Kreu Opinion Edhe fatkeqësinë duan t’a kthejnë në leverdi elektorale

Edhe fatkeqësinë duan t’a kthejnë në leverdi elektorale

404
0

Sylë Gosturani

Popullsia mbarë botërore u gjend përballë një të papriture, Pandemisë “Covid 19”. Coronavirusi i ri i shfaqur përherë të parë në Uhan të Kinës. Brenda një kohe të shkurtër ai mori përpjestime maramendëse dhe duke pushtuar botën solli pasoja katastrofike duke marrë qindra jetë njerëzish e duke shkaktuar krizë globale ekonomike. Dalja e këtij virusi vdekjeprurës mahniti gjithkënd, sepse shkenca profilaktike e ruajtjes së jetës së njerëzve, u gjënd e çmobilizuar. A duhej të gjëndej shkenca mjeksore përpara kësaj të pa priture ? Po , sepse vetmohimi në mjekësi është kthyer në biznes fitimi e jo shpëtim jetësh njërëzore. Viruset luftohen por edhe ndryshohen prandaj shkenca e mjekësisë shfaqjet e reja virusale i ka patur e duhet t’i ketë fushë studimore, gjë e cila shkencës së sotme  mjeksore i ka munguar prej kohësh. Shkak i kësaj të pa pritur është politika. Në dyzet vitet e shekullit të kaluar politika u zhvillua në mes dy kampeve të ndryshme nga njeri tjetri e si të tillë, sejcili pergatitej për të përballuar sulmet e tjetrit. Në ato kushte tepër agresive në vendin tonë u zhvillua një mjekësi tepër humanitare dhe bashkohore. Shumë sëmundje, Fruthi , lia, difteria bënin kërdira duke marrë qindra e mira jetë fëmijësh. Vremi (tuberkolozi  i sotëm), sifilizi e smundje të tjera që populli i quante sëmundje të këqia të pashërueshme merrnin jetë të rinjsh e të rejash pa  gëzuar lumturinë e tyre. Në atë sistem u pergatitën mjek e mjeke, infermier e infermiere dhe duke zbatuar parimin “Njeriu kapitali më i çmuar” u aplikuan vaksinat anti fruth , anti li, anti difteri e anti gjitha sëmundjeve infektive, duke mundësuar imunitet ndaj atyre sëmundjeve. Kundër smundjeve, që populli i quante verem, sifiliz, freng etj. u mundësuan terapira që sollën shërim të plotë e ulje të vdekjeve  në masë. Një trup e tërë mjeksore gjendej në gatishmëri ashtu si ushtarët në kufi .

