Kreu Ditar Familja Konomi, simbol i kontributit të minoritetit grek

Familja Konomi, simbol i kontributit të minoritetit grek

102
0

Krahinat me popullsi minoritare greke në rrethin e Gjirokastrës: Dropulli i Poshtëm, Dropulli i Sipërm, Rrëza e Zezë e Pogoni, në epopenë e lavdishme të LANÇ dhanë një kontribut te shquar e jo më pak atdhetar se populli shqiptar. Të rejat dhe të rinjtë e mbarë populli i këtyre krahinave që në shekuj kanë jetuar në harmoni, miqësi e solidaritet të admirueshëm me popullin shqiptar, në ato vite heroizmi të LANÇl u radhitën me dinjitet në formacionet partizane, luftuan heroikisht në një llogore të përbashkët me partizanët shqiptarë kundër pushtimit fashisto-nazist e përzien gjakun e përjetësisë për Çlirimin e Atdheut të përbashkët e çimentimin e themeleve të tij të lira e sovrane.

Që në vitet e para të LANÇ, pogonitët që janë shquar për atdhetarizëm, formuan në afërsi të fshatit Skore, Njesitin partizan të krahinës ku militoi Heroi i Popullit Theodhori Mastora e partizanë trima si Margarit Konomi, Panajot Pano, Pilo Pacani, Theofan Zoto, ngjelo Pacani, Panajot Konomi, Aristotel Pepia, Jorgo Begzo, Nikolla Naçi etj.

Në vijim, në Vrisera të Dropullit të Sipërm, u formua Njesiti Partizan i krahinës me komandant patriotin e shquar Vasil Dalani e të rinj si Kristo Biçumi, Kosta Qiro, Kosta Eksarko, Spiro Liti, Thanas Zako, Pandeli Zhupa, Nasho Thimo, Thanas Nini etj.

Në fshatin Dervician të Dropullit të Poshtëm, më 26 Nëntor 1943, u formua njesiti më i madh partizan me bija e bij kryesisht minoritarë, Batalioni partizan “Thanas Ziko” me komandant djalin syshqiponjë minoritar Vasil Dalani, Kosta Karanxha, Vangjel Nano por edhe Dhimitër Ndrico nga minoriteti. Janë me qindra bijtë e bijat minoritare që milituan me heroizëm krah partizanëve shqiptarë në LANÇ si dëshmorët: Jani Sterjo, Spiro Partali, Grigor Barka, Eleni Kitu, Thanas Ziko, Teli Ndini , Nikolla Naçi, Jorgo Begzo etj. Vetëm nga dy krahinat e Devollit dhanë jetën duke vënë në themelet e lirisë së Atdheut të përbashkët gjakun e tyre të kulluar 35 bij e bija sot Dëshmore me emër lavdie. Krahina e Pogonit dhe shumë dëshmorë.

Bij të lavdishëm të këtyre familjeve partizane trima si: Vasil Dalani, Dhimitri, Ndrico Gligor Nika, Filip Mastora, Jorgo Selo, Thanas Xuro, Pandeli Varesi, Thoma Budri, Koço Nika, Theofan Zoto, Taqi Nasto, Kristo Sharra etj. Radhiten këto familje në formacionet partizane e në shtëpiat e tyre prisnin e përcillnin trimat e malit duke i siguruar jo vetëm me strehim por dhe me furnizim me veshmbathje, ushqime, ilaçe deri te letra e stilografet e shkrimit. Nuk përmend dot me emra se ato familje të lavdishme minoritare janë shumë por në këtë shkrim do të ndalem tek njera prej tyre, te familja Vllasi e Erdhoksi Konomi nga fshati Dhuvjan i Dropullit të poshtëm.

Që me krijimin e Këshillit të parë Antifashist NÇl të këtij fshati me anëtarë militante: Koço Xhai, Taqi Nasto, Evodhoksi Konomi etj.  Ky këshill që përfaqësonte vullnetin e kontributin e popullit të minoritetit në LANÇl zhvillonte një punë sistematike e konkrete në ndihme të forcave partizane e vigjilente me guxim çdo levizje të armikut, strehonte partizane e siguronte për ta furnizime sistematik me ushqime e veshmbathje. Pasi formohet Batalioni partizan “Thanas Ziko”, në marshimin e parë që bën, kalon në fshatin Dhuvjan dhe partizanët e tij priten me përzëmërsi nga familjet dhuvianiote. Pas takimit me popullin e fshatit ku flet për LANÇl biri i Pogonit, Theodhori Mastora (Hero i Popullit) që komandonte një kompani të Batalionit, shumë banorë të fshatit, u radhitën brenda një dite në rreshtat partizane.

