Kreu Opinion Dy ditë pranvere

Dy ditë pranvere

585
0

Sylë Gosturani

-16 e 17 Marsi, krejt të kundërta me njëra- tjetrën-

Pranvera është stina e ripërtëritjes, është stina, kur gjithçka ripërtërihet, pemët çelin lulet, livadhet gjelbërojnë , fshatarët fillojnë të punojnë arat, zogjtë cicirojnë e fillojnë të ndertojnë foletë , plazhet fillojnë të gumëzhijnë nga njerëzit. Në pranverë bariu u hap derën deleve, ua jep atyre shpatin e vet ecën pas tyre duke i rënë fyellit. Në pranverë nxënësit me mësuesit e tyre organizojnë shëtitje të lira në natyre, ku këngët, vallet e lojrat e shumëllojshme ua rrisin vullnet, interesin e këmbenguljen për të bërë gjithçka krijuse siç i bën vet natyra. Në Tiranë dy ditë pranvere nuk i ngjanë njera tjetrës. Dielli ndriçoi dy pejsazhe krejt të ndryshme nga njeri-tjetri . 16-të Marsi paraqiti para shqiptarëve e opinionit botëror një tabllo të tensionuar , të zymtë e të pakëndshme për shqiptarët e dashamirët e saj. Dola nga shtëpia. Vajta si gjithmonë para Muzeut Kombëtar. U ula në një nga karriget e përgatitura për publikun dhe po vështroja e dëgjoja. Në sheshin ”Skenderbej” ishin stacionuar shumë njerëz. Turma me pankarta në duar vinin nga të gjitha anët dhe grumbulloheshin po aty. Zënja e sheshit vazhdonte. Tingujt e borive përziheshin me filikaçat. Krismat e kapcollave pëlcisnin në tymin e shashkave të hedhura. Zëra në kor e të veçuar dëgjoheshin “Rama ik”. Të grumbulluarit u sinjalizuan të niseshin drejtë sheshit “Dëshmorët e kombit”. U nisën me duke u rënë borive, filikaçve e duke thirrur në kore të përzira “Rama ik”. Dukej se nuk do të kishte veprime të dhunëshme. Kjo të mos ndodhte po të tjerat kapërdihen. Shkova për të ndjekur situatën në televizorin e një kafeneje. Oratori i njohur dhe sulmuesi i policëve në detyrë, Flamur Ndoka, u ngrit mori fjalën dhe tregoi qellimin për ç’farë ishin tubuar. Kryeministria u rrethua. U duk se po ndyshonte klima. Situata filloi të acarohej. Lulzim Basha i prin turmës drejtë Kuvendit Popullor. Shumë protestues nuk e ndoqën. Turma arriti te Kuvendi . Papritmas filloi përleshja me policët. Kordoni i parë u ça. Protestuesit  e thyen sullin e disiplinës. Kanxhellat e rrethimit u zhgulën mbi policët hidheshin gurë, tulla e kapsolla. Një polic u dëmtua dhe një adoloshenti iu ndez kopsolla në dorë. Turma përpëlitej të çante përpara e të hynte në parlament. Një tabllo rrënqethëse. Një tabllo të tillë nuk kishte dëshirë ta shifte as kush veçse ata, që e kishin organizuar. Ç’farë të bëntë policia ? Të rrinte duarkryq e të lejonte aventurierët të përmbysnin gjithçka? Jo, jo, jo… ajo nuk mund të ndodhte. T’i themi Lulzim Bashë sikur të arrije të hyje në atë Parlament ç’farë do bëje e ç’farë do arrije ? Lulzim Basha të gjithë jemi shqiptarë dhe skenarët e Gjeorgjisë e të Maqedonisë nuk mund t’i përdorish, sepse nuk ke kapacitet po thirri mendjes , se edhe socialistët dinë edhe t’imbrojnë institucionet e Qeverisë Socialiste . Një lider, korrekt politik , ndjek me vëmëndje e sistematikisht atë , që thotë e don populli dhe mbi atë, që thotë e don populli, nderton strategjinë dhe taktikën . Ju nuk dëgjoni as atë , që thotë populli e as atë, që don populli. Një folës i lirë në televizorin “Report Televizion” duke folur për protestën tuaj u  shpreh “Pritet të vritet një njeri e t’i futet flaka vendit”. Provokimet kanë qënë e janë përherë nxitëse të së keqes , prandaj or ti, djalë ec drejtë se ke marrë revanësh e atje në Tropojë themi “kush merr turr(revansh) qafën e vet thyen”. Policia në kuadër hetimeve mbi protestën tuaj ka kryer arrestime. Ju në shprehjet tuaja: “Çdo proçedim penal nuk e ndalon PD-ën as popullin“ e të tjera shprehje seicila më bombastike se tjetra , nuk keni ndërmend të ndryshoni . Edhe në fjalën përmbyllëse të protestës, ju u treguat shumë karagjoz duke u dhënë nderkombëtarëve mësim mbi demokracinë .

