Kreu Sociale Fjala dëmton – fjala shëron!

Fjala dëmton – fjala shëron!

187
0

Profesioni i mjekut është dhe duhet të jetë humane se ka të bëjë me jetë njerëzish. Njeriu për njeriun, në radhë të parë! Gjatë jetës, njeriu ndeshet me probleme për shëndetin e tij nga shumë shkaqe, të cilat nxjerrin pasojat natyrore dhe njerëzore, sëmundje nga viruse, infeksione, aksidente e më e keqja, janë njerëzore, si plagosje e vrasje me armë. E mira do të ishte me që Zoti i dha jetë njeriut dhe Ai duhet ta marrë kur t’i vija radha e jo njeriu të hajë njeriun… Kur dikush sëmuret, ai me thërret shpresë që të shkojë në ambulancë a spital tek mjeku; niset po të jetë rëndë duke e shoqëruar të afërmit. I drejtohen mjekut: e kemi sëmurë dhe ai po të jetë i lirë, i thotë: hajde, po të ketë në dorë pacient tjetër, e lë të presë radhën. Mjekët, shumica e respektojnë profesionin (bluzën e bardhë). Pasi e pyesin të sëmurin se çfarë ndjen, e vizitojnë, i masin tensionin e temperaturën dhe po të jetë e nevojshme i bëjnë edhe ekzaminime të tjera me aparatura e nevojshme dhe nëse ai rezulton i sëmurë, e shtrojnë në spital për analiza e terapi të mëtejshme.

Ka mjek, Profesor që janë shumë human dhe i drejtohen të sëmurit: He, je më mirë, shumë shpejt do të shërohesh, mos e mbaj mendjen te sëmundja, kujto çastet e lumturisë tënde se ne do të shërojmë shumë shpejt dhe do të shkosh pranë familjes. Këta mjekë, profesorë ia lehtësojnë shumë dhimbjet pacientit. Ja tek erdhëm tek titulli i këtij shkrimi: Fjala shëron! Mirëpo në veprimet e përditshme, personalisht më ka qëlluar disa herë të kërkoj ndihmën mjekësore para dhe pas 90-ës, vit në të cilin ruaj kujtimet më të mira e humane nga doktorët profesionist Shefqet Ndroqi, Rexhep Klosi (Fizioterapist), Zenel Kazhani mjek në Burrel, Piro Shtina, Mustafa  Selenica, Xhelal Dëzhgiu (kirurg), Xhavit Mara, Ramiz Palluçi, Sytki Bushati, Ramadan Ndreka e të tjerë mjeku këtu në Tiranë dhe në Mat.

Hasan Ceni, kirurg, Pr.Dr. Alma Idrizi (mjeke tek veshkat); Mimoza Spahiu neurologe në Ambulancën nr.9, Maks Memi kardiolog, Maks Proka, Pr. Mustafa Xhani, i biri i Rezart Xhanit, Ali Tonuzi, okulist, Xhemal Lleshi, Rexhep Kërçiku e Sali Kurti stomatolog; Fari Xhemullari, dermatolog; Vjollca Gega, Mirela Dyrmishi, Xhiri Vrapi mjeke në ambulancën nr.9. Afrim Pirraçi, Dr.i urgjencës Besmir Kocia, një mjek shumë punëtor dhe i papërtueshëm, human ndaj të sëmurëve. Farmacistët Arion e Xhino të dy babë e bir të mrekullueshëm. Këta e të tjerë mjekë, meritojnë më shumë nga shteti e shoqëria si njerëz human. Edhe në drejtimin aktual në Ministrinë e Shëndetësisë si ministrja Orgeta Manastirliu dhe zv. e saj Mira Rakacolli. Znj. Mira, është profesore Neurologe dhe shumë humane. Të dyja zonjat meritojnë shumë respekt njerëzor. Por, nga të mirat në mjekësi ka edhe probleme: ka shumë zvarritje burokratike. Një i sëmurë duhet të ndjekë rrugën nga: mjeku i familjes, specialisti përkatës, konsulta, me keq (planifikime) disa mujore për një vizitë ose skaner, EKO, Rezonancë dhe analiza, datat për këto ekzaminime caktohen nga mjekët, te cilat shkojnë deri në 2-3 muaj. Lind pyetja: Po datën e vdekjes kur e kemi?

