Kreu Aktualitet Ç’do të thotë të djegësh mandatet?

Ç’do të thotë të djegësh mandatet?

610
0

Lodh, lodh dhe shumë lodhur po jemi. Nuk po dimë, se kur do marrë fund kalvari i protestave PD-iste. Perioda e këtyre protestave është e lidhur me seancat parlamentare,  që ato të mos  zhvillohen, sepse PD-ja ka djegur mandatet. Ç’do të thotë të djegësh mandatet?  Do të thotë të djegësh besimin e atyre që të kanë votuar e besuar për t’i përfaqësuar në forumin më të lartë, në Kuvendin Popullor. Do të thotë, sipas PD-istëve të bësh naming po në të vërtetë do të thotë të vetvrasësh vet-vehten. I kam dëgjuar të moshuarit disa herë duke thënë se: kush vret veten s’ka kush ia merr gjakun. Kështu edhe PD-ja për atë, që ka bërë, kot i bie kujt në qafë. Nuk i ka faj askush veçse ajo vet-vehtes, prandaj kot na mundon me protesta, protesta, protesta pa mbarim. Një thumb sa do ta rrahish një maja nxjerr pra edhe natë e ditë e ditë e natë PD-ja të qëndrojë duke protestuar, fajin e ka te vet-vehtja dhe dalja rrugëve do ta bëjë bajate e të pabesushme gjithnjë e më shumë. Dhjetë Prill, një natë e zymtë. Protestuesit e PD-së me maska, të armatosur me mjete piroteknike të ndalura, shumë të egërsuar, vërsuleshin mbi policinë shtetërore për t’a gjunjëzuar atë, bridhnin nëpër rrugët e Tiranës sa te Kryeministria, sa te Kuvendi Popullor me britma e ulurima sikur po përpinin tokë e qiell. Duke parë ato skena, ato lëvizje, duke dëgjuar ato britma e ulëritje, solla në imagjinatë ato që kam lexuar e dëgjuar për “4Sshkurtin e 1944-ës”, kur ballisti Xhafer Deva bashkë me pushtuesit nazi-fashist në mëngjesin e asaj nate terrori, gdhiu në Tiranë tetdhjetë e dy viktima në mes të cilëve edhe të mitur. A mund t’i pyesim organizatorët dhe protestuesit sikur të hynit në parlament ç’farë do bënit? Ja u futët. Aty do gjenit karrige, tavolina, kampjutra, shkresa e ligje të botura, sigurisht, që do i djegshit e flaka do shkonte në kupen e qiellit, cila do ishte kënaqësia e juaj apo objektivi i realizuar prej jush? Kjo besonit, se do t’u sillte në qeverisje ? Kjo nuk është revolucion por terrorizëm. Historia ka treguar, se  të gjitha revolucionet borgjeze e ato socialiste, janë realizuar me armatosje të përgjithshme të popullit e me pjesmarrje masive. Ju nuk i keni asnjërën. Pjesmarrja në protesta  ka ardhur duke u pakësuar. Këtë e keni konstatuar dhe për ta mbuluar këtë dukuri, keni stimuluar agresivitetin veçanërisht në natën e trembëdhjetë Prillit.

