Kreu Ditar Dallëndyshja e parë e formacioneve të mëdha të ushtrisë partizane

Dallëndyshja e parë e formacioneve të mëdha të ushtrisë partizane

215
0

XHEVDET ÇELMETA

Çeta partizane e Pezës po rritej dita-ditës në numër dhe se veprimi i saj luftarak po merrte përpjestime me të mëdha dhe se gjeografia e lufimeve po zgjerohej e po dilte përtej Zonës së Pezës. Për këtë kërkohej një organizim i ri dhenjë drejtim ushtarak i ri, me kuadro me të përgatitur, pasi edhe partizanet e kësaj çete tashmë kishin fituarpërvojë të madhe. Ishin këto arsye që Këshilli i përgjithshëm i FrontitNÇl vendosi që në Pezë mbi bazën e Çetës të krijohej batalioni partizan.

Kështu më 15 Mars në livadhin e lagjes Bec të Pezës së Madhe. Grumbullohen të gjitha forcat e çetës, rreth 200 partizane dhe përmes këngëve e valleve prisnin “sihariqin”  ri për krijimin e batalionit Komandat i Batalionit u caktua Myslim Peza, Komisar Mustafa Gjinishi, zv/komandant Pandi Nashi. Komandant e komisatë të komponiveu caktuan shokët me ekperiencë si Kajo Karafili, Jonuz Hakrama, Sali Verdha Xhevdet Petrela, Stavri Themeli, Emin Çelmeta, Mahmut Agolli etj. Në emër të Këshillit të Përgjithshëm AÇ foli anëtari i Kryesisë së këtij Këshilli, Myslim Peza. Me fromimin e këtij formacioni partizan Ushtria NAÇLSH po niste njëë etapë të re të zhvillimit e organizimit e zmadhimit të UNÇSH. Duke qenë i pari i këtij lloj që krijohej në vend, jepej sinjali se pas këtij do të krijoheshin edhe njesi të tjera të tilla edhe më të mëdha. Partizanet u ndanë në 4 kompani, sejcilës kompani iu caktua edhe sektoret që do të mbulonin e mbronin. Situata nuk priste më, 16 Marsi e gjeti batalionin nëpër vendet e caktuar. Komanda e Batalionit u vendos në qendër të Pezës. Megjithëse u krijua në fshehtësi armiku e mori vesh dhe e shqetësoi shumë okupatorin dhe qeverinë kuislinge.

Batalioni kreu mjaft aksione. Një aksion i rëndësishëm u zhvillua në repartin ushtarak në Sauk ku u siguruan materiale të shumta luftarake. Një aksion tjetër ishte edhe ai i prerjes se linjave telefonike që lidhnin Durrësin me Kavajën dhe Durrësin me Tiranën. Kjo ndodhi me 15 Prill 1943. Operacioni më i madh kundër forcave të Pezës ishte ai që filloi më 13 Qershor. Në këtë operacion armiku hodhi në veprim forcat kryesore të Divizionit “Brennero” dhe rregjimentin e Kavalerise “Direncë” 6 batalione të milicisë fashiste dhe një grup të madh karabinierësh, që përgjithësisht përbënin një forcë ushtarake prej më shumë se 14.000 vetësh që komandoheshin nga Komandanti i Korparmatës IV Gjenerali Spatoko dhe komandanti i Divizionit “Brenerere” gjeneral Principale. Synohej rrethimi dhe asgjesimi i partizanëve në zonën e Pezës dhe reprezalje në popull. Për këtë batalioni ishte njoftuar. Mëngjesin e 13 Qershorit, forcat armike u nisën drejt zonës së Pezës, mbështetur nga grupe avionesh, që shkonin e vinin njeri pas tjetrit duke bombarduar e mitraluar fshatrat, qafat dhe pyjet. Fashistët u vunë zjarrin shtëpive që gjeniun përpara, duke vazhduar marshimin në thellësi të Pezës nuk hasën asnjë pengesë. Përpjekja e parë e armikut me forcat partizane ndodhi në Qafën e Belbjes. Shumë ushtarë armiq mbetën të vrarë, disa të plagosur, ndërsa të tjerët ia dhane vrapit, duke u kthyer nga kishin ardhur. Më pas armiku ndërmori një sulm tjetër me zjarr të përqëndruar, me mitrloza dhe me mortaja. Por edhe ky sulm nuk pati sukses. Në këtë përpjekje vritet edhe komandanti i Regjimentit të Kavalerisë Italiane, Kolonel De Bartolemeo. Ata bën përgjegjës e shkaktarë për këtë humbje dy udherrefyesit e tyre, prandaj i pushkatuan në vend, sikur gjoja ishin ata që i kishin futur në kurth.

