Kreu Ditar E thotë fjala dhe kuvendi, trimin e mirë e bën vendi

E thotë fjala dhe kuvendi, trimin e mirë e bën vendi

229
0

Dervish Hekali lindi në fshatin Hekal të Mallakastrës, në vitin 1915. Kushtet ekonomike e detyruan që në moshë të re të punonte punëtor dhe në punë nga më të ndryshmet dhe më të rëndat. Një kohë ai punoi në portin e Durrësit. Shfaqte urrejtje për regjimin e Zogut dhe mori pjesë në kryengritjen e Fierit dhe pas dështimit u burgos.

Zhvilloi gjithkund ku punoi e jetoi një veprimtari të pandërprerë antifashiste dhe sërish u burgos në vitin 1941. Punoi për ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtare në krahinën e Mallakastrës. Rreshtohet nga partizanët e parë të krahinës. Në vitin 1942, është zv/komandant i çetës ë Mallakastrës. Më vonë komandant i batalionit “Ismail Klosi”. Në Nëntor të vitit 1943, zv/komandant i brigadës  V-t Sulmuese. Kur ndjek gjurmët e Dervish Hekalit, i gjen kudo në Mallakastër. Ai është përfaqësues i Mallakastrës kryelartë që përherë, në kohë të vështira e ka thënë fjalën e saj.

Gjurmët e Dervish Hekalit të përcjellin nëpër shtigjet dhe qafat e maleve në Korrik të vitit 1943, kur Mallakastra u përfshi nga flakët, por nuk u nënshtrua. Ato ditë Korriku të vitit 1943, Mallakastra demonstroi shpirtin e saj atdhetar. Dhe Dervish Hekali luftonte dhe drejtonte në llogore.

Ato ditë Korriku trimëria e qëndresa e Mallakastrës e përkuli fuqinë e këmishëzinjve. Në ato ditë Dervishi, do të gjendej gjithkund, mes partizanëve e fshatarëve. Ai merrte fuqi prej tyre dhe ata merrnin fuqi e  burrëri nga heroi. Në ato pozicione ku shfaqej Dervish Hekali, shfaqej shpresa e trimëria. Nga jeta e Heroit do të veçonim: Dervish Hekali njihej në Hekal si djalë i gjallë dhe guximtar. Nevoja e detyroi të provojë që në fillim zanate të ndryshme si argat, me drapër e kosë në krahë për të korrur në fushat e gjëra të Myzeqesë, punëtor me mëditje në ndreqjen e rrugëve Durrës-Tiranë dhe hamall në Skelë. Ndjenjat e tij të revoltës i shohim të shfaqen fare mirë në kryengritjen e Fierit, kundër regjimit satrap të Zogut. Për pjesëmarrjen e tij në këtë lëvizje, ai u burgos, por më pas u lirua dhe vazhdoi punën e krahut që të lehtësonte vuajtjet e familjes së tij.

Në vitet e para të pushtimit fashist, Dervishi përsëri u detyrua të punojë me mëditje pranë një ndërmarrje rrugësh, ku provoi edhe më mirë jetën e rëndë dhe të vështirë që bënin punëtorët.

Natyra e tij revolucionare, kërkonte fushë veprimi. Ai i shtyu punëtoret në protesta dhe në greva, që kishin për qëllim shtimin e rrogës, por agjentët e fashizmit e diktuan dhe kërkuan rast për ta burgosur. E kapën me rastin e një aksioni në Tiranë më 1941, e torturuan keq dhe, pasi e mbajtën më jave të tëra në kuesturë, e futën në burgun e Tiranës, ku e lanë pa pyetur për mëse një vit. Burgu për të u bë një shkollë tjetër e madhe që e kaliti edhe më tepër për t’u bërë luftëtar i flsktë për çlirimin e popullit.

Ishin muajt e parë pas zhvillimit të Konferencës së Pezës, kur u lirua nga burgu Dervish Hekali. Në këtë kohë në krahinën e Mallakastrës, sapo kishte filluar organizimi i këshillave Nacionalçlirimtare. Dervish Hekali punon aktivisht për ngritjen e këshillave në këtë krahinë. Gëzimin më të madh në jetën e tij, ai e ndjeu ditën, kur me 30 djem të Hekalit, hyri në çetën e parë të Mallakastrës, e cila në fillim, nuk kishte më tepër se 40 veta.

