

Organizimi në grupe thotë Afërdita, i jep shumë siguri grupeve prodhuese për të shtuar prodhimin, po ashtu edhe subvensionet janë më të sigurta nga qeveria pasi garantojnë qëndrushmërinë e vendeve të reja të punës.

Drejtori i CNVP Kosovë Xhevat Lushi, i cili përshëndëti grupin për vizitën në Kosovë, ai tha:  shkëmbimi i përvojave në mes rajonit është një vlerë e shtuar për forcimin e kapaciteteve të grupeve prodhuese si dhe mundësi për marrëveshje të ndërsjellta për tregëtimin e produkteve në mes të dy vendeve. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë çdo aktivitet të grupeve prodhuese që i shërben rritjes së prodhimtarisë dhe fuqizimit ekonomik të grupeve dhe familjeve bujqësore.

Xhelal Shuti; Mësimet nga kjo vizitë ishin shumë të vlefshme për grupet prodhuese nga Shqipëria konkludohet se për formalizimin e (grupeve prodhuese), kërkohet bashkëpunimi me të gjithë aktorët, si me pushtetin vendorë, grupet e biznesit që operojnë në këtë fushë, si grumbullues të vegjël, kompani të mëdha përpunimi dhe eksportimi, si me mbështetje financiare me grante, nga Ministritë e linjës, donatorë të ndryshëm, apo banka të nivelit të dytë me kredi të arsyeshmë shlyerje etj. (I) Për këtë fokusimi i politikave duhet të mbështesin sektorin privat si gjenerues kryesor i vendeve të reja të punës. (II).Përmirësimi i infrastrukturës ligjore të nevojshme për mbështetjen e sektorit nga konkurrenca e pandershme.(III) Krijimi i politikave inkurajuese për rritjen e pjesëmarrjes së femrave në ngritjen e biznezit privat.(IV)  Më shumë Investimi nga ana Ministrive të linjës për zhvillimin e resurseve të brendëshme si faktor potencial i rritjes dhe zhvillimit të sektorit prodhues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here