Luftime të ashpra u zhvilluan kundër forcave armike që marshonin nga Maknori dhe nga Arbana e Zgurja e Peza e Vogël edhe në Qafën e Muçalljes, por edhe këtu nuk mundi të thyente qëndresën e partizaneve dhe të vullnetarëve pezakë. Fshatarët e Pezës mbushën pyllin e Shpatit të Grority. Gra e fëmijë, pleq e plaka, kishin lënë shtëpitë. Detyra numër një, ishte shpëtimi i fëmijëqve dhe familjeve. Me familjet e tjera ishte edhe Hajrie Çelmeta me vajzën Qefsere. Kur ajo pa që ju vranë katër gra dhe u plagosën tri te tjera, u fut në shpellë. Të gjithë i dinin të humbura, por pas 11 ditësh, nënë e bijë u gjetën gjysëm të vdekura nga partizani Lefter Kolonja, të cilave u dha ndihma e nevojshme dhe shpëtuan. Kajo Karafili me disa partizane e pezakë, i nxori nga rrethimi familjet dhe i nisi për në Zonën e Zhëllimës, Picallit, Bathores, Fikasit. Mjaft prej këtyre u strehuan edhe brenda në Tiranë.

Në mëngjesin e 14 Qershorit, Peza u përfshi e gjitha nga një zjarr i dendur, Kishte goditje me armë të renda artilerie e murtajash, aeroplanët fluturonin kryq e tërthor me detyra zbulimi. Në mbrëmjen e 15 Qershorit, forcat partizane, kryen veprime të befasishme kundër kundërshtarit në të gjithë Zonën e Pezës,duke i dhënë goditje armikut. Në Fjollë, Pajonë, sidomos në Shpat të Vrapit. Armiku e vazhdoi operacionin në Zonën e Pezës deri më 18 Qershor dhe u tërhoq në bazë pa ia arritur qëllimit.

Armiku bëri shumë shkatërrime, djegie e plaçkitje në fshtrat e zonës së Pezës. Ai dogji rreth 400 shtëpi, grabiti 3000 kokë bagëti të imta dhe 500 të trasha; mbasi dogji dhe shkatërroi gjithçka, armiku mendoi se partizanët do të strukeshin dhe nuk do ta merrnin më veten. Por e vërteta foli ndryshe. Batalioni Partizan i Pezës, u rrit shumë në numër, duke krijuar çeta e njesi të tjera partizane e territoriale.

***

BETEJA E 16 MARSIT 1941 NË PEZË TË MADHE I DHA NJË HOV TË RI LUFTËS ANÇL

Më 13 Mars 1941, Komandanti i çetës Babë Myslimi, urdhëroi 7 luftëtarët më të zgjedhur që kishin treguar vendosmëri e trimëri këta qenë: Sadi Sinani, Kajan Karafili, Sule Jonuzin, Rremë Hakën, Hamdi Grorin, Vath Korrikun, Zyber Pezën. Këta u armatosën me pushkë, bomba revolver, u paisën me litarë, sharra e sopata dhe mbas darke u nisën drejt Pezës së Vogël. Njesiti arriti në Pezë të Vogël afër mesit të natës. Në qafën e Çeljes në drejtim të Ndroqit, ata e prenë në dy-tre vende telin e trashë të telefonit që lidhte Tiranën me Romën, prenë dhe disa shtylla telefoni që lidhnin Tiranën me krahinat e tjera të vendit. Në qafën e Çeljes njesiti goditi dy vetura me oficerë fashistë brenda. Në njërën veturë u plagos Konti fashist Kampello. Ky aksion që u krye me sukses, ku nuk pati asnjë humbje nga shokët e njesititi, alarmoi fashistët sepse ndërprenë të gjitha lidhjet telefonike me Romën e krahinat e tjera të vendit. Ishte me të vërtetë një rrezik i madh për fashistët ekzistenca e Çetës së Pezës, vetëm 18 km larg Tiranës.

Autoritetet e pushtimit në bashkëpunim me qeverinë tradhëtarë të Shefqet Bej Verlacit, organizuan një goditje të madhe kundër Pezës. Më 15 Mars 1941 në darkë, fashistët në mënyrë shumë të fshehtë, nisi forcat e xhandarmërisë, të cilat mundën t’i afrohen Çetës dhe shtëpisë së Babë Myslimit natën. Kjo taktikë e armikut kishte për qëllim që goditjen ta bënte të befasishme, mirepo planet e tij nuk u realizuan.