Një i tillë ishte patrioti Vllasi Konomi, i cili la familjen e rroku armët për çlirimin e Atdheut. La ai 3 djemtë e tij të moshës 10-11 vjeçare. Vllasi, në këtë batalion, u ngarkua me detyrën e indermierit të kompanisë se kishte njohuri për këtë detyrë. Kur partizanët e këtij njesiti largohen nga Dhuvjani e arrijnë në afërsi të Delvinës, ndeshet me forca naziste e në betejë plagosen 6-7 partizanë, të cilët i çuan në manastirin Kamenes, ku iu nënshtruan një shërbimi të  kujdesshëm nga Vllasi, i cili bëri të mundur që këta të shpëtonin nga vdekja në ato ditë të vështira dimri, pa asnjë kusht lehtësues. Kështu, dropulliti Vllasi Konomi u bë nga njerëzit më të respektuar të batalionit.

Në të njejtën kohë, në Dhuvjan, vepronte me guxim, shkathtësi e vigjilencë nëna e mirë Evdhoksia, bashkëshortja fisnike e Vllasit, me detyrën e Anetare e Këshillit Antifashist NÇl të fshatit. Evdhaksinë e shkathët e gjeje kudo, rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi të fshatit duke bërë pa u lodhur një punë të lavdërueshme edukative e bindëse për LANÇl, megjithëse kishte 4 fëmijë të vegjël. Nënë Evdhaksia kishte fituar dashurinë, respektin dhe besimin jo vetëm të partizanëve që priste e përcillte me dashuri nëne e motre por dhe të gjithë popullit të Dhuvjanit. Pas luftimeve në Delvinë, batalioni “Thanas Ziko” merr pjesë në formimin e Brigadës së 8-të në Sheper të Zagories. Këshilli i krahinës Antifashiste NÇl i Dropullit të Poshtëm, informohet se nga Greqia, vjen drejt Shqipërisë një autokolone gjermane për të na poshtëruar. Ky këshill njoftohet se Batalioni “Thanas Ziko” do të nisej ato dite për në Gjirokastër . Sa mori njoftimin se po vinin forcat naziste, ngarkon me detyrë anëtarën e Këshillit Evodhoksi Konomi e i jep  një letër për ta çuar te Shtabi i batalionit që partizanët të mos niseshin për Gjirokastër ato ditë për arsye strategjike.

Evodhoksia e përkushtuar e merr letrën e niset vetë drejt Libohovës për të shkuar në Sheper, por rrugës, takon një korier partizan të këtij batalioni. Pasi përshëndetën e Evodhoksia, thotë qëllimin e detyren që kishte, korieri e njofton se rreth e rreth ka patrulla me ballistë e kij kujdes se do tëë të kapin e të kontrollojnë. Dhe ashtu ndodhi. Një grup ballistësh ishte fushës, nga Libohova Evdhoksia, duke parë rrezikun e një kontrolli të imët, pasi ndahet me korrierin, me një guxim e shpejtësi rrufe, fut letrën në gojë dhe e gëlltit duke e çuar në stomak. E kur ata u afruam, çdoje kishte mbaruar, letra nuk u demtua.

Pasi korrieri çon gojarisht informacionin që do të çonte Vdhoksia, partizanët nisën natën nga Sheperi e zunë pozicione luftimi në fushën e Dropullit, poshte fshatit Dhuvjan e Sofratike e u bëjnë një pritje të ashpër pushtuesve gjermanë ku u shquan për trimëri e vetmohim partizanët e lavdishëm minoritare. Nënë Evdhoksia si veprimtare e përkushtuar e LANÇl, edhe kur u takua me korrierin e Batalionit “Thanas Ziko” në afërsi të Liboovës, u bind se ai ishte efektivi i atij njesiti kur ajo i foli me parrullën “Lumi”, e kur ai i ktheu përgjigje, Evdhoksia u bind të takohej me të. Kisari çoi në batalion me gojë informimin. Në këtë detyrë Evdhoksia shoqërohej nga i biri i saj pionier Thedhori. Me veprimtari të dukshme ë LANÇl ishte dhe djali tjetër i Evodhoksisë e Vllasit, pionieri Vaso Konomi.

Familja Konomi e Dhuvjanit të Dropullit të Poshtëm, është simbol i atyre dhjetra familjeve minoritare greke që dhanë kontribut të shquar deri në vetmohim në LANÇl duke shkruar me shkronja gjaku emrin e nderit në Panteonin e lavdisë së Atdheut të përbashkët, Shqipëri.

ENGJELL FINO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here