Që në aksionet e para të çetës, Dervishi shquhet për trimëri. Është i pari që pret telat dhe hedh bombat në llogoret e fashizmit në Patos. E gjejmë në udhëheqje të çetës kudo që sulmon. Në Selenicë, në Ujë të Ftohtë e gjetkë çeta korr suksese. Ndërkaq, lufta e armatosur e popullit të Mallakastrës për çlirimin e vendit, shkonte duke u zgjeruar, postëkomandat dhe pushteti fashist qëlloheshin nga të katër anët. Dervishi, në krye të çetave të inkuadruara në batalionin “Ismail Klosi”, nuk i le rehat fashistët dhe kriminelin Isa Toska. Ai hakmerret dhe me ushtrinë italiane që kërkon të djegë Mallakastrën. Në formimin e grupit të tretë në Mallakastër, Dervishi emërohet zëvëndëskomandant i tij. Më 20 Janar 1944, emërohet zv/komandant i tij.

Në operacionin e dimrit 1944, nazistët me forca të mëdha e të stërvitura për luftë partizane, sulmuan Brigadën V-t në shumë drejtime. Ajo u gjend në situata të vështira dhe u detyrua t’i shpërndajë forcat në sektorë të ndryshëm. Dervishi udhëhoqi me guxim e trimëri nje pjesë të forcave të batalionit të dytë në sektorin e bregdetit të Himarës e gjetkë duke u dalluar në luftimet e Kallaratit, Vranishtit, Kuçit. Në këto luftime partizanët e kësaj brigade, patën rastin përsëri të çmojnë shpirtin sulmues dhe udhëheqjen e shëndoshë e të sprovuar të Dervishit.

Me grumbullimin përsëri të brigadës dhe pastrimin e plotë të Mesaplikut nga forcat gjermane dhe tradhtare, Dervishi me dy batalione niset sërish në drejtim të fshatrave të Himarës. Por në këtë kohë, gjermanët fillojnë një operacion të dytë dhe forcat e tyre, që përbëheshin prej rreth 200 vetësh, ndodheshin më 12 Prill në Kuç. Gjermanët duheshin sulmuar në befasi e me shpejtësi të madhe. Bombat e para, që hodhën partizanët, dhanë kushtrimin e betejës dhe lufta u ndez e rreptë. Gjermanët, të tronditur nga befasia e sulmit, e humbën aq shumë toruan, sa që nuk mundën të organizojnë as rezistencën si duhej, sepse partizanët u futën në mes tyre, duke u marrë dhe krahët. Megjithatë, ata rezistuan më terpër se dy orë, duke u mbrojtur nga muret e shtëpive të djegura.

Ndërkaq, partizanëve u vjen në ndihmë edhe një kompani e Brigadës VI-t që ndodhej aty afër. Gjermanët të alarmuar përpiqen të gjejnë rrugën e shpëtimit, por partizanët të inkurajuar vazhdimisht nga zv/komandanti i brigadës, Dervish Hekali, s’u ndahen dhe bëjnë kërdinë mbi ta. Armiku thyhet keqani dhe tërhiqet në panik. Por, pikërisht në  përpiqen të gjejnë rrugën e shpëtimit, por partizanët të inkurajuar vazhdimisht nga zv/komandanti i brigadës, Dervish Hekali, s’u ndahen dhe bëjnë kërdinë mbi ta. Armiku thyhet keqazi dhe tërhiqet në panik. Por, pikërisht në çastin e fundit, kur muzgu i mbrëmjes e përcillte këtë ditë, Dervishi, tek po nisej për të ndihmuar korrierin e plagosur, goditet për vdekje në kraharor nga plumbi i gjermanit të fundit, që kishte ngelur i fshehur në gërmadhat e fshatit.  Vetëm disa minuta mundi të jetojë. Në çastin e fundit, duke u buzëqeshur shokëve që e rrethonin plot pikëllim, ai murmuriti: “Të rrojë Partia, shokë!”.

Dervish Hekali,  komandanti i batalionit “Ismail Klosi”, ra në përleshje të ashpër që bënë më 12 Prill 1944, forcat partizane në fshatin Kuç të Kurveleshit. Në çastin e fundit, duke u buzëqeshur shokëve që e rrethonin plot pikëllim, ai murmuriti: “Të rrojë Partia, shokw!”. Heroizmi i komandantit të Batalionit “Ismail Klosi” i bëri më të guximshëm partizanët duke vazhduar më tej luftën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.