Kreu Aktualitet Cakaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Cakaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut

199
0

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili gjendet në Shkup për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të ish Presidentit të Maqedonisë së Veriut Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 26 shkurt 2004 pranë Mostarit në Bosnjë Hercegovinë. Ceremonia përkujtimore, e cila po organizohet nga zyra e Kryeministrit Zoran Zaev dhe Fondacioni Boris Trajkovski, mblodhi personalitete të larta nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit për të përkujtuar jo vetëm figurën e ish Presidentit Trajkovski, por edhe punën e tij për progresin dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në strukturat Euroatlantike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.