Kreu Sociale Dibra në festë

Dibra në festë

733
0

Sukses i “Festes se te Vjelave” ne Diber, ku per 3 dite rrjesht u organizuan nje larmi aktivitetesh qe promovojne vlerat e produkteve, natyres, tradites dhe historise se Dibres, per ta shtuar vlerat e Dibres  ne drejtim te zhvillimit dhe Turizmit. Sipas organizatoreve mendohet se me shume  se 14.000 persona kane vizituar Festen e te vjelave, dhe kane blere prodhimet e Dibres dhe me shume se 240 pjesemares ne panair promovuan dhe shiten prodhimet e tyre, dhe ku interesi ishte shume i madh. Gjate tre diteve, u oganizuan Paniri i Librit, ekspozita e fotografise bardh e zi, ture turistike, kinema e hapur dhe karaoke, veprimtari me lojra nga femijet, mini-panaire me gatime tardicionale dhe artizanale, fluturime me parashute, muzike dhe ngjarje te tjera.

Në datën 6 shtator Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale  zhvilloi një vizitë në panairin e Dibrës  në qytetin e Peshkopisë. Fokusi i vizitës në panair ishte, vëzhgimi dhe vleresimi I shpejte per ndryshimet qe ka ndodhe nder vite ne Diber. CNVP së bashku me Federatën kanë punuar me një program afat gjatë për të asistuar dhe rritur grupet prodhuese në qarkun e Dibës,  të mbështetur nga Qeveria Suedeze. Mbeshtetje eshte bere jo vetem nga projekti FLED por dhe nga , PSHM, World Vision, ALCDF-Albania per fermeret, shoqatat dhe Federaten Diber, projekte qe kane kane patur ndikim te ndjeshem per rritjen e kapacitetit  te shoqatave dhe  komuniteteve per te shtuar jo vetem kujdesin per pyllin dhe mjedisin por dhe per te shtuar vlerat e tyre shtim te siparfaqeve te kultivuara, me drure frutore e pyjore per pasoje dhe shtim te ardhurave dhe nivelit jeteses. Të bije në sy mënyra se si Federate e ka organizuar pjesmarrjen e grupeve prodhuese nga Mati deri në Kalanë e Dodës ne kete dite te bukur feste.

Gjate nje periudhe te gjate kohore në mase te e konsiderueshme projekti FLED ofrojë mbeshtetje për fermerët, (si gra dhe burra) dhe shoqatat e tyre për të planifikuar dhe zbatuar praktikat e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave si dhe  ofrojë mbeshtetje për masat e zhvillimit rural të cilat promovojnë praktikat e qëndrueshme mjedisore të pylltarisë, ruajtjen e biodiversitetit, ruajtjen dhe zhvillimin e bujqësisë dhe sistemeve të pyjeve dhe bujqësise tradicionale.

Shumica e pyjeve të transferuara në pronësi të komunave sot (Bashki) ishin shumë të degraduara dhe për shkak se pyllit do t’i kërkohen shumë kohe të ketë të ardhura të rëndësishme për banoret (komunitetet) nga produktet e drurit. Aktualisht sote ne Diber shohim ndryshime te dukeshme ne mbrojtjen e pyjeve nga Ulza deri ne Kalane e Dodes, ku mjafte masive dushku te demtuara plotesisht jane kthyer ne pyje qe shkojne drejt prdhimit per te plotesuar nevojat e banoreve me dru zjarri, produkte e sherbime per zhvillimin e turizmit dhe shtimin e te ardhurave. Te bie ne sy vecanerisht pjesmarrja e njerezve me te varfer, veçanërisht e grave, ne planifikimin te shtuar te tokes per kultivimin e bimeve mjeksore aromatike qe kane ndikim ne  rritjen e te ardhurave dhe permiresimin e cilesise jetes.

Frutat janë të dukshëm në ditën e festës që bijën me shumë në sy, kryesisht nënprodukte të pyllit si: arra, lajthi, gështenja si dhe fruta pylli, cajra dhe bimë medicinale. Panairi sa vjen dhe rritet nga viti në vit si nga madhësia ashtu dhe nga cilësia, gjatë kësaj periudhe vihet re dukshëm se si janë rritur fermerët me prodhimet e tyre në shtim të të ardhurave dhe në cilësinë e produkteve. Të bijen ne sy grupet e arrorëve të ardhur nga Bulqiza, Kastrioti, Melani, grupet e bimeve dhe produkteve të ardhura nga shumë fshatra të Dibrës ku dominon boronica, cajrat e plot bimë të ndryshme të cilat jo vetëm si sasi janë rritur por edhe si cilësi, amballazhim etj. Gjatë diskutimit të bërë nga përfaqësues të ndryshëm si me politikberesit dhe banoret vendore mendohet se panairi ne Diber po rritet nga viti ne vit. Krahas produkteve dhe prodhimeve bujqesore e pyjore ne panair u paraqiten dhe mjaft stenda me material promovuese si gazeta “Jeto Gjelber”, broshura,  fletëpalosje nga aktore te ndryshem dhe AzM. Viti që vjen besojmë që do të jetë akoma më I sukseshëm dhe për këtë foli kryetari i bashkisë, i cili më tej tha; panairi bëhet në mënyrë që të thithim sa më shumë vizitorë dhe miq nga vende të ndryshme që të promovojmë traditat, vlerat dhe turizmin në Dibër. Dibranët kanë shpresë të ndihmohen nga projektet e Ministrisë Bujqësis e Turizmit për të cilat foli në panair dhe deputetja Almira Xhembulla, projekte që sapo kanë nisur dhe do të vijojnë për të rritur konkurueshmërinë e fermerëve shqiptar. Dibra kërkon fillimisht ti japësh një dorë se pastaj ecën vete dhe të nderon. Këtë mesazh dibranët në festën e tyre e dhanë të qartë e bindëshëm. Është mirë ta dëgjojë qeveria në qendër në Tiranë si dhe donatorët. Deri në dëgjimin e plotë nga ana e tyre, në dibër vilet shpresë, shumë shpresë…. Nje falenderim I vecante per Dibranet, per donatoret qe mbeshtesin Dibren vecanerisht per  CNVP, Qeverine Suedeze etj.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.