Kreu Politike Çdo shqiptar mban përgjegjësi për çfarë po ndodh e çfarë mund të...

Çdo shqiptar mban përgjegjësi për çfarë po ndodh e çfarë mund të ndodhë

296
0

S’ka gjë më keq, se kur nuk ke vlera dhe ato i zmadhon në maksimum,  duke e qujatur vetën “shpëtimtar”, kur vetëm për keq mbahesh mend. Kështu po ngjet me zonjën PD. Ajo, sipas saj, si një vegim dhe bekim prej qiellit ra në tokë për të “shpëtuar” njerëzimin. Kjo sajesë “politike” u mbërthye si një vegël e “vlefshme” për të “shpartalluar” komunizmin . Po si mund ta kryente atë mision, kur në përbërjen e saj dhe në drejtimin e saj u ingranuan komunistët më të thekur, më të dëgjuar e më aktiv të sistemit komunist, për pasojë metodollogjia e saj kursesi nuk mund të shkëputej nga ajo komunisto-revolucionare. Ishte përbërja konglomerat edhe metodollogjia komunisto-revolucionare, që kjo sajesë, vetëm, fatkeqësi e faqe të zezë i ka sjellur këtij vendi e këtij populli. Që kur është sajuar e gjerë më sot nuk ka bërë kryq as rënë shahadet për të mirën e këtij vendi. Gjithmonë revolucion, revolucion përmanent e ku ta di ç’lloj tjetër revolucion është përpjekur të aplikoj vetëm e vetëm për të mbuluar putrat e saj e me mbuluar veprimet antikombëtare e njerëzore që ka ndermarrur gjatë gjithë jetës aktive të saj. Me tërë negativitetin e treguar, qoftë në opozitë apo në pozitë, PD-ja absolutizon, se është ajo dhe vetëm ajo e lindu, si e plotfuqishme dhe e “bekuar”, që të vendos për gjithçka, të tjerët sipas saja, nuk e don Shqipërinë dhe çfarë do, që të bëjnë nuk i shkon për shtat asaj (Shqipërisë) prandaj kjo forcë politike, zotrinjtë që e drejtojnë këtë, kanë luftuar dhe luftojnë, që mos të lenë të tjerët të avancojnë as edhe një hap në drejim të Evropës, pasi vet, jo që kanë dështuar por asnjëherë nuk kanë qënë të vetëdijshëm për të ecur në atë rrugë. Duhet të jemi të vetëdijshëm, se një nder arsyet  që jemi këtu ku jemi, ka qënë e është arroganca e PD-së. I kemi thënë e stërthënë bëmat e PD-së, nuk mund të rrimë më duke numëruar se ç’farë i ka sjellë kjo vendit e popullit por të hedhim vështrimin mbi ç’farë po dëgjojmë e shohim. Humbja në qershorin e vitit 2017-të me një numri prej 40 deputetësh,e ka tërbuar PD-në , po jo tërbuar po e ka nxjerrë fare jashtë binarëve. Humbjen dhe krizën e saj të brendshme përpiqet ta faktorizoj, ta quaj ate një diçka jashtë realitetit dhe për ta bërë këtë të pabesueshme, është çgardhnuar, pra është dal ashtu siç është lakuriq në lëndinë , çirret, bërtet, thërret e përplaset duke krijuar skena të llahtarshme në rrugë, në shesh, në parlament e kudo, vetëm e vetëm për të irrituar ata pak njerëz që ka pas vetës së saj. Kjo forcë politike mizën e bën buall, krijon trazira e ua lën të tjerëve, shtrembëron realitetin e të tjerët i ngarkon me përgjegjësi, për të mbuluar krimet e veta organizon akuza, të bazura mbi shpifje e trillime dhe mbi ato sajesa hidhet në sulme agresive të pamëshirëshme. Qëndrime e veprime të tilla kanë ardhur duke u venitur, dobësuar e ndoshta po ecën drejtë eliminimit mardhënia ndervllazërore. Deri tani i kemi kapërdi ato që ka demostruar PD-ja . Është treguar tolerancë, janë bërë mënjanime, janë hapur shtigje e janë krijuar mundësi për bashkveprim e bashkjetesë por më kot , sepse të gjitha këto PD-ja i ka qujtur dobsi e nënshtrim, prandaj edhe sulmet zinxhir ka ardhur duke i forcuar me synimin e vetëm, që të friksojë o elektoratin o militantët socialist me synim , që të sigurojë fitore të pa merituar. Sot mbizotëron shoqëria pluraliste, ç’ka do të thotë se qeverisja nuk merret as nuk mbahet me forcë. Po a e respekton PD-ja këtë parim ? Asnjëherë nuk ka qënë dakort, sepse janë dhjetra apo më shumë raste që ka ndermarër sulme dhe vazhdimisht në prapagandën e saj ka qënë revolucioni. Pasojat e politikës vepruese të saj kanë qënë frenuese e destabilizuse. Gjithmonë syri i saj vëzhgues ka qënë e është tepër cmirxhi. Dobësitë e gabimet  e vogla i ka zmadhuar duke bërë mizën buall. Pleshtit është përpjekur t’i nxjerri dhjam. Me të tilla veprime e qëndrime vendin e popullin i ka çuar në hall. Sot ka hall të madh e shqetësues hapjen e negociatave me BE. Vendi vend nuk po i zihet për të sabotuar