Kreu Ditar Formimi i Çetës Plakë të Vlorës

Formimi i Çetës Plakë të Vlorës

330
0

Në muajin Shkurt 1942 në fshatin Gjorm u formua celula e PK për krahinën e Mesaplikut. Sipas dokumentacionit të studjuar në fillim të vitit 1942, Qarkori i Partisë për Vlorën punonte për formimin dhe konsolidimin e njesiteve luftarake, të cilët përbëheshin kryesisht nga fshatarë gjormiote që vepronin nën hundën fashiste, asgjesuan spiunë, tradhtarë, shkatërruan depo municioni dhe armatimi, asgjesuan shumë kolona armike.

Në Gjorm ishte formuar dhe vepronte Këshilli NAÇl, duke dhënë një kontribut të madh ne zgjidhjen e shumë problemeve që diktonte koha. Gjormi ishte vatra e parë e qendreses antifashiste, ndaj veprimet luftarake duheshin konkretizuar me formacione më të mëdha luftarake. Në rang vendi duke ju referuar formimit të çetave partizane në periudhën e sundimit fashist në vendin tonë gjatë viteve 1942-1943 Çeta Plakë e Vlorës zë fill pas krijimit të Çetës Partizane të Pezës, të Gorës dhe Kurveleshit. Faktet çuan në atë rrjedhe logjike të krijimit të Çetës Plakë atje pranë buriumit ne rrepet e Vrizit pranë lagjes Dregjon. Nga Qarkori i partisë për Vlorën u vendos që kjo çetë të krijohesh në Gjorm, sepse në këtë fshat ziente më shumë urrejtja kundër fashizmit. Kjo ishte domosdoshmëri histrorike dhe simbolizonte vullnetin e komunitetit gjormiot e të krahinës së Mesaplikut, duke e konsideruar më të përshtatshëm këtë fshat.

Në Luftën e Parë Botërore fshatarët provuan në kurrizin e tyre mizoritë e të huajve. Italianë ndërtuan vendkomandën duke zaptuar me forcë shumë toka. Gjatë kësaj periudheë  në Gjorm në kontakt me ushtarët italianë kishin shumë konflikte. Aty u ndërtuan fortifikata në vende strategjike. Pas 20 vitesh, erdhi përsëriai pushtues.Të moshuarit i kishin të freskëta në kujtesë mizoritë e tyre ndaj intelektualët e fshastit orientuan drejt masën fshatare në luftë të pamëshirshme kundër fashizmit. Intelektualët gjormiotë mbanin pseudonime. Formimi i këtij formacioni partizan të pasur edhe nga të tjerë, mbyllte kështu “Portën e Mesaplikut” me qëllim që armiku të mos depërtonte përpjetë luginës. Çeta u krijua në Vriz sepse aty ishte vendi më i përshtatshëm strategjik. Kjo çetë bëri tentativë të krijohesh që në muajin Korrik 1942, por për mungesë armatimi u shty për më vonë. Sipas të dhënave që jep Shamet Gjika në librin “Ditari i Kohëve me Gjëmime”, çeta u krijua në muajin Nëntor prej 20 vetash dhe formën e plotë tëorganizimit e mori më 4 Dhjetor 1942, kur edhe u plotësuan  kushtet dhe sipas procedurave me pjesmarrjen e përfaqësuesve të qarkorit të partisë, të individëve nga fshati dhe fshtrat për rreth. Shamet Gjika ka qenë pjesmarrës në formacionet partizanë, që nga njesitet guerile deri në formacionin luftarak të Brigadës së Pestë Sulmuese, pjesmarrëse në inaugurimin e Çetës Plakë.

