Kreu Ekonomi Buxheti 2019 mbështet rritjen ekonomike 4.3%

Buxheti 2019 mbështet rritjen ekonomike 4.3%

352
0

Buxheti 2019 mbështet rritjen ekonomike në masën 4.3%, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe financon në një përmasë të plotë reformën në drejtësi. Kështu deklaroi sot, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i pranishëm në takimin e Këshillit Konsultativ mes qeverise qendrore dhe asaj vendore, për buxhetin vendor 2019. Ahmetaj theksoi se buxheti 2019 mbështet politikat e reja që reflektojnë vëmendjen e drejtpërdrejtë të qeverisë ndaj qytetarëve, përmes rritjes së pagave apo rritjes së shpërblimit të lindjeve. Për të tretin vit radhazi, theksoi Ahmetaj, vazhdon mbështetja për reformat e decentralizimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.