Babë Myslimi së bashku me kushërinjtë e tij Hasan Pezën, Dyrr Pezën, Avdi Kasalliu, Ymer Kurtin, Sulnie Nuzit, Rrem Hakën, Zyber Pezën, Hamdi Grorin, zunë kodren e Postës, e cila është pikë dominuese në gjithë luginën e Pezës. Në errësirën e natës xhandarët filluan të qëllojnë shokët e Çetës, por edhe vetë Babë Myslimi me shokët e tij në Kodrën e Postës filluan të qëllojnë mbi xhandarët, lufta u ndez e rreptë. Në këtë situatë Babë Myslimi me shokët e tij u kujdes që gratë, së bashku me fëmijët e vegjël, ca në djep duhet të largoheshin nga shtëpitë dhe të nxirreshin jashtë rrezes së luftimit, por kishte vetëm një shteg nga do të kalonin gratë me fëmijët, vetëm bregut të përroit të Pezës, te Pellgu i Bekës, gratë Zenepe Peza, Dije Peza,, gruaja dhe vajza e Babë Myslimit, Ismete Peza me djalin Luftulla e shoqja e Hasan Pezës, Myrvete Peza, Luçie Peza, Feride Peza me djalin në djep, këto ishin e shoqja dhe vajzat e Shyqyri Pezës, Xhirja me fëmijët e shoqja e Dyrr Pezës duke rendur me djepet e fëmijëve në krah, nën breshërine e plumbave të xhandarëve, kaluan dhe fillimisht u strehuan te mulliri i Met Kodrës, pastaj shokët i shoqëruan dhe i dërguan në Pojanë. Nuk pati asnjë dëm në gratë dhe fëmijët, Kajan Karafili me zjarrin e pushkëve i detyruan xhandarët të fillojnë tërheqjen. Forcat e Karabinierisë, nuk kishin mundur të rrethonin Çetën e Babë Myslimit. Ata rrethuan një pjesë të saj, ndërsa dy njesitet ai i Kajan Karafilit dhe i Shaban Rexhës, mbetën jashtë rrethimit e qëllojshin xhandarët në shpinë. Lufta u ndez shumë e ashpër dhe vazhdoi gjithë ditën.

Nga Çeta e Pezës në këtë përpjekje mbetën të vramë 5 Dëshmorët e parë: Hasan Peza, Muharrem Haka, Sadi Sinani, Vath Korriku dhe Xhaferr Durishti kurse 5 shokë të tjerë u plagosën rëndë si: Skënder Peza i biri i Babë Myslimit, Emin Çelmeta, Luk Brahja, Shkurt Rexha dhe Qemal Deliallisi. Nga të 700 trupat e xhandarmërisë fashistë mbetën të vrarë 84 vetë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur. Kjo liftë e ashpër ngadhnjyese pati një jehonë dhe rëndësi shumë të madhe politike dhe ushtarake. Ajo provoi më së miri se mund të luftohesh edhe kundër një ushtrie të madhe sado e armatosur që të jetë. Fitorja e arritur në këtë luftë, e hidhte poshtë propagandën antishqiptare se gjoja nuk mund të luftohesh me një mbretëri të madhe siç ishte Italia. Fusha e luftës i vuri në provë të fortë shokët e Çetës së Pezës dhe ndau elementet e vendosur nga elementët e lëkundshëm e frikacakë, të cilët në vend që të luftonin, u shkëputen dhe u larguan. Në Çetë mbetën njerëzit me të vendosur.

Babë Myslimi, pasi u largua nga Peza për në Pajonë, Mlik dhe Çelhakje, përsëri i pyeti shokët e tij nëse ndonji prej tyre donte të largohesh nga çeta. Të gjithë luftëtarët shfaqen njëzëri dëshirën që te qëndronin dhe të vazhdonin luftën e tyre për liri e pavarësi, deri në fitoren përfundimtare. Forcat patriotike të Çetës, me fitoret e arritura kundër pushtuesit fashist dhe veglave të tyre, ngjallën një jehonë entuziazmi në popull, i cili urrente fashistët, kurse Çetën e Pezës e shikonte me dashuri e simpati të madhe. Pikërisht për këtë populli e mbante, ushqente dhe e informonte mvi çdo lëvizje të forcave të mëdha armike në zonën e Pezës e gjetiu. Lufta e 16 Marsit 1941, e shkundi dhe e gjallëroi mjaft Çetën, ajo bëri një ndryshim kualitativ, duke kaluar nga pasiviteti që kishte qëndruar deri atëherë në lëvizje operative dhe konkret. Lëvizja atë e kaliti e popullarizoi dhe u dha forca të reja të gjithë pjeatarëve të saj, duke forcuar kështu besimin dhe vendosmërinë për ta vazhduar luftën deri në fitoren e plotë. Mbas kësaj përpjekje të ashpër Çeta shkoi në Pajonë, Mlik, Çelhakje, Çikallesh, Gërmaj, Zik-Xhafje, Zbuej, Bozanxhije, Shetel dhe në Shahinaj. Mbas luftës së 16 Marsit në Pezë pati dhe gra me fëmijët e tyre që u hodhën në ilegalitet si Zenepe Peza, Dije Peza, Feride Peza, Ismete Peza, Xhire Peza, Myrvete Peza etj. që gjetën strehim në baza të ndryshme, në katunde apo në qytete, duke bërë një jetë ilegale. Asnjë prej këtyre nuk ju dorëzua armikut. Taktika armike për të asgjesuar Çetën, babë Myslimi i kundërvuri taktikën e luftës partizane duke foditur armikun aty ku nuk e priste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.