…. Nuk po dimë këtë a e keni nga sqepari, që godet gozhdën apo nga vetja? Po ashtu edhe zonja Monika Kryemadhi , që në fjalimet e saj i lutet Zotit e shehlerëve për t’a shpëtuar populin nga Edi Rama. Një gjë dua të them , se ajo nuk beson Zot. Zoti kshillon “Mos ia bën kujtë atë , që nuk ta dëshiron zemëra jote” . Zoti këshillon “mos e grumbullo gjithë pasurin në duart tuja, po mendo edhe për të varfërit “. Ballafaqoje vetën z. Monika me këto dy këshilla dhe nxjerr atë kontrast, që ka në mes tuaj e popullit të thjeshtë . Ne, pavarësisht ndarjeve politike, jemi shqiptarë dhe ky termë na ka bashkuar kundër Serbit , Turkut , Italianit , Grekut  e çdo lloj pushtuesi tjetër.  Luftën për pushtet siç po e bëni ju e kanë bërë krajlat e mbretrit. Sot drejtimin e përcakton vota e popullit, për të cilin ju nuk keni respect, se po të kishit respect, nuk përcaktoni ardhjen tuaj në qeverisje me çdo kusht e me çdo çmim. Këto qëndërime tuja, bëjnë që të krijohen dy tabllo krejtësisht të ndryshme brenda 24 orëve në Tiranë . Dita e 17-të marsit të rriste ymërin(jetën). Këtë ditë e kalova duke shëtitur të gjitha sheshet kryesore . Njerëz të qeshur e të gëzuar të zinte syri në çdo vend. Familjarët me fëmijët e tyre të vegjel lëviznin lirshim me plot pasion për të parë e dëgjuar  Gjithë hapsira reklamonte jetën shqiptare . Biznesmenët të ndryshëm , fermerët , zanatçinjët , blegtorët e artizanët në të gjitha sheshet kishin afruar produktet e punës së tyre. Shkollat 9-të vjeçare , të mesme e ato artistike kishin ngritur podiumet e debutimit të tyre . Aty u interpretuan dukuri artistike nga të gjitha trevat shqipëtare dhe muzikë e përpunuar. Aty dëgjova muzikën tropojane dhe u kënaqa kur pash interpretimin e vallës së çikave të malësisë së Tropojës dhe u them atyre vajzave që kërcyen aq bukur: u lumshin këmbët dhe u shpreh mirënjohje e dashuri pa kufi .

U ndala te karateistët e vegjël. Nuk di t’i përshkruaj emocionet që ndjeva , sepse më bëri përshtypja e pjesmarrësve . Aty kishte djem e vajza të vegjel , që sapo kishin mësuar të gjuanin me grushta e me shqelma . Ata i jepnin mësim kujdo , sepse sapo i thërriste instruktorja e tyre ngriheshin rrjeshtoheshin dhe merrnin pozicion . Qëndërova për disa minuta dhe ata vepronin në harmoni me njeri- tjetrin dhe kishin fituar aftësi e shprehi profesionale . Vizitova edhe repartet e afishimit të veshjeve tradicionale . Ata artizan , që me mund i pregatisin ato veshje krahinore, janë shqiptarë të vërtetë . Ata duan të ruajnë traditën dhe ashtu siç ruajnë traditën, ruajnë besën , mikpritjen , bujarin e trimërinë . Nuk ngopej duke parë e as nuk të bëhej të largohesh . Fjalët e njerëzve të godisnin veshët . Sejcili ishte i etur , porsi unë , për të parë e dëgjuar , sejcili shprehte vlersimin për atë , që shifte apo dëgjonte . Aty ziheshin në mes tyre dëgjimi , shikimi e vlersimi . Duke kaluar nëpërmes pjesmarrësve, dëgjova këto fjalë në mes dy femrave “Mirnjohje për Erion Veliajn , paska organizuar kaq bukur këtë ditë”. Asaj mirnjohje iu bashkova edhe unë dhe gjithë pjesmarrësit , duke përjashtuar të deleguarit e Bashës . Erion Veliaj, la e do të lëjë gjurmë ne historinë arkitekturore të Tiranës . Kjo nuk tingllon mirë në veshët e opozitarëve , sepse e kanë qeverisur këtë qytet për vite të tëra dhe , për mos me u shpreh me fjalën reale, nuk kanë lënë as edhe një banjo. Kjo, jo vetëm i rëndon zotërinjtë por edhe i verbon, prandaj rëndin me thonjë e me dhëmbë për ta prishur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.