Kreu Aktualitet Elbasan, Balla inspekton investimet në lagjen “5 maji”

Elbasan, Balla inspekton investimet në lagjen “5 maji”

267
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini inspektuan përfundimin e lotit të parë të punimeve në rrugën “Besim Levonja” në lagjen 5 Maji.

Investimi është kryer në një prej zonave më periferike të Elbasanit, aty ku mbaron qyteti për të bërë të mundur që në cdo cep, qytetarët të kenë të njëjtat kushte dhe mundësi, si në qendër të qytetit.

“Kjo është një prej lagjeve më periferike të Elbasanit. Është një investim i kërkuar prej shumë vitesh prej banorëve dhe sipas planifikimeve që ka bërë bashkia, kjo është faza e parë e projektit.

Dua t’u bëj thirrje të gjithë banorëve të tregojnë mirëkuptim për të spostuar muret rrethuese sepse standardin e rrugës prej 12 m ne do ta respetojmë në cdo pjesë të Elbasanit sepse për ne është shumë e rëndësishme që një investim që bëhet t’i rezistojë kohës.

Në këtë apel timin për mirëkuptim u drejtohem banorëve me qëllim që këto investime kaq të rëndësishme, që Bashkia Elbasan bën, të vijojnë dhe të lidhin me infrastrukturë të re cdo lagje” tha Balla.

Kryetari i Bashkisë gjithashtu theksoi se investimet do të vijojnë, tashmë në periferi dhe në fshatra, pasi qendra e qytetit është sistemuar krejtësisht:

“Do të vazhdojmë të investojmë në të gjithë qytetin, përfshirë dhe periferinë. Kjo është një pjesë e investimit, shumë shpejt nis dhe pjesa tjetër e cila do të përfshijë edhe disa shpronësime, ndërkohë që rregullësia dhe parametrat do të mbeten të njëjta.”

Rruga është ndërtuar sipas të gjitha parametrave, duke përfshirë edhe muret rrethuese të banesave që kanë qenë pjesë e projektit, për t’i bërë ato në të njëjtin standard dhe rregullësi. Loti i dytë parashikon bashkimin e këtij aksi me lidhjet e tjera infrastrukturore dhe krijimin e një unaze të madhe të Elbasanit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here