Stadi shoqëror sot ka mënjanur revolucionet. Kapitalizmi është bërë ideologji sunduese dhe për t’i zgjatur jetën vetvehtes ka sajuar pluralizmin politik, që mundëson alternimin e qeverisjeve me anë të votës pa shkaktuar gjakderdhje e përmbysje klasash. Ju, duke qënë se keni humbur elektoratin dhe me anë të votës nuk mund të vini në qeverisje, keni stisur lloj-lloj akuzash e shpifjesh, i keni publikuar e përseritur ato aq herë sa tani jeni kthyer në të pabesuar e shumë të neveritur. Ju keni qënë në qeverisje 1992-1997-të , 2005-së-2013-të, ç’farë bëtë? Sa e rritët rendimentin bujqësor e blegtoral? Sa vepra industriale i shtuat Atdheut? Sa e rritët nivelin kulturor e arsimor?  Sa e rritët mirqënjen e begatinë? Cila është fjala, fjali apo periudha më tipizuse, që mund të thuhet për ju për dy mandate qeverisje. Këto i dini ju më mirë se kushdo tjetër dhe për ç’farë keni bërë mbi ju do të bjerë gjykimi i popullit. Kësaj ju i keni shumë frikë prandaj për të mos lejuar, që gjërat të rrjedhin në mënyrë të natyrshme keni sajuar revolucionin alla PD-ist, që do të thotë të ushtrosh trysni, trysni…trysni e tymnajë mbi popull e kundërshtarë politik, sepse vetëm kështu ju mendoni se mund të kaloni lumin. Këtu kemi qënë edhe ne jo pasiv por aktiv e kritik. Kemi parë ç’është bërë dhe kemi mbajtur qëndrim dhe jemi të bindur dhe shumë të ndergjegjshëm se ato, që ju i keni bërë vendit kanë qënë shumë të paharrueshme e shumë të dhimbëshme. Në vitin 1992-dy, kur ju erdhët në qeverisje, vendit tonë nuk i mungonte asgjë për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Bëmat tuja të 1992-1997-të shkatrruan ekonominë e lindën konfliktet e papara në gjirin e popullit,degjeneruat me vjedhjen e votës së lirë në 1996-ën. 1997-ta solli shkatrrimin total të ngrehinës suaj qeveritare. Të gjëndur pa rrugëdalje, thyet depot e ushtrisë, u interesuat, që të armatoseshin militantët tuaj, bëtë thirrje për luftë vllavrasëse. Qenë nderkombëtarët, që  shpëtuan atë katasrtofë. Populli me votë të lirë u përmbysi por ju mundët të mbijetonit dhe organizuat 1998-ën, kryengritjen e armatosur ç’ka përkeqësoi akoma më shumë mardhëniet Shqipëri- BE. Populli i gjëndur në pikë të hallit mori rrugët e mërgimit. Anijet e mbushura plot e për plot me burra, gra e fëmijë, pamjet qenë të llahtarisura. Në atë rrugëtim plot rreziqe kanë gjetur vdekjen me qindra njerëz, të cilët të pa mundur të qëndronin në kalatat e dyrekët e anijeve, janë shkëputur e fundosur në thellësi të deteve duke u bërë ushqim për peshkaqenët e pangopshëm. Sot familjarët apo të afërmit e tyre, me shpresën se mos janë gjallë, kërkojnë nëpërmjet gazetarëve e stacioneve televizive. Janë e vazhdojnë të jenë bëmat e tuaja, që s’po e lënë këtë vend e këtë popull të shohë ditë të bardha. Shpresën e keni te protestat por siç po shihet, nuk do u sjelli efektivitet. Formuat koalicion me parti shterpa dhe hartuat kërkesat utopike, që ju të merrni revansh për të përkeqësuar edhe më keq situatën gjer atje,  sa mos t’a  lini popullin të votojë lirshëm e në mënyrë demokratike. Deklerimet tuaja publike, të bëra nga ish lidere e liderë aktual në protesta e opinione televizve, për krizën politike që po përjetojmë, janë kërcënim i hapur jo vetëm ndaj mazhorancës qeverisëse por direkt ndaj popullit. Si duhet kuptuar thënja : “vendi po shkon drejtë luftës civile”? Me sa kam mësuar e për sa di, luftë civile do të thotë luftë midis krahinash në rastin konkret ne se arrihet ajo do të zhvillohet në mes shqiptarëve të veriut e të jugut!  Socialistët e demokratët nuk janë të ndarë sipas krahinave. Të dy llojet jetojnë pothuase në mënyrë propocionale në të gjitha trevat e Shqipërisë, bile në një familje mund të gjesh edhe demokrat edhe socialist, prandaj ne se ju arrini të realizoni një konflikt nder shqiptar, ajo nuk është luftë civile po luftë vllavrasëse. Thënjet tuaja, cilitdo qoftë, i krijojnë bindjen, se ju synoni një 97-të të dytë për t’u hakmarrë. Zotërinj, korrigjohuni, sepse ne se ju vazhdoni më tej, zëmërata popullore do godas mbi ju e ju do fshiheni sikur të mos kishit egzistuar ndonjëherë. Shqiptarët kanë formuar historinë e tyre jo duke luftuar me njeri- tjetrin por kundër pushtuesve të njëpasnjëshëm. Shqiptarët nuk kanë pasur as parti as qeveri për t’i organizuar e drejtuar në formacione luftimi. Ata janë nisur për në luftë dy e tre veta me një pushkë e kanë fituar, e janë vrarë e asnjëherë me turp prapa nuk janë kthyer. Këtë krenari kombëtare ju doni ta venitni dhe duke bërë këtë ju baltosni të kaluarën tonë heroike legjendare. Ballistët, duke u bashkuar me pushtuesi fashist, nuk bënë tjetër gjë veçse këtë, që po bëjnë këta sot. Sot (25-04-2019-të) është vendosur që protestuesit të bllokojnë rrugët  që vijën nga jugu drejtë Tiranës. Të bllokosh rrugët do të thotë: të vonosh pacientin për te mjeku, të vonosh mallin për te tregu, të vonosh studentin për te universiteti, të vonosh turistin të vonosh udhëtarin për te porti apo aerodromi , pra do të thotë t’i bësh keq gjithkujt. Me të gjitha të këqijat tuja historike dhe me gjitha këto që po bëni ju po humbasin edhe atë pak besim që u ka mbetur.

Në sistemin shoqëror që po jetojmë, forcat politike nuk janë armiq po kundërshtarë politik. A i trajton PD-ja socialistët si kundërshtarë politik? Jo asnjëherë por armiq e armiq të rrezikshëm. Ç’do herë i ka quajtur antiatdhetarë, krieminelë e të korruptuar, i ka akuzuar me lloj-lloj akuzash e shpifjesh dhe asnjëherë nuk i ka kritikuar për probleme madhore ekonomike e kombëtare. Në kërkesat e koalicionit të djathtë pikë së pari, synojnë largimin e Edi Ramës. Vënja e pikës mbi kryeministrin, veçse e majmon atë edhe më shumë. Edhe sikur ai të largohet, në gjirin socialist ka plot të tjerë dhe e kompensojnë atë pa lënë asgjë vakum.

SYLE GOSTURANI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.