Kreu Aktualitet Fermat familjare çelësi i bujqësisë së qëndrueshme

Fermat familjare çelësi i bujqësisë së qëndrueshme

146
0

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në Sesionin e 72-të të saj, shpalli Dekadën e Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë Familjare 2019-2028, për të shërbyer si një kornizë për vendet, për të zhvilluar politika publike dhe investime, për të mbështetur bujqësinë familjare dhe për të kontribuar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke adresuar bujqësinë familjare nga një perspektivë holistike dhe duke përfshirë çrrënjosjen e varfërisë rurale në të gjitha format dhe dimensionet e saj.

Dekada e bujqësisë familjare ështe nje kërkes, vizioni, por mbi të gjitha është mundësia që së bashku të arrijmë më shumë politika të mira publike për bujqësinë familjare dhe të mbrojmë ato ekzistuese, për të qenë një forcë e madhe pas zbatimit të këtyre politikave, për t’u siguruar që bujqësia familjare kuptohet dhe njihet për vlerën e saj, për të vënë njerëzit përpara interesave të mëdha, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në zonat tona rurale dhe gjithashtu, për qytetet tona.

Kjo ka te beje me përmirësimin e cilësisë së jetës dhe do të varet nga bashkëpunimi dhe veprimi i përbashkët i organizatave që përfaqësojnë bujqësinë familjare, organizatat ndërkombëtare të përfshira drejtpërdrejt në proces (FAO dhe IFAD) dhe qeverive që angazhohen për zbatimin e politikave publike të nevojshme mbi bujqësinë familjare në nivel kombëtar dhe vendor.

Bujqësia Familjare (FF) prodhon mbi 80% të ushqimit në botë në terma vlere në nivel global, duke luajtur një rol jetësor jo vetëm në prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit, por edhe në punësimin rural dhe në gjenerimin e të ardhurave, si dhe në menaxhimin mjedisor të zonave rurale, detare dhe biodiversitetin e tyre. Bujqësia Familjare është gjithashtu burimi i elementeve të rëndësishm kulturore për secilin komunitet, dhe përfundimisht, një shtyllë themelore e zhvillimit të përgjithshëm të vendeve, duke kontribuar në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Si paraqitet kjo bujqësia  në botë ?

Sot në shkallë botërore në kete sistem menaxhohen 35 milion hektarë dhe tregu rritet çdo vit me 25 %.

Dhjetë vendet me përqindjen më të madhe te kesaj bujqësie në krahasim me të gjithë sipërfaqen bujqësore janë si më poshtë: Zvicra, Austria, Greqia, Suedia, Italia (Jugore), Turqia (Izmiri), Lihtenstein, ku bujqësia zë mbi 12 % të prodhimit bujqësor.

Siç shihet, vendet e vogla kanë përqindjen më të lartë të kesaj bujqësisë dhe kjo shpjegohet se bujqësia organike është një alternativë për të rritur konkurrueshmërinë në tregun e hapur global. Eshtë e arsyeshme dhe logjike që po për këto arsye edhe Shqipëria duhet të bëjë pjesë në këtë grup vendesh.

Madhesia e fermave familjare;

Me te vogla se 1 ha. 72 %, me te medha se 5 ha. 6 %, te madhesive te ndryshme 22 %.

Fermat familjare jane vitale per ekonomite lokale sepse;

Ato perfaqesojne nje mundesi shume te mire per te zhvilluar ekonomite lokale, kur nderthuren me politika specifike qe synojne mbrojtjen sociale dhe mireqenje te komuniteteve, pjesa me e madhe e investimeve ne bujqesi vijne nga vete fermeret.

Fermat familjare jane thelbesore per prodhimin e qendrueshem bujqesore;

Bujqesia qarkullon 70 % te ujit ne rang global, bujqesia ruan biodiversitetin, bujqesia prodhon vlera per ekosistemin etj.

Pse Ferma Familjare ?

Sepse ato jane bujqësi organike dhe është përcaktuar si një sistem i menaxhimit ekologjik të prodhimit, që promovon dhe rrit biodiversitetin dhe aktivitetin biologjik të tokës. Ajo është e bazuar në përdorimin minimal të inputeve bujqësore dhe në të njëjtën kohë rrit harmoninë ekologjike. Qëllimi kryesor i bujqësisë organike është që të sigurojë një produkt sa më të shëndetshëm për komunitetin, ku harmonizohen interesat  ekonomike, ekologjike  dhe  sociale për  brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Siguron shëndet dhe shije, pikërisht shëndet për njeriun, gjallesat dhe mjedisin në përgjithësi, e arrin qëllimin pa ndikime anësore negative.