Në rreshtimin e parë efektivi i çetës kishte në përbërje efektivin e çetës territorial “Hasan Katrani” të fshatit Gjorm si dhe shumë të ardhur nga fshatrat e tjerë të Krahinës së Mesaplikut. Në fillim çeta u inaugurua me 40 anëtare, ku 8 vetë ishin nga fshati Gjorm. Komandanti i çetës u zgjodh Neki Imeri, komisar Qazim Çakërri. Të deleguar nga Qarkori i partisë për Vlorën ishin Hysni Kapo, Ibrahim Dervishi dhe Arif Hasko.

Që në ditën e parë të krijimit të saj, Çeta Plakë u ndesh me një autokolonë fashiste tek ura e Gjormit. Për të mbajtur të shtypur popullin e luginës së Shushicës, forcat fashiste qarkullonin dëndur në rrugën Vlorë-Kuç. Qarkori i PK për Vlorën, me kohë kishte dhënë alarmin se duheshin organizuar prita në vende strategjike për t’i shkaktuar sa më shumë dëmë armikut. Barra e rëndë por tepër e lavdishme i ngeli fshatit Gjorm. U vendos që prita të bëhesh tek Ura e Lumit në Gjorm. Në këtë pritë morën pjesë krerët e Qarkorit të Vlorës, efektivi iu sapoformuar i Çetës Plakë, fshatarë të Gjormit dhe përfaqësues të forcave nacionaliste. Autokolona përbëhej prej një dedashmenti prej 60 milicësh e karabinierësh.Fashistët në komandën e nje majori Italian po ktheheshin me 4 kamionë në Vlorë nga një veprim terrori (djegie shtëpish të partizanëve të Mesaplikut). Komanda e Çetës dhe Qarkori i kish marrë masat e nevojshme duke vendosur çdo luftëtar në vende sa më të përshtatshme për asgjesimin e forcave të armikut.

Forcat armike u futën në prite. U dha sinjali sulmit. Breshëri armësh nga të gjitha anët. Rikonicioni ushtarak ishte bërë në mënyrë të përsosur. Pas dy orë luftimesh armiku duke mos pasur mundësi tjetër u dorëzua. U zunë robër 40 milicë, dy karabinierë dhe dy oficerë si dhe shumë armatime dhe municione. Ky aksioin e konsolidoi më shumë çetën dhe periudha në vazhdim ishte shumë e ngjeshur me veprime luftarake, të cilat ajo i realizoi me sukses. Nëpërmjet zhvillimeve luftarake, çeta mori tiparet e një reparti të organizuar. Aksionet e njëpasnjëshme e kalitën atë dhe megjithë epërsinë e kundërshtarit, çeta i rëalizoi më së miri detyrat. Situata e krijuar i diktoi çetës që sëbashku me popullsinë, të kryente detyra të reja shumë më të vështira.

Ushtria italianë në Radhimë kishte depo të mëdha municioni e armatime të ndryshme, të cilat ruheshin nga garnizon të përbërë nga batalioni i këmbësorisë bregdetare.Ajo ishte e fortifikuar mirë. Aksioni kundër depove në Radhimë, kishte rëndësi të veçantëjo vetëm për rëndësinë ushtarake, por sepse ndodhej afër qytetit të Vlorës, ku ishin grumbulluar forca të mëdha ushtarake të armikut, për të zhvilluar operacione ndëshkimore në Vlorë. Komanda e çetës organizoi zbulimin mbi vendndodhjen e armikut dhe në të gdhirë pasi u dha sinjali i sulmit, partizanët sulmuan me bombadore dhe hapën zjarr më të gjitha armët që kishin. Depua u shkatërrua dhe për ditë të tëra dëgjoheshin shpërthimet e predhave e municioneve që ishin vendosur aty. Ky aksion tregoi se partizanët e Çetës Plakë të mbështetura nga njesitet e armatosura të popullit, kishin forca të mjaftueshme për të kryer veprime më të mëdha, më të organizuara në dem të armikut. Ky aksion ndihmoi në ngritjen e moralit të forcavetona, në veprime të mëtejshme luftarake por edhe shkaktoi panik tek armiku.