Mbaj mend dy epidemi në atë kohë . Në tetor të vitin 1957-të isha nxënës në shkollën pedagogjike të Shkodrës . Një epidemi e pazakontë pllakosi gjithë vendin. Në konvikt gjëndeshim mbi 400 konviktor. Shumë pak nxënës mbetën pa u prekur nga ajo epidemi. Me urdhër nga lartë të gjitha shkollat u mbyllën për dy javë. Konviktorët mbetën të izoluar në dhomat e tyre e të fjetjes. Kujdesi për ne qe maksimal. Asnjë nga ne nuk humbi jetë. Pas daljes nga izolimi, me kujdesin e infermerit të konviktit të ndjerit Beqir Quka, të gjithë konviktorët iu nënshtruan radioskopisë. I pa harruari dr. Lito na e bëri atë radioskopi. Shumë nga konviktorët i nxirrte dhe i kthente për së dyti. Te shumë konviktor epidemia kishte lënë gjurmë në mushkritë e tyre. Me urdhër të dr. Litos këtyre konviktorëve iu bë trajtim ushqimor dhe mjekim special me ilaçe antituberkulare dhe brenda vitit pas një skopije të dytë të gjithë dolën negative. Epidemia e dytë pllakosi vendin 1970-të . Ajo mori shumë jetë njerëzish , jo vetëm të moshuar por edhe në moshë të re. Mjekët në bazë nuk mundën t’a përballonin situatën së krijuar nga epidemia , shteti, pezulloi mësimin për studentët e vitit të katërt, të cilët u kthyen nëpër vendet e lindjes  ku dhanë një ndihmesë të jashtzakonshme  që ajo epidemi të mbyllej me sa më pak viktima. Në atë kohë, bashkveprimi nderkombëtar shëndetësor nuk funksiononte. Bota ishte e ndarë në dy kampe që drejtoheshin nga dy superfuqitë më të fuqishme. Lufta për hegjemoni ushtarake e zgjerim influencash kishte lënë mënjanë preokupacionin shëndetësor prandaj dhe mundësitë për shtetin tone për luftimin e epidemive vdekjeprurëse qenë po thuaj se minimale. Terapia që përdorej , synonte të ulte temperaturën që ajo të mos ndikonte në zgjerimin e komplikacioneve. Po sot çfarë u bë sebep  që e gjithë bota u gjënd para një të papriture, para një virusi “Covid 19”. Asnjë njohuri për këtë virus vdekjeprurës , veçse karantinimi. Kjo tregon se vendet e zhvilluara, prej të cilave gjithë njerëzia pret, që fusha studimore mbi jetën të jetë  më e thelluara produktiviteti i së cilës të ishte, në mos eleminimi neutralizimi i fatkeqësive epidemiologjike. Vendet e zhvillura nuk i lejon të bashkpunojnë në këtë fushë etja për naftë e baza ushtarake. Vendet e zhvillura përparësi u japin atyre  studimeve e zbulimeve në ato fusha, që u sigurojnë sa më shumë fitime. Mjeksia është bërë monopol për mjekët teknokrat. Edhe atyre nuk u intereson, që mjekësia të arrijë në maja e të parapresë sëmundjet më vdekjeprurse. Ata janë të pajtueshëm me gjëndjen, sepse një profilaksi universale, atyre ua cënon fitimin e ua ul prestigjin. Duke bërë që të ruhej kjo statukuo, mjeksinë e trajtojnë shumë më lehtë si një biznes , që u sjell fitime marramendëse.

Po dëgjojmë nga ekranet e televizorve , se operacione të ndryshme në SHBA, në vendet e BE-së e gjetkë kushtojnë me miljona euro apo dollarë. Operacionet janë janë arritje shkencore por edhe teknike. Ç’farë bëjnë në fund të fundit këto operacione? Shpëtojnë jetë njerëzish. Po sa % e popullsisë mund t’i përballojnë këto operacione? Përgjigjja është 20-25% . Po 75-80% e popullsisë tjetër ç’i pret? Vdekja . Jeta nuk qënka e njëjtë për të gjithë . Atë mund ta jetojnë mirë e shumë mirë vetëm pakica . Kjo nuk i shqetëson xhepaxhinjtë. Nuk janë të rralla rastet, kur njerëz bamirës shtrojnë fushata anë e anë botës për të grumbulluar para për t’u ardhur në ndihmë invalidëve në breg të varrit. Plot njerëz u përgjigjen me kontribute, aq sa munden dhe plot raste janë shëruar invalid të tejskajshëm. Po ata mjek, që bëjnë këto operacione a nuk kanë ndjenjë bamirësie për t’i kryer këto operacione, në mos me falje  me sa më pak shpenzime. Askund e në asnjë vend nuk u dëgjua një akt i tillë. Asnjë shtet supërfuqi nuk arriti t’i ndihmojë “aleatët e zemrës” , që  u gjendën të dobët ekonomikisht e profesionalisht . Shtetet supërfuqi që synojnë të pushtojnë qiejtë, u goditën shumë më rëndë se fukarenjtë dhe s’patën profilaksi e profesionalizëm. Pse e gjithë bota u gjend para kësaj të papriture e çmobilizuar? Përgjigjen e gjejmë te gjeopolitika . Në shumë vende të botës po zhvillohen luftra të brendëshme për pushtet. Drejtuesit e këtyre luftrave të ndarë pro dhe kundër nderhyrjeve të supërfuqive . Supërfuqitë , pa rezerva , mbështesin përkrahësit e tyre me trupa e mjete të sofistikuara.