Cilat janë parimet kryesore të bujqësisë Organike?

Parimi kryesor është përdorimi i bazës materiale, që lejohet nga standardet dhe rregulloret e miratuara. Këto janë plehra organikë, kompostime, plehërime të gjelbërta, plehra organikë që prodhon industria etj.

Për ujitjen e bimëve, uji duhet të vijë nga burime ose puse të pastra, pa mbetje kimike. Nuk lejohet të merret ujë nga kanale ose lumenj të ndotur.

Respektohet qarkullimi bujqësor dhe shmangia e ndotjeve nga mbetjet plastike e të tjera lëndë të ngurta e të ngjashme me to. Gjithashtu duhet të evitohen ndotjet që mund të vijnë nga fermat fqinje.

Nuk lejohen farëra me modifikim gjenetik dhe farëra të dizinfektuara me insekticide konvencionale.

Nuk lejohet përdorimi i hormoneve që nxisin artificialisht pjekjen e perimeve dhe frutave.

Ne Shqiperi ka kushte të përshtatshme klimaterike, biodiversitet të bimëve dhe të territorit si dhe dëshirën e konsumatorëve për produkte vendi dhe natyrale.

Vendi ynë, si vend me perspektivë në turizëm, ka shanse edhe për zhvillimin e bujqësisë organike.

Realiteti bujqësor në zonat rurale

Realiteti bujqësor në zonat rurale tregon se bujqësia është e dominuar nga ferma me sipërfaqe të vogël (mesatarisht 1.2 hektarë) dhe të copëzuara në mesatarisht 3.9 parcela/fermë, gjë që përbën një pengesë të rëndësishme për rritjen e produktivitetit të tokës dhe zhvillimin  eficient të sektorit bujqësor. Fermat me madhësi të vogël janë më të përhapura në pjesën malore dhe verilindore të vendit. Parcelizimi i tokës bujqësore ka bërë që përdorimi në shkallë të gjerë i mekanikës bujqësore të jetë i kufizuar. Nga ana tjetër, lëvizjet e pareshtura migratore nga zonat rurale në drejtim të qendrave të mëdha të banuara kanë bërë që sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore të lihen djerrë.

Rritja e sektorit bujqësor është nën mesataren kombëtare dhe njëherësh, larg potencialeve reale. Kjo vjen si rezultat i problemeve me të cilat përballet sektori, ku mbizotërojnë ato të lidhura me eksodin rural, sipërfaqen e kufizuar të fermave dhe pronësinë mbi token, marketingun e produkteve, ujitjen dhe kullimin, nivelin e ulët të teknologjive të përdorura, organizimin e dobët të fermerëve, nivelin e ulët të zhvillimit të industrisë agroushqimore dhe pesha e ulët që ka bujqësia në këtë hallke të sistemit etj, duke zbehur në këtë mënyrë interesin për investime serioze në fushën e agrobiznesit, në dobi të nxitjes së punësimit dhe rritjes së nivelit të prodhimit të produkteve bujqësore e blegtorale, si dhe përpunimin e tyre të mëtejshëm. Ajo që vlen të theksohet është fakti se popullsia rurale në vend vazhdon të dominohet nga mosha e re. Rreth 24% e popullsisë rurale është e moshës deri në 15 vjeç, 67% e moshës 16 – 65 vjeç dhe vetëm 9% në moshën mbi 65 vjeç. Mbështetur në këtë përbërje të popullsisë, mund të themi që në zonat rurale ka një brez të ri të aftë për punë, por që është pak i angazhuar me aktivitetet bujqësore dhe se ferma përbën burimin kryesor të punësimit, por duke mos harruar se niveli i disponimit të kapaciteteve prodhuese është shumë i ulët. Çështja e punësimit në bujqësi duhet parë tërësisht e inkluduar në kuadër të politikave dhe të strategjive të zhvillimit të bujqësisë.

