Kreu Ditar Dëshmorët i japin dritë atdheut

Dëshmorët i japin dritë atdheut

394
0

-Edhe flamuri u përulet në gjysmë shtize Martirëve të Kombit

 

-5 Maji i këtij viti, përkon me 5 Majin, ditën e rënies së Heroit Qemal Stafa. Dita e  Dëshmorëve është kthyer në Simbol sublim i gjakut të të rënëve, gjak që u derdh në themelet e Atdheut gjatë Epopesë së Popullit shqiptar kundër pushtuesve të egër nazifashiste, luftë e cila u zhvillua me heroizëm, në aleancë me gjithë popujt antifashistë, më në krye Aleatët e Mëdhenj Anglo-Sovjeto-Amerikan-

 

Si 75 vjetor, ky Jubile i Madh e i shenjtë, do të nderohet këtë vit në të katër anët e vendit, që nga Tropoja deri në Sarandë. E gjithë Shqipëria do t’u përulet me nderim të thellë Heronjve dhe Dëshmorëve të të gjithë brezave e kohërave, veçanërisht gjatë Epopesë së Lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionaçlirimtare. Populli dhe veteranët do t’i përulen sakrificës së tyre supreme, vetmohimit të atyre që nuk kursyen as jetën për lirinë e pavarësinë e Atdheut dhe për idealet e mëdha të përparimit e të Demokracisë së vërtetë gjatë asaj lufte heroike të popullit shqiptar, që u zhvillua nën udhëheqjen e Frontit Nacional Çlirimtar, me në krye PKSH. Dëshmorët janë bijt e bijat më të mirë të këtij populli Hero, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore, diti t’i lidhë betejat e tij çlirimtare më ato të Popujve antifashistë me në krye Aleatët e Mëdhenj Anglo-Sovjeto-Amerikan,e kundër bishës nazifashiste që synonte të nënshtronte me zjarr e hekur botën.

Ishin djemtë e vajzat e këtij populli trim që luftuan e ranë në Brigadat Internacionaliste Antifashiste për Lirinë e popullit spanjoll; qenë ata që ranë më 7 Prill 1939, me në krye Heroin Mujo Ulqinaku, në betejën kundër falangave pushtuese fashiste të Musolinit; janë Heronjtë e Kodrës së Kuqe, me Vojo Kushin në ballë, të frymëzuar nga heroizmi i Qemal Stafës, që nuk iu tremben as tankeve fashisye; janë trimat e Shkodrës Loce, që me Perlat Rexhepin në krye, mposhtën hordhi të tëra sulmesh fashisto-tradhëtare; janë djemtë e heroizmit të pashoq të Topanasë me Mumin Selamin në krye e të tjerë komunistë atdhetarë, antifashistë e patriotë. Që të gjithë u bënë shëmbull në mposhtjen me turp të operacionit fashist, me në krye jerakun e bandave të Milicisë Fashiste Shqiptare, Halil Alinë, që pinjollët e krerëve e tradhëtisë neofashiste i kanë ngritur atij sot eehe bust, në mes të Peshkopisë.

Janë të gjithë ata partizanë e partizane, trima, komandante e komisarë, gra e vajza martire heroina, e deri edhe pionierët dëshmorë të LANC-it që na ranë në Luftën Çlirimtare; për të arritur te Heroinat e Mirditës, e deri te ata që nga Shqipëria morën pjesë në Luftën Çlirimtare; për të arritur te Heroinat e Mirditës e deri te ata, që  nga Shqipëria morën pjesë në Luftën Çlirimtare Atdhetare dhe bashkë me trimat dëshmorë që ranë  gjatë Luftës Heroike të UCK kosovare; për të ardhur pastaj edhe deri te ata që ranë në Masakrën e 4 Shkurtit ku neofashistët e sotëm guxuan t’ia rrëzojnë pllakën përkujtimore, e ata te Policët që dhanë jetën për mposhtjen krimit dhe për rend e qetësi. Janë pra, të gjithë ata, para të cilëve, përulet vetë Flamuri Kombëtar dhe me sakrificën e tyre supreme, mbajnë lart emrin e tyre në Altarin e Atdheut e të Lirisë.

Atdheu apo Mëmëdheu, siç e thanë këtë fjalë të zgjedhur aq bukur të parët tanë dhe që përbën atë Madhështi, për të cilin çdo luftëtar i lirise, ka qenë dhe është gati të “falë jetën si me le”.

Liria i ka rrënjët ne gjak dhe Atdheu e kombi e ndërton historinë e tij, lavdinë dhe të ardhmen e tij, pikërisht mbi heroizmin dhe eshtrat e të rënëve. Prandaj, për këtë, populli i ka përjetësuar në lapidare e përmendore  ku u vë kurora e lule të freskëta, i ka përjetësuar në këngë, në balada, në libra e veçanërisht në filma, të cilën e djathta ekstreme e neofashiste i ka mbyllur si në burg, i ka mbyllur sepse aty dëgjohet akoma e fortë thirrja: “Para partizane”, dëgjohet në krismat e sulmit mbi armiqtë pushtues e tradhëtarë.

Dëshmorët jetojnë, të përjetshëm në gjirin e memories së popullit, sepse janë Dëshmorët ata që kanë dhënë jeten në luftë për qëllimin e shenjtë të Lirisë së Atdheut e Kombit.

Prandaj të gjithë, që më parë dhe në këto ditë para 5 Majit, që nga Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të Atdheut, Komiteti Kombëtar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare si dhe shoqatat patriotiko-kulturore,  për ta përkujtuar me dinjitet këtë Ditë të shënuar, në bashkëpunim me organizmat e PS dhe të partive të Aleancëss së Majtë, me familjet e Dëshmorëve, me ish ushtarakët e pasardhësit tanë aktivë, me masa të gjithanshme, për të nderuar Dëshmorët e Atdheut. Të gjithë, po bashkëpunojnë me organizmat e Pushtetit vendor, me shkollat e Muzetë e Historisë e me historianë të veçantë dhe me të gjithë, për t’i ruajtur të shenjta në memorien e popullit, Vlerat e Larta të LANC-it dhe  kujtimin e Dëshmorëve dhe ngjarjeve të tjera madhore historike të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Historia e lavdishme e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është  e shkruar me gjakun e Dëshmorëve të Atdheut, të cilët vunë kockat e tyre në themelet e Ndërtesës Madhështore të Kombit.

U bëjmë homazh të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën kundër pushtuesve e tradhëtarëve, sepse ata kishinnjë nënë të vetme, Shqipërinë! Për Shqipërinë ecën nëpër plumba, dhe ajo i kujton sot ata, sepse ngritën peshë zemrat e popullit me heroizmat e bëmat e tyre në luftë. U bëjmë homazh atyre, sepse ata mbetën në llogoret e luftës që liria e çlirimi të vinin tek ne të gjalla dhe, ato erdhën. Për ATA, Toka hapi kraharorin, i mori në gji dhe mbetën lule në petale të përjetshme, lule që s’do të vyshken kurrë!. Dëshmoreve u qëndron në krah lavdia. Keta heronj ishin djem e vajza me virtyte të përkryera, që mbeten burim frymëzimi për brezat për ta dashur Atdheun si shqiponja folenë, sepse siç thotë Naimi i Madh: “Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë”.

ATDHEU MBI TË GJITHA!

NDERIM TË PAFUND FIGURËS SË NDRITUR TË HEROIT QEMAL STAFA!

Edhe në këtë 75 vjetor, kurora me lule pa fund Dëshmorëve që prehen në Altarin e përjetshëm të Lavdisë së Atdheut!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.