Në rrethinat e Vlorës, pushtuesit kishin portin detar më të afërt për furnizimin e ushtrisë fashiste në Shqipëri me mjete teknike dhe armatim luftara, prandaj këtë zonë donin ta kishin zonë të qetë nga veprimet sulmuese të partizanëve. Jakomoni dhe Mustafa Kruja shtronin arritjen e qëllimeve të tyre duke pasur në plan të parë çarmatimin  të kapnin “banditët” dhe  të siguronin bashkëpunimin me popullsinë si garanci për të ardhmen. Në etapën e dytë ajo parashikonte të kryente veprimet e spastrimit dhe të ndëshkimit të Krahinës së Mesaplikut e sidomos fshatin Gjorm, me qëllim çarmatosjen plotësisht te popullsisë, të kapnin dhe asgjesonin forcat partizane, arrestimin e elementeve të dyshimtë dhe të sigurohej qetësia në Vlorë. U caktuan të merrnin pjesë në operacion legjioni i tretë i milicisë fashiste me 100 vetë, një battalion milicësh fashist dhe repartee të motorizuara bresalerësh, dy banda të tradhëtarëve Halil Ali dhe Selim Kaloshi me rreth 1500 vetë si dhe një grup karabinierësh me rreth 500 vetë. Qeveria Krishinge mendonte se milicia fashiste së bashku me mercenarët do të shuante Lëvizjen ANÇl në fshatin Gjorm dhe në Krahinën e Mesaplikut. Për Epopenë e Gjormit është folur dhe shkruar shumë edhe nga njerëz amatorë, që duke mos qenë kopetentë për artin e luftimit, bëjnë edhe gabime pa dashje.

Çeta Plakë me gjithë fshatarët gjormiot të ndihmuar nga vullnetarët e krahinës hynë në luftë të imponuar dhe në mënyrë të pabarabartë me armikun Rrethane të tilla merren në konsideratë dy opsione: Ose pranon kushtet e pushtuesit dhe nuk vazhdon luftën; ose i përgjigjesh armikut me të njëjtin qëndrim, duke mos marrë parasysh pasojat, dëmet që do të shkaktojë ndeshja me armikun. Ne pranuam dhe u futëm në luftë frontale, pa plotësuar elementet e saj për t’u ndeshur me armikun frontalisht, pasi armiku ishte superior në njerëz dhe armatime.Në radhet e tyre numuroheshin 3500 forca. Mes tyre dhe mercenare shqiptarë në shërbim të tyre për të luftuar kundër vëllezërve të tyre jugorë. Në radhët tona numuroheshin rreth 1500 luftëtarë të paisur me armë të rrëmbyera armikut dhe granata dore. Në pranuam të futemi ne luftë të pabarabërte me armikun, sepse mbronim shtëpitë dhe vatrat tona. Kjo ishte dhe arsyeja e fitores në këtë luftë.Në frontim më të vështirë të përballjes armiku vendosi mercenarët e Halil Alisë dhe Selim Kaloshit. Pas sulmeve tona në kalibaq bashkë me 80 kufoma që lanë në fushën e betejës i transportuan për në Gjorm me gjithçka kishin rrëmbyer në Tragjas.