Situata e mësipërme është kushtëzuar kryesisht nga mungesa e një vizioni të qartë lidhur me strategjitë e zhvillimit. Ne vazhdojmë të jemi ende peng i strategjisë së zhvillimit të kushtëzuar. Strategjia Europa 2020 ka të bëjë me “ardhjen e zhvillimit” që duhet të jetë në vetvete:

Strategjia fokusohet në 5 synime largpamëse në fushat e; punësimit, inovacionit, arsimit, uljes së varfërisë dhe klimës/energjisë.

Rritje inteligjente nëpërmjet investimeve të duhura në fushën e arsimit, hulumtimit dhe inovacionit.

Rritje gjithëpërfshirëse me një theks të veçantë në krijimin e vendeve të punës dhe uljes së varfërisë.

Çfarë duhet bërë?

Dekada ofron një mundësi për platformat shumë-aktorëshe të ndikojnë politikat në favor të fermerëve. Ato njihen në Rezoluten e Dekadës (A / RES / 72/239) për këtë rol. Pavarësisht se për momentin burimet financiare në Shqipëri për promovimin dhe zbatimin e Dekadës mungojnë ne propozojmë:

  • Fillimin e një dialogu të frytshëm mes anëtarëve të platformës kombëtare NES dhe përfaqësuesve të FAO-s në vend dhe rajon për implementimin e Dekadës së Bujqësisë Familjare në Shqipëri.
  • Promovimin dhe implementimi e Dekadës së Bujqësisë Familjare në Shqipëri duke mobilizuar të gjithë aktorët (qeverinë, organizatat jo-qeveritare, sektorin privat, akademinë dhe organizatat ndërkombëtare) për zhvillimin dhe hartimin e një plani kombëtar veprimi.
  • Nxitjen e diskutimeve dhe shkëmbimeve ndërmjet aktorëve vendor dhe kombëtar për hartimin dhe zbatimin e planit të veprimit për Bujqësinë Familjare.
  • Ndërmarrja e nismave për forcimin e kapaciteteve të të gjithë aktorëve dhe veçanërisht të shoqërisë civile, për hartimin e Strategjive dhe planeve të veprimit për të kontribuar në zbatimin e Dekadës 2019 – 2028.
  • Nxitja e shkëmbimeve rreth mundësive që ofron Dekada për të përmirësuar jetën e fermerëve dhe sfidat për të zhvilluar Planin Kombëtar të Veprimit për Dekadën.

Disa masa qe duhet te marre qeveria në favor të zhvillimit të fermave familjare në Shqipëri.

  • Krijimi i një sistemi të pagesave direkte për fermerët, sektorët dhe rajonet që kanë nevoja të veçanta.
  • Mbështetja për zhvillimin e produkteve vendase cilësore, produkteve organike dhe agroturizmit në zhvillimin e fermave familjare.
  • Masat për diversifikimin, modernizimin, trajnimin dhe transferimin e njohurive janë të një rëndësie të veçantë për fermat familjare.
  • Krijimi dhe forcimi i organizatave prodhuese për të lehtësuar qasjen në treg, për t’u dhënë fermerëve mjetet që të bëhen lojtarë të mëdhenj, për të siguruar ekuilibrin e tregut dhe të ardhurat për të vazhduar këtë model të bujqësisë.

Vlerat ekonomike të bimëve mjekësore lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me përfitimet e popullsisë që merret me këtë aktivitet. Aktiviteti i mbledhjes, kultivimit, perpunimit te tyre rrit në mënyrë të ndjeshme nivelin e punësimit si dhe të ardhurat. Për shumë banorë të zonave rurale, që shtrihen afër rajoneve të pasura me BMA dhe pemë frutore, marrja me këtë veprimtari paraqet një burim të ardhurash shtesë të rëndësishme. Për disa familje këto të ardhura paraqesin burimin e vetëm të të ardhurave

Respektivisht rëndësi duhet t’u jepet mundësive të punësimit dhe përfshirjes sociale në tregun e punës me anë të lehtësimit të integrimit të të rinjve, femrave, të papunëve afatgjatë, si dhe grupeve të shënjestruara, kjo do të arrihet me përmirësimin dhe lehtësimin e rrugës drejt punësimit dhe mbajtjes së personave të punësuar si të tillë.

Pregatiti; Xhelal Shuti

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.