Kreu Ditar Edhe fëmijët pionierë dhanë kontributin e tyre në LANÇL

Edhe fëmijët pionierë dhanë kontributin e tyre në LANÇL

920
0
  • Ne kuadrin e 10 shkurtit, 77 vjetorit të Debatikut

Kënga që këndohej nga pionerët e partizanet gjatë LANCL:

“Luftoj per liri/me sa kam fuqi/

s’trembem kur noj her/jam pioner!”

I  kujtojme  me nderim te gjithe, pioneret e Luftes, por  ne menyre te vecante, Heroin  partizan, pionerin 15 vjecar Met Hasa, te Brigades XXII’’S’’, qe ra duke mbuluar me gjoksin e tij mitralozin e nazisteve , pasi asgjesoi mitralieret, qe po benin kerdi mbi shoket e Batalionit;

Partizanin Hero,16 vjecar te Brigades VI-te Çelo Sinani, qe ra herikisht duke luftuar kunder armiqve mercenare fashiste. Partizanen 16 vjecare Ylbere Bilibashi, qe ra heroikisht ne Kodrat e Vokshit, per çlirimin e Junikut ne Kosove.  Heroizmi i tyre do te mbetet i shkruar me shkronja te arta, ne Historine e Lavdishme te Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare.

***

Ne Epopene e Lavdishme te Luftes Antifashiste NCl per Clirim kunder pushtuesve nazifashiste, u perfshine ne menyre masive te gjitha shtresat e popullsise, sidomos te rinjte, por edhe te vegjlit e adoleshentet,’’Pioneret’’, sic quheshin ne ate kohe. Nga disa embrione , si ai i Grupit’’ DEBATIK’’, qe u ngrit me 10 shkurt 1942 dhe qe eshte marre sisimbol i kesaj Levizje Antifashiste,apo ai i Strehes Vorfnore e shume grupeve  te tjera antifashiste te femijeve ne shkollave te lagjeve te Tiranes dhe shume qyteteve te tjera si: ne Durres, Shkoder, Elbasan,Vlore, Gjirokaster ,Korce, etj,u ngrit ne ate kohen , nje Levizje e tere e pionereve te LANC, nen shembullin e shokeve e vellezerve me te rritur, nen drejtimine Qarkoreve te Rinise.

Drejtuesit e pare te  kesaj levizjeje te pionereve antifashiste te LANC, qene: Misto Mane, Manush Alimani, Ludovik Shllaku.Te tjere udheheqes ne Tirane, kane qene: Hamdi Sallaku, Skender Begeja, Meriban Najdeni, Selman Vaqarri, Jovan Andoni, etj .te cilet ne menyre te organi zuar ne grupe e qendra ilegale qytetese, i drejtuan e mesuan pioneret, si te perfshiheshin me veprimptari konkrete, ne baze shkolle e lagje, ne Levizjen rinore antifashiste,ne mbeshtetje te shkollave te mesme. Nuk mund te harrohet e te mohohen sakrifica e gjaku i dhe dhjetra e dhjetra te vegjelve pionere te Luftes ANC, mes 28 mije deshmoreve te rene per clirim te popullit shqiptar nga pushtuesit nazifashiste. Pioneret, te drejtuar nga te rinjt komunite antifashiste, qene dhjetra dhjetra grupe, qe ne te gjithe vendin, moren pjese ne aktivitete, protesta,  demostrata e ne grisje flamujsh  e pankartash propagandistike te Fashizmit, te fotografive te ‘’Duces’’ (Musolinit). Neper shkolla braktisen me tallje, format e edukimit fashist,benin punen e veshtire te nderlidhesit, te’’korierit partizan’’, shperndanin trakte e ngjisnin afishe antifashiste neper mure, mblidhnin ndihma ne te holla per LANC , madje edhe arme ,per kete qellim. Ata morren pjese edhe ne disa aksionene ndihme te njisiteve guerile, per demtimi deposh apo edhe te teknikes luftarake te armikut. Ne te gjitha keto aksione, ata treguan vendosmeri e trimeri prej burri dhe i qendruan mbuluar me gjak, torturave te armikut te Kuestura e burge  te policise se armikut.

Pastaj, kur u rriten edhe ca, u hodhen ne rrjeshtat  cetave e reparteve partizane dhe treguan trimeri ne beteja. Keshtu ata me gjakun e 80 e ca deshmoreve nga radhet e tyre, kontribuuan per ta shkruar edhe me gjak Historine e Lavdishme te Luftes ANCl te popullit shqiptar.

Eshte i rralle heroizmi i pioneres partizane Ylbere Bilibashi, qe eshte  shpallur Heroine e Popullit, e cila ra duke u kacafytur me armikun ne Kodrat e Vokshit, per çlirimin e Junikut ne Kosove. Apo i  Heroit Met Hasa, qe permendem me lart. Po keshtu i partizanit te Brigadesse VI ‘’S’’ Çelo Sinani qe ra ne perleshje me mercenaret nazifashiste. Por le te permendim ketu edhe dhjetra  te tjere DESHMORE PIONERE TE TIRANES, qe rane per çlirimin e Atdheut si: Ali Spahiu, Ahmet Godenca, Fiqiri Begeja, Xheladin Hoxha, Agim Gjilani, Aleko Qirici, (Coli i filmit te njohur) Jorgo Vogli, Rexhep Skenderi, Irfan Konxholli, Shaqir Oshafi, Qazim Alimemeti ,Osman Ademi, Aristidh Pano, Xhemal Zajmi,Osman Luga,  Amali Qenami, Nadire Hysa, etj.

JA NJE PASQYRE E VECANTE E AKTIVITETI TE PIONEREVE GJATE LANC

-Me 10 Maj1939, te vegjelit e Shoqates ‘’Besa’’, ne aksionin e par te  Betimit grisen flamurin fashist italian, mu ne mes te Tiranes;

-Ne 1940, pioneret qene perfshire ne mase, ne protesta demostrata, antifashiste ne qytetet e tyre, ne shkolla etj;

-Ne 10 shkurt Debatikasit, ngriten grupin e tyre, qe permendem me lart.

-Ne korrik 194, pasi kishin dhene shume shfaqie ilegaleartistike  antifashist ne Tirane etj, ata dhane edhe Komedine ; ’’Prefekti’’ ne Priske. te Dajtit.

-Ne 18 Tetor 1943 ,pioneret moren pjese ne shperndarjen e traktit,qe njof- tonte goditjen me Top  te Asamblese Tradhetare naziste;

–  Me pioneret u  botua, ne fillim Fleta e tyre; “Pioneri’’ e pastaj me 1944

edhe Revista me kete emer;

JA DISA SHIFRA PER TIRANEN:

Kryeqyteti yne ne ate kohe numuronte vetem 35 mije banore;

-Me 1942 grupet e pionereve perbenin 500 vete, me 1943 perbenin 1200 vete, me 1044 mbi 3000 vete.

-Nga keta: mbi 40 vete u burgosen dhe u torturuan, 50 pionere dolen malit partizane, trimeria e tyre fryezonte, me te riturit ne betejat per clirim.

Per pioneret e LANC jane shkruar shume vepra letrare artistike, libra,poezi, ka disa kenge, jane bere piktura, skulptura, filma, etj.

Shume moshatare te kesaj historie te pionereve te LANC jane mbi 85 vjeç dhe kontribuojne ende, si veterane apo pasardhes te Organizates  se Veteraneve, duke bere te jetoje ne breza  e  kujtese Lavdia e Luftes ANC e popullit shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.