Kreu Aktualitet Buxheti 2019, 580 mijë qytetarë përfitojnë nga investimet në shëndetësi

Buxheti 2019, 580 mijë qytetarë përfitojnë nga investimet në shëndetësi

420
0

“Me investimet për rehabilitimin e 100 qendrave shëndetësore me buxhetin e vitit 2019 do të përfitojnë drejtpërdrejt 580 mijë qytetarë”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi sot në seancën parlamentare për buxhetin e vitit 2019, se do të investohet për fuqizimin e shërbimit parësor, duke ofruar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.

“Infrastruktura e përshtatshme, programi i kontrollit mjekësor për çdo qytetar në qendrën e tij shëndetësore si dhe paketa e barnave të rimbursueshme për çdo të sëmurë kronik, qoftë ky i siguruar ose jo, me një financim që edhe për 2019 do të jetë 10 miliardë e 400 milion lekë – janë hapa konkretë drejt mbulimit shëndetësor universal”, tha Manastirliu.

Vetëm gjatë vitit 2018 po investohet për rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. Me buxhetin e vitit 2019 investohet në 100 qendra shëndetësore dhe pika ambulancash, si pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 Qendrave Shëndetësore në këtë mandat qeverisës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.