Kreu Opinion Deri kur do te vazhdoni te na e nxini jeten?!

Deri kur do te vazhdoni te na e nxini jeten?!

164
0

Sylë Gosturani

Nuk janë pak 29 vjet që ju  zotërinj të PD–së i bini kavallit në një vrimë , interpretoni një melodi, pwrgatisni të njëjtën çorbë ç’ka u ka bërë të bezdisshëm. Ju or burrat e dheut, jeni provuar e sprovuar, keni dalë bllof për çfarë keni bërë është parë, është thënë po ju nuk dëgjoni, nuk bindeni po vazhdoni të gjurulldisni si përherë, rrihni gjoksin, bërtisni, ulërisni, shpifni, kërcënoni sikur nuk ka të tjetrë njerëz në këtë Botë përveçse jush  që dikush u paska përcaktuar vetëm për të qënë në krye të vendit. Amani burra vejani gishtin kokës, thirrni me zë të madhe, që oshtima e atij zëri të kthehet nga faqet e maleve e t’u vijë në vesh për të kuptuar se tani keni mbushur kupën e nuk keni ku t’i strehoni asgjëkundi ato  që keni sajuar, thënë e bërë gjer tani. Ju jeni bërë bajat si ajo gjella e përditëshme, që sado e mirëpërgatitur të jetë, dikur bëhet steriotipe e nuk të shijohet. Ne jemi një grusht shqiptar të shpërndarë anë e kand dynjasë, vende të tëra janë braktisur e ju bëni thirrje për revolucion. Revolucion do të thotë përmbysje, do të thotë gjakderdhje. Kush do të luftojë me njeri tjetrin o burra? Të djathtët me të majtët? Për çfarë po luftojnë? Për përmbysje të madhe shoqërore apo për t’i zënë karrigen njëri tjetrit. Po a e ka  vrarë shqiptari shqiptarin për një karrige? Po , edhe ka ndodhur. Po ato ishin kohë të tjera, kur në mentalitetin e njerëzve sundonte krahinarizmi, bajraktarizmi, egocentrizmi, intriga, besprerja e shumë dukuri të tjera, që sot janë vjetruar, janë kthyer në arkaizma, janë braktisur si të padëshirura për një shoqëri bashkëkohore.  T’i rikthesh sot këto dukuri do të thotë të rikthesh ato mjedise shoqërore, ku” i forti” ia merr “të ligut”, ku “i forti” rreh e vret të “ligun”.

Nga historia kemi mësuar, se ndarja e shoqërisë në të tilla kategori ka qënë në rendet shtypëse e çfrytëzuse, çfarë do të them, ato kohëra doni t’i riktheni, ku ju të jeni sundimtarë, që zë tjetër të mos dëgjohej veçse zëri i juaj. Ato kohra kanë ikur. Njerëzia po kërkon qetësi e stabilitet. Njerëzia po kërkon barazi, mirqënje, kompaktësi e bashkëveprim. Ju nuk i doni këto, andej bëni çdo përpjekje, që të jeni sundimtarë. Çfarë keni të veçantë, që të jeni të tillë? Jeni më të dijshim e më trima?  E doni popullin e Shqipërinë më shumë? Jeni pasardhës të sojeve më të larta? Kur erdhët në qeverisje e çliruat vendin nga një robëri shumëvjeçare? Përgjigja e këtyre pyetjeve është: Ju nuk keni asgjë të veçantë nga përbërësit e tjerë politik veçse jeni më të dëmshëm. Kjo është dederminuse për ju, sepse jeni provuar në qeverisje dy herë e rezultati i juaj ka qënë regresiviteti, shkatërrimi, grabitja e rrënimi. Dëshmi për këto janë germadhat e veprave  që dikur populli i pati ndertuar për t’ua lënë brezave. Ju në vend  që ato vepra t’i modernizonit, t’i bënit bashkëkohore, i grabitët duke i premtuar popullit, se do i bëjmë më “të mira”. Ju doni  që synimet e juaja të realizohen me çdo kusht e çdo çmim, ku nuk përjashtohet edhe gjakderdhja. Nga frika e kësaj të keqje janë larguar nga vendlindja qindra apo mijëra shqiptarë. Një gjakderdhje do të thotë, që edhe të emigruarit të vijnë për t’u hakmarrë, fati i të cilëve nuk dihet, mund të hakmerren po edhe mund të mbesin të vrarë , që do të thotë hasmëri shqiptarësh edhe në vendet ku kanë shkuar. Ju, për të fituar reputacion, për të konsoliduar pozitat sunduese i premtuat e çfarë nuk i premtuat, ua bëtë njerëzisë dynjan log (shesh). Ju braktisët elektoratin tuaj. Kjo nuk ishte një zëmëratë po një dredhi si të gjitha dredhitë e tjera që keni bërë. Me një veprim të tillë, ju parshikonit një tajfun popullor, që nën udhëheqjen tuaj do shkatrronte gjithçka do gjente përpara. Kjo dështoi, pra dështuat edhe ju dhe nuk bindeni që nuk keni shumicën dhe këtë mangësi u përpoqët ta kompensoni me dhunë.

Dhuna e organizuar u duk sheshit në protestat tuaja të filluara nga Shkurti e në vazhdim. Tregimi i dhëmbëve është presion i herëshim i asaj kohe kur shoqëria kishte ndasi klasore, shtypës e të shtypur. Gjithë ajo dhunë e ushtruar mbi institucionet shtetërore, në bllokimin e rrugve, në thirrjet në mitingje është treguesi më i plotë, se ju jeni shtypësit. Po nga u bëtë të tillë ju? Avashni o “burra”  se bashkë jemi shkolluar, bashkë jemi rritur, bashkë i kemi qarë hallet e të barabartë kemi qënë po ku e morët ju gjithë këtë inat, gjithë këtë forcë? Një frazollogji thotë: “malli ta humb mendjen“. Siç duket ju keni vënë shumë mall e para sa nuk ua dini fundin as fillimin. Po nga u erdhi gjithë kjo pasuri e trashëguat nga të parët, ua dhuroi ndokush apo grabitët popullin dhe ekonominë, që trashguam nga komunizmi? Me ju pyet për një gjë do t’u vijë shumë keq por nuk mundem me e lënë pa ua bërë një pyetje. Sot, që jeni larguar nga Parlamenti e rrogë nuk merrni, ku i gjeni apo ku i merrni paratë për t’u ushqyer, për t’u veshur, për të mbajtur fëmijët, për t’i shkolluar ata, për të lëvizur nëpër metingje nga një qytet te tjetri nga një rreth te tjetri, për të shkuar në plazhet më luksoze e më të shtrenjta, për të mbajtur makinat, sepse me çfarëdo lloj makine ju nuk begenisni të lëvizni.

Po t’u përgjigjesh gjitha këtyre pyetjeve ju dilni zbuluar, ju dilni mëkatarë, sepse ju jeni ajo kastë borgjezësh që çvatje keni bërë e atje e keni mendjen përseri. Populli i din gjitha këto. Për popullin ju jeni parë e çvleftësuar e ai nuk vjen pas jush më. Ai u kundërshton e ju nuk largoheni nga e keqja. Ju nuk hiqni dorë nga metodologjia e gënjeshtrës. Edhe sot e për gjithë ditë, në çdo takim, fjalët e juaja kumbojnë veçse premtime. Ju bragtisët votimin. Nuk u mjaftuat me kaq po bëtë atë maskaradë veprimesh për t’mos i lënë të tjerët të votojnë. Organizuat strategji, që të mos lini të funksionojë asnjë qëndër votimi me 30 Qershor. Sulmuat qëndrat e votimit ku qenë instaluar materialet zgjedhore. I vutë flakën shkollave dhe opinionin e përpunuat që ditën e votimit, t’i pengonit rrugës  që të mos shkonin për të votuar. Ka ku të shkojë më keq se sa kaq? Për ju ka edhe më keq, sepse ju keni marrë urën e zjarrvenësit e nuk po merrni parasysh se ku do ju çojnë këto veprime. Kryebashkiakët tuaj kanë marrë përsipër që t’mos i lëshojnë bashkitë pra t’mos i njohin zgjedhjet. Ata duan të mbajnë mandatin përtej afatit kushtetues dhe ju stimuloni këto veprime të tyre, ç’ka do të thotë, se ju synoni një reprazalje tjetër, që u thellon akoma më shumë në trashje gabimesh.

Këto ditë u dëgjua një zë që na çonte të 1878, në kohën e Bismarkut , kur disa pseudoshqiptarë kërkuan, që Shkodra të qeverisej nga nderkombëtarët. Ai ishte zëri i Voltana Ademit, kryebashkiakës shkodrane, e cila gjatë qeverisjes së saj e ka bërë Shkodrën “lule”. Ju nuk folët po foli ambasadori austriak, që injoroi Voltanën e juve. Qëndrimbajtja e juaj, tregon se ku keni rënë e kushdo ka të drejtë të thotë: “kush janë këta ore”. Në hall keni rënë. po përpëliteni andej këndej, poshtë lartë për të gjetur një sherr tjetër dhe e keni gjetur. Takimi i kryetarit tuaj, z . Lulzim Basha me presidentin Ilir Met,a kush e di se mos mund t’u ngjalli ndonji shpresë. 13 Tetori, data e “zgjedhjeve” imagjinare,j u inkurajon ju nxit për një karambol tjetër. Atë ditë ju e shikoni si mundësi e zgjidhjes së krizës. Ju keni shkaktuar krizën e si mund të jeni palë e zgjidhjes së saj? Takimi i Lulzim Bashës me presidentin, takimi tjetër me aleatët janë tam-tamet e Lulzim Bashës e mësuesve të tij, janë pluhur në sytë e popullit. Ju nuk doni dialog po konsensus. Po cili do të ishte konsensusi që ju pranoni?

Konsensusi i juaj është që ju të bëni si të doni, të shkarkoni kryeministrin, të mos pranohen zgjedhjet e 30 Qershorit, të hidhet poshtë reforma zgjedhore  që t’u vijnë të gjitha drejtimet juve e ju të bëni si të doni. Siç duket takimi me presidentin nuk u ka bërë optimist, po kështu edhe aleatët, të gjendur në një eufori shterpë, nuk janë një bazë nga ku mund të nxirni përfitime, s‘u mbetet gjë tjetër, veçse t’u hapni rrugë të tjerëve.  Ilir Meta po përpiqet të ndërthur një tjetër konflikt. Po tregohet i gatshëm të shtyjë 13 Tetorin por jo më larg se 16-17 Tetori, kjo për hir të negociatave. Ç’demagogji e këtij njeriu, sikur ne nuk e dime se sa i preokupuar ka qënë e është ai pë negociatat.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.