Duke parë me kujdes hartën e teatrit të veprimeve luftarake të asaj beteje na bie në sy: Nga Drashovica deri në Qafën e Dushkut, nuk është bërë asnjë rezistencë nga vendasit. Ka një përqëndsrim të paktë të forcave tona në fushën e Gumenicës, në Neshtë, Qafën e Sanxhakut dhe tek Ura e Frëngut afër Gjormit. Rrethimi i plotë i forcave të armikut është bërë në Kalibaq. Gjormi është plotësisht i rrethuar nga forcat armike. Ai zotëron hapësirë deri në Sirolak dhe kjo rrugëështë e lirë për armikun.Për të mos rënë në rrethim në frontin e jashtëm në veri të fshatit Gjorm, komanda italiane vendosi forca të shumta, për të mbrojtur rrugën automobilistike Drashovicë, Qafa e Dushkut, Gjorm. Kjo e komplikoi më shumë situatën.Në këtë mënyrë armiku mund të siguronte një hapësirë të ngushtë gjatë së cilët mund të tërhiqte repartet. Mbajtja e bllokuar e kësaj rruge nga armiku pengoi manovrat e forcave partizane në rrugën Vlorë-Tepelenë që do të dilnin në rajonin e Gjormit. Sulmi filloi më 7 Janar 1943. Fashistët vunë në përdorim edhe artilerinë. Në hapësirën qiellore aeroplanët e luftimit të italianëve vinin rrotull në fushën e betejës, mitralonin e bombardonin pozicionet e forcave tona. Pas kësaj forcat  partizane e vullnetare u hodhën në sulm dhe i detyruan forcat fashiste e mercenare të tërhiqen nga fronti i luftimit dhe të strehohen në fshatin Gjorm. Në shtëpitë e fshatit kishte vetëm  të moshuar, gra dhe fëmijë, sepse të gjithë meshkujt ishin në frontin e luftimit. Nuk u desh shumë kohë dhe krahu i djathtë i kundërshtarit në Kalibaq u thye keqas, duke e vënë armikun përballë shkatërrimit. Pas këtyre humbjeve në Kalibaq oficerët italianë nuk donin të vazhdonin më operacionin.Afër mesditës grupi kryesor armik në Gjorm ndodhej i rrethuar plotësisht nga forcat kryengritëse. Në pasditen e 1 Janarit 1943, gjendja  e armikut të rrethuar në Gjorm, u bë kritike dhe për ta çblloikuar situatën komanda e korpusit të 25-të u detyrua të nxirrte nga Vlora forcat e një batalioni të motorizuar të përforcuar me një grup artilerie.

Kjo situatë krijoi vështirësi dhe rrezik te forcat tona, sepse mundi të çelte një shteg, të rivendoste ndërlidhjen midis forcave armike që ndodheshin në Gjorm dhe forcat që po vinin nga Vlora. Luftimet u ndërprenë në mbremje. Në situatën e krijuar Qarkori i Vlorës, komanda e forcave partizane e gjykoi të disfavorshme vazhdimin e mëtejshëm të veprimeve luftarake. Duke mos plotësuar elementet e një lufte frontale të përballjes me armikun, ishte e detyruar të shkëpuste kontaktet me të, ishte e detyruar të ruante forcat e pakta partizane, të siguronte pozicione të përshtatshme për thyerjen e një operacioni tjetër të mundshëm të armikut dhe mbrojtjen e zonës së Mesaplikut. Në mbremjen e datës 1 Janar 1943, forcat e armikut që erdhën nga Vlora, çbllokuan forcat e rrethuara të batalionit të 50-të të këmbësorisë si dhe mbeturinat e mercenrëve. Në epopenë e Gjormit armiku la 80 të vrarë (milicë e mercenarë) dhe përkohesisht qëllimi u arrit, që nënkupton shpëtimin e Çetës Plakë nga asgjesimi. Armiqtë nuk mundën të depërtonin përpjete Luginës së Shushicës, për çarmatosjen e plotë të popullsisë.Të gjitha pasojat e luftës ranë mbi fshatin Gjorm. Komanda fashiste arrestoi 30 burra gjormio t më shumë të moshuar, ata që gjeti në shtëpitë e tyre dhe i burgosi për tre muaj në Vlorë.