E dyta, më e keqja, nuk të japin ilaçe më shumë se tre lloje me rimbursim dhe nëse gjatë këtyre muajve sëmuresh, nuk të japin asnjë ilaç! Ja një batutë shkodrane, e cila thotë: “të gjitha bluzat e bardha, jane me xhepa pa kapak”! Por ka edhe disa mjekë e infermiere jo humane si psh: shkon i sëmuri tek mjeku për vizitë, por në disa raste ato nuk janë korrekte me pacientin, sepse gjatë kohës së vizitave, flasin në celulare ose dalin për të pirë kafe. Disa të tjerë shikojnë duart e pacienteve për t’i futur diçka në xhep dhe ”kush i dorovit,  i bie kavallit” ka thënë Nastradini?! (Kjo është fjala  “dëmton”)

Një tregim nga studimet që kam kryer: Në Belgjikë dikur u mblodhën Profesorët më të mirë të mjekësisë evropiane (studime e orientime mjekësie e shkëmbim eksperience shkencore për mjekësinë). Një ndër to, një zonjë e hijshme si nga bukuria dhe specialiteti mjekësor, i bëri xhelozë kolegët e saj, të cilët lidhën besë që ta sëmurin Profesoren e bukur! Dolën në pushim, i ngarkuari i veprimit i doli para zonjës: Profesore ç’të ka gjetur! Përse je zverdhur? Ah, sinjorina, je sëmurë, ç’ke kështu etj.etj… Dhe profesorja, u nis me vrap tek pasqyra. Dhe, vërtët ajo ishte zverdhur dhe ishte bërë si letër e bardhë dhe papritur i bie të fikët! Mblidhen të gjithë Profesorë e Profesore e rrethojnë për ta ndihmuar, por diagnozën asnjëri se përcaktoi dot….

Një Profesor Italian, Antonio tha: m’a lini mua të merrem me të, por të gjithë duhet të me jepni para, bile shumë. Ai e mori Profesoren, zuri një dhomë me qera, e paisi me piktura e gjëra me të bukura për sytë e njeriut dhe esenca aromatike e uli në krevat luksoz. Çdo dy orë shkonte dhe e shikonte për ta parë dhe inkurajuar: “Sinjorina, je më mirë? Ajo u përmend dhe erdhi në formë. E falënderoj Antonion që e shëroi pa ilaçe, por me fjalë të bukura dhe të sinqerta.

Me këtë tregim, dalin tek titulli i shkrimit: “Fjala të dëmton, fjala të shëron”.

Zbatoni fjalën e mirë doktorë të nderuar, vetëm jo si tre ish doktorë që na dolën antihuman si S. Berisha, D. Shehu dhe P. Vasili. Sala shkonte në Francë 4-5 muaj “Për specializim e kujdes për H. Kapon. Atje Ai kryenin veprimtari të agjenturës antarë të UDB nga Beogradi në vitin 1974, të cilet e rekrutuan Saliun si agjent të UDB me pseudonimin “Bisturi”. Dritan Shehu ish-ministër i shëndetësisë e rrënoj dhe e shkatërroi shëndetësinë! Por ai pësoi dhe një “aksident” në stadiumin e Lushnjes me historinë e preshit… Petrit Vasili ish doktor e komunist, i tradhtoi të dyja këto profesione, doli kundër human! Këta të tre ishin doktorë, të cilët janë transformuar në vampir e kamikaz, kërkojnë gjak e mish njerëzish si dhe disa mbështetës të tyre, “Doktoresha” Moni etj. që çdo ditë  bëjnë thirrje për gjak e luftë në Shqipëri. Ndaj drejtësia të mos vonoj dhe këto bisha me fytyra njeriu, të dënohen se burgun e kanë pak dhe t’u dalë shpirti  ëmbël e ëmbël, dalëngadalë.

Mjeku arrogant të trefishon sëmundjen, do ryshfet. Mjeku gojëmbël e human të shëron pa ilaçe!

IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.