atë proçes. Ç’farë nuk krijuan ? Tension kur u miratua Prokurorja e përkohshme, tension në komisionet ligjore, tension në pengimin e formimit të organeve të Vettingut. Tani së fundi kanë ndermarrë fushatën më të ndyrë të akuzave ndaj ish ministrit të brendëshëm dhe ministrit aktual Fatmir Xhafaj. Ky synim është me hedhje të largët dhe kur pyetën ç’farë mendojnë ne se krijohet situatë zgjedhore, përgjigjen: “Duhet furtunë, që të bjerë kjo qeveri, të krijohet qeveri zgjedhore pastaj të hyhet në zgjedhje të reja”. Këtë strategji PD-ja e ka përdor sa herë është gjendur në opozitë dhe vazhdimisht ka aplikuar për t’ia arritur. Sot, që reforma zgjedhore po thellohet dhe shumëkujt, të këqijat  që ka bërë, mund t’i kanosen për t’u përgjigjur, përpëlitjet për të mos u doërzuar po bëhen gjithnjë e më agresive, sepse rrugë tjetër të mundëshme për të shpëtuar, veçse “sulmit” nuk ka. Këtë kanë aplikuar dhe po këtë pritet të aplikojnë por jemi lodhur me sulme shpifje, shantazhe, intriga, përgjimet e montuara, fallco e të jashtligjshme, kacafytje e çdo dukuritjetër e shëmtuar. Jemi të sigurtë, se ata, që janë të mbushur me gjynahe e djegin jorganin për një plesht, ç’ka do të them, se ata edhe vendit i futin flakën, për të shpëtuar bythët e veta. Hipokrizia ka qënë bashkudhëtare e shoqërive më antinjerëzore. Shtresat shtypse e grabitqare hipokrizinë e kanë përdorur për të ngjallur grindje e për të vrarë njerëz të një gjaku, të nji fisi, të një krahine, të fiseve me njëri tjetrin e të krahinave me njera tjetrën. Cilësia, përmbajtja dhe piksynimi i i intrigave, shpifjeve, shantazheve dhe i përgjimeve të sotme, nuk ndryshojnë aspak nga ato të Hamletit  Molierit, Dantes e të tjerëve, ç’ka do të thotë se edhe këto nga konflikti gjer në gjakderdhje synojnë të arrijnë. Në një opinion, ish kryeministri i vendit nuk hezitoi të thoshte: “Përgjimet i bënë jo vetëm prokuroria apo SHIK-u por ka edhe polici tjetër, që i bënë ato…. Më tej ai vazhdoi: Përgjuesit nuk mund t’i kallzojmë, sepse u rrezikohet jeta”. Por ligjërata më bombastike qe: “Janë dy grupe identike ai i Ramës dhe ai i serbëve, që shprehin urrejtje identike ndaj tropojanëve e kosovaërve”. Thënia për përgjimet dhe për ndarjet krahinore do analizë dhe vlerësim nga gijthë ai, që i ka dëgjuar. Thënia se nuk i tregojmë përgjuesit, sqaron se ato janë manipulime të montuara për keqbërje, ndersa ajo e ndarjes krahinore është akoma më zhytëse në përçarejn kombëtare. Ndarja krahinore nuk ka egzistuar as kur të parët tanë janë vendosur në këto treva. Ata për t’i mbajtur këto treva që gëzojmë ne sot, janë bashkuar me njëri tjetrin, me çfarë u ka qëlluar kanë ndihmuar njëri tjetrin e tokat nuk i kanë lëshuar. Në vitet e pushtimit turk, gjatë lidhjes së Prezrenit, Avdyl Frashëri me toskërin shkoi atje dhe bashkë me kosovarët, organizoi rezistencën antiosmane për të mos dorëzuar tokat shqiptare ashtu siç kërkonte Evropa. Ndarja krahinore lindi në 1997-ën, kur shteti PD-ist u shkreh i tëri e pasojat e tij rëndojnë edhe sot. Nuk di se ku gjejnë kurajon e të flasin shkaktarët e 97-ës. Atyre u ka humbur besimi te populli e shpresa për të ardhur në qeverisje me votë të lirë e demokratike andaj kërkojnë një 97-të tjetër por një 97-të tjetër, mund të shkojë në ekstrem të pa dëshirueshëm për popullin e këdo. Nga një 97-të tjetër nuk del i fituar askush dhe aq më keq ata që e kërkojnë.  Thirrjet e Lul Bahës nga çadra e bulevardit e në vazhdim, nuk janë thirrje të një lideri demokrat. Ato janë thirrje, që populli i përbuzë me neveri dhe shton antipatinë dhe urrejtjen ndaj atij thirrësi.

Çdo ditë, që po kalon, megallomanët po thyejnë turinjtë. Përplasja ata i irriton edhe më shumë mënyra e forma të tjera gjejnë për t’u hedhur në agresivitet, edhe më të ashpër bëhen për të përçarë unitetin, por këtu ata duhet të thyhen, sepse gjithçka në dëm të unitetit, keq për ne do të jetë. Element destruktiv janë çfaqur herë pas here në PD. Veprimet e përseritura sipas një kronologjie, kanë bërë të bjerë prestigji i kësaj force politike. Vazhdimësia e e të tilla veprimeve, mund të çojë në deligjimitetin e kësaj partie.

SYLE GOSTURANI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.