Kreu Sociale Elbasan, rikonstruktohet shkolla “Sulejman Rrançi”

Elbasan, rikonstruktohet shkolla “Sulejman Rrançi”

1085
0

Ka përfunduar rikonstruksioni i shkollës “Sulejman Rrançi” në Mengël të Elbasanit dhe nxënësit tashmë i janë rikthyer mësimit në këto ambiente, të cilat nuk përbëjnë rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre.
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë Z. Qazim Sejdini, Drejtorin e DAR dhe zyrtarë të tjerë panë nga afër përfundimin e punimeve në këtë shkollë e cila u bë objekt i një sajese të madhe me qëllim përfitime politike.

Balla theksoi edhe një herë se shpifësit nuk do të falen dhe do të mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo fjalë të thënë, por edhe për çdo dëm të shkaktuar, siç ishte ky rast, kur bllokimi i aksit nacional për shumë orë paralizoi trafikun në vend duke sjellë pasoja për mijëra qytetarë:

“Gjej rastin të falenderoj Kryetarin e Bashkisë për kujdesin e veçantë që Bashkia Elbasan ka treguar ndaj mjediseve të mësimdhënies kudo në Elbasan. Besoj që për të gjithë shqiptarët është e qartë që këtu jemi para një dëshmie të një mashtrimi dhe të një shpifje publike e cila pas tre javësh u vërtetua se kush shpif dhe kush thotë të vërtetën në këtë vend.
Bllokuan rrugën disa herë më radhë dhe në një rast me orë të tëra, duke marrë në qafë udhëtarë nga vende të ndryshme të Shqipërisë, por edhe të huaj me arsyetimin e ky Zotëria këtu, i cili është dhe një prej kontributorëve për ta rikonstruktuar këtë shkollë sepse t’u themi të drejtën, nuk i kishim të gjitha paratë publike në dispozicion për të bërë rikonstruksionin siç deshëm.
Rikonstruksioni i brendshëm është bërë me para publike të bashkisë ndërkohë që i gjithë rikonstruksioni i jashtëm është bërë nga donacioni i një prej sipërmarrësve që zhvillojnë aktivitetin në zonën e Labinotit, Z. Luca.
Por, doli PD dhe tha që ky do të bëhej dyqan peshku. Tani mund të shohim nëse ky është dyqan peshku apo shkollë e cila, sigurisht ka ende nevojë për investime, por sot është një shkollë që plotëson kriteret e nevojshme dhe të domosdoshme të zhvillimit të mësimit.
Prandaj dua të them që vëmendja jonë është vetëm për njerëzit. Populli i Menglit e pa se si u zbërthye shpifja dhe gënjeshtra, ndërsa shpifësi do të mbajë përgjegjësi.”

Z. Gjegj Luca, një nga investitorët më të mëdhenj në zonën e Labinotit, i cili ka krijuar mijëra vende pune dhe kontribuon vazhdimisht në punët publike në Labinot, ka përgënjeshtruar aludimet për marrjen e shkollës ndërsa shton se fëmijët e kësaj shkolle, mësimet parashkollor i kanë marrë në kopështin, pranë fabrikës së tij:

“Të gjitha këto nëna që kanë fëmijët në këtë shkollë, janë punonjëse pranë fabrikës time. Shumë nga këta fëmijë që sot mund të jenë në klasë të parë apo të dytë, mësimet e para i kanë marrë në kopshtin që ne kemi krijuar në fabrikë, aty ku nënat e tyre punojnë.
Më informuan punonjëset e mija për këtë historinë e dyqanit të peshkut, por mendoj që kam aq shumë kapanone bosh në atë territor sa nuk e di nëse do më dalë jeta t’i plotësoj.
Dhe shpirtërisht e moralisht, në gjithë këtë zonë do të kontribuoj sado pak në të gjitha shkollat në këtë reformë kaq fondamentale për Shqipërinë.”

Drejtoresha e shkollës Nevila Duli prej shumë vitesh ishte zëri kryesor që kërkonte ndërhyrje totale në godinën ku rrezikohej jeta e fëmijëve. Sot ajo përkrah ndërhyrjen emergjente, duke kërkuar me të drejtë edhe më shumë investime:

“Kam qenë ndër të parët që kam këmbëngulur për rrezikshmërinë që paraqiste shkolla dhe isha e bindur që ishte e rrezikshme për jetën e fëmijëve. I kam ndjekur vetë punimet, e di se çfarë është bërë dhe të paktën tani nuk ka më rrezikshmëri për jetën e fëmijëve, pastaj për të pasur diçka më moderne, ashtu siç ishtë parashikuar nga Bashkia e Elbasanit, shpresojmë që të vazhdojë më tej.”

Edhe banorët e Menglit tashmë kuptuan se sajesat për efekte politike zgjasin shumë pak dhe shkolla u shërben vetëm fëmijëve të tyre dhe po ashtu krijimi i kushteve të duhura ndihmon në mbarëvajtjen e procesit mësimor:

“Jemi shumë të gëzuar edhe si prindër, edhe si fëmijë. U rregullua shkolla dhe fëmijët nisën mësimin në këtë shkollë, shpresojmë do bëhet edhe më mirë. Nuk besojmë fjalët e kota sepse vendimet merren me ligj, jo me fjalë njerëzish. Tashmë të gjithë u bindën që ka një shtet dhe një qeveri që ve dorë.”

Megjithëse shkolla tashmë u rikonstruktua, me shtylla përforcuese dhe mbrojtëse dhe nuk përbën rrezik për jetën e fëmijëve, Bashkia e Elbasanit nuk do të heqë dorë nga projekti për rikonstruksionin total të saj.
Ky projekt përfshin zgjerimin e ambienteve, shtimin e klasave për shkak të numrit të madh të nxënësve, sistemin e ngrohjes dhe ambientet sportive.
Sepse për ne, fëmijët e Menglit meritojnë kushtet më të mira për të zhvilluar një proces mësimor normal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.