Çaste nga luftimet në Kalibaq

Kalibaqi ndodhet në pjesën perëndimore të fshatit Gjorm, i banuar si vend parësor ku dominonte bujqësia dhe blegtoria. Mercenarët pasi zbritën nga faqja e malit qëndruan për t’u çlodhur e organizuar dhe më pas për të zbritur në Gjorm.Komanda e çetës kishte bërë në mënyrë të përsosur rikonicionin dhe vendi ishte plotësisht i rrethuar. Në pjesën perëndimore, disa djem nga Gjormi dhe Lepenica me një dylbi të vjetër dalluan një oficer  të hypur mbi kalë. Ky ishte komandanti i operacionit, koloneli Kelmentis, që ishte betuar për Gjormin: “Në u varça dot i gjallë,/do të djek do vë zjarr”. Por ndodhi e kundërta e asaj që kishte parashikuar koloneli: “Kalibaq o zoll’I bardhë,/u vra konsulli mbi kalë.

Ana jugore dhe lindore ishin të pakalueshme për armikun për  vetë terrenin e vështirë dhe masat që kishte marrë komanda e çetës. Pjesa lindore ku ishte synimi i armikut për të depërtuar në Gjorm, ishte i çveshur, i pjerrët. Komanda e çëtës në errësirën e natës me mot të keq, shi e borë nuk kish mundur të merrte masa të përshtatshme që armiku të ndodhesh plotësisht në darën e rrethimit, në gjuhën ushtarake të paktën pozicione të përshtatshme luftimi me mjete rrethanore për t’u mbreojtur nga aviacioni apo predhat e artilerisë armike. Megjithatë luftimet u zhvilluan të ashpra. Një skuadër mitraliere e vendosur në këtë territor, vështirësonte sulmin e forcave tona dhe bëntë të mundur që armiku të depërtonte për në Gjorm. Partizani Bako Tofili bashkë me disa djem nga Gjormi nëpër shkurre, në mënyrë të fshehtë me granata dore, asgjesoi efektrivin mitralier, por Bakua mbeti aty në fushën e betejës. Dhe poeti popullor thuri vargjet: “Kalibaq o zall i hollë,/kush e sulmon mitrolozë,/Bakua me dy-tre gjormë.

Dëshmori i Luftes ANÇl, Bako Tofili u lind në Gjorm më 1913, Shkollën fillore e mbaroi në fshat. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste Bakua me shumë gjormiot morën pjesë në shkatërrimin e linjave telefonike të armikut, djegien e armatimit e municioneve dhe eleminimin e spiunëve të rrezikshëm. Ai ra në sy të pushtuesit dhe si njeri problematik e arrestojnë dhe e çojnë në burgun e Burrelit. Pas disa muajsh, Ai bashke me disa shokë shqyejne portat e burgut dhe në errësirën e natës largohen. Me pas Bakua u hodh në ilegalitet me shumë djem gjormiot.

Në inaugurimin e Çetës Plakë, Bakua bashkë me 7 gjormiotë, bëhet anëtar i efektivit të saj.Për t’u përmendur është aksioni kundër forcave fashiste në Selenicë më 21 Shkurt 1943, në pengimin e shfrytëzimit të minierës së bitumit nga ana e tyre. Në vazhdën e veprimeve luftarake Çeta Plakë merr pjesë në aksionin e Patozit më 10 Shkurt 1943, në sulmin kundër garnizoneve italiane të fortifikuara. Në ndihme të saj shkoi edhe Çeta e Mallakastrës. Në këtë betejë armiku la 10 të vrarë dhe 57 robër.Forcat partizane zunë edhe një njesi të madhe armatimi e municioni. Si repart tashmë i organizuar Çeta Plakë vazhdoi aksionet luftarake kundër pushtuesve sipas detyrave që i caktoi Qarkori i Vlorës. Për t’u përmendur është aksioni kundër forcave fashiste në Selenicë më 21 Shkurt 1943, ne pengimin e shfrytëzimit të minierës së bitumit. Në këtë aksion morën pjesë Çeta Plake e Vlorës dhe Çeta e Mallakastrës.Natën e 21 Shkurtit 1943, partizanet prenë ndërlidhjen telefonike me Selenicën.Toga e këmbësorisë italiane, që ishte për ruajtjen e objektit u tërhoq. Partizanët shkatërruan paisjet, dogjën ofiçinën dhe morën me vehