Kreu Aktualitet Dyfishim eksporteve bujqësore në katër vjet

Dyfishim eksporteve bujqësore në katër vjet

567
0

Dritani, është një fermer i rikthyer  nga emigracioni, i cili sëbashku me vëllezërit vendosën që kursimet nga puna e tyre, t’i investonin në tokat e familjes, duke ndërtuar sera për prodhimin e perimeve. Ai është përfitues  nga skema kombëtare e vitit 2018 për ndërtimin e serës diellore. Vlera e përfituar është 5 milionë lekë për investimin e ri dhe 1 milionë lekë për zëvendësim plasmasi në serën e mëparshme.

Në serën e re prej 1 hektarësh të Dritanit, ishte Kryeministri Edi Rama, sëbashku me drejtoren e AZHBR, Frida Krifca, për të parë nga afër ecurinë e këtij investimi.

Sera e ndërtuar plotëson standardet bazuar në teknologjinë moderne. “Këtu jemi në një serë të ndërtuar në mbështetje të skemës kombëtare të vitit 2018. Është një serë moderne 1 ha. Në kulmin e vet është rreth 5.5 metra e lartë dhe 9 metra e gjerë, me ajrosje në çdo hark. Ka dhe 1.3 ha të tjera, ku sërish falë mbështetjes së skemës kombëtare ka marrë zëvendësimin e plastmasit”, – shpjegon drejtorja e AZHBR Frida Krifca, e cila ka ndjekur hap pas hapi zhvillimin e investimit.

Dritani tregon se falë financimit për mbulimin me plastmasë të ri, ai arriti të shpëtonte prodhimin nga dëmet e shkaktuara nga moti i keq. “Vjet në këto kohëra në 16 mars, era ka bërë një dëm të madh. Ishte fat që ndërrova plastmasën. I bëra të gjitha të reja.”

I gjithë prodhimi i Dritanit është i kontratuar nga magazinat e grumbullimit, i cili shkon për eksport, e konkretisht me sipërmarrësen Nedrete Arapi, e cila i orienton fermerët për prodhimet që duhet të mbjellin. Me investimin e ri ai synon të prodhojë 90 – 100 Ton domate, dhe 40 Ton speca.

“Kam dhe 12 dynym të tjera bosh. Shpresoj që me projekte të tjera t’i bëjmë dhe ato sera. Jam konsultuar me eksportuesen. Mbjelljet që kam bërë mi ka rekomanduar ajo, këtë domate dhe këtë lloj speci, sepse po nuk rekomandoi ajo, nuk kemi ku e çojmë këtë prodhim.”, u shpreh ai.

Kryeministri pohoi se  “kjo është baza e të gjithë skemës. Se shkojnë e mbjellin pas berihait dhe thonë pastaj nuk kemi ku e çojmë. Po normal s’kanë ku e çojnë, nëse nuk shkon sipas tregut.”

Ndërkohë që mungesa e punëtorëve mbetet problemi më i madh për fermerët sipërmarrës. “Unë po vuaj shumë për punëtorë këtu, sidomos meshkuj. Mirë që kemi gra të mira këtu në zonë  që vijnë e punojnë. Meshkujt gënjehen nga Greqia. Kam një punëtor, i cili punon akoma këtu. U largua në pikun e punës në Greqi dhe kur u kthye vetëm me 300 euro,” u shpreh ai.

Kryeministri kërkoi që tashmë sipërmarrësi të shohë me përpatesi edhe rritjen e pagave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.