Lindja e Mesme është larë e vazhdon të lahet në gjak. Qeveritë kukulla të këtyre vendeve objektiv kanë “Ruajtjen e pasurive e sundimit fallco”. Gjithë kjo luftë bëhet për të grabitur pasuritë e këtyre vendeve . Këto janë dëshmi  se edhe sot vazhdon lufta kapitaliste për tregje e territore pra lufta e pushtimit dhe e grabitjeve. Kjo është dhe arsyeja , që kapitalistëve të p ngopur nuk i shqetëson mungesa e profesionalizmit e profilaksia ndaj vdekjeve çfarosëse. Presidenti amerikan , duke mënjanuar ekspertët e shëndetësisë , orienton në aplikimin e terapive nga më të ndryshmet . Nuk duhej habitur, sepse ai njeri që ka uzorpuar drejtimin e atij shteti, mendon, se ashtu si bëhet lufta e yjeve bëhet edhe lufta kundër epidemive vdekj prurëse.

Shqipëria u godit dy herë nga fatkeqësitë natyrore. Termeti i Nëntorit mori 51-një jetë njerëzish, rrënoi mira pallate e shtëpi banimi. Mira familje me fëmijë të vegjël, pleq e plaka u gjendën në qiell të hapur. Mobilizimi dhe operativiteti qeverisës, ndihmat e miqve e dashamirëve, bënë që ajo fatkeqësi të përballohej.  Në ditët e para të marsit 2020-të sulmoi “Cvid-19-të”. Shqipëria e varfër gjithçka që pati e vuri në përballimin e sulmit vdekj prurës të “Covid 19”. Barrigada e pa depërtueshme qe përkujdesja legjendare e mjekëv , infermierëve dhe infermereve shqipëtarë, të cilët të pashkëputur ditë as natë në atë front, bënë që Shqipëria të renditet nder më të suksesshmit në atë luftë. Në këto dy fatkeqësi politikanët shqiptarë nuk mundën të bashkohen. Liderët e opozitës shqiptare, të etur për të ardhur në pushtet me çdo kusht e çdo çmim, u përpoqën  që situatën t’a fusnin në hulli e qellim që të boshatisnin arkën e shtetit për të shkaktuar krizë ekonomike, ndertuan akuza antiqeveritare për neglizhencë , për mos trajtim me ndihma të varfërit e të papunët , për mungesë sinqeriteti  në testimin e të infektuarve dhe raportimin e viktimave, duke e paraqitur qeverinë socialiste jo si një qeveri të popullit e dalur nga vota e lirë por si një qeveri korruptive , që edhe në këtë rast kritik ndermerr veprime korruptive duke aplikuar tendera sekret e veprime të tjera mafioze. Kjo rrugë  që ka ndjekur e po ndjek opozita shqiptare, është rruga që kurrë s’ka për ta sjellur në qeverisje. Opozita për të fituar zemrat e votuesit duhej të kishte lënë menjanë çdo konflikt e mosmarrveshje për t’ju bashkuar frontit antivirus duke bërë thirrje mjekëve, infermierëve, sanitarëve për gadishmëri e profesionalizëm. Opozita duhej t’u kishte bërë thirrje popullatës për të zbatuar rregullat mbrojtëse dhe të kontribuonte në zbatimin e gjitha masave mbrojtëse e parandaluese. Askërkund nuk u gjet opozita në këtë front po përkundrazi ndihmoi në organizimin e protestave, që janë një nga mundësitë më favorizuese të përhapjes së virusit nga të infektuarit te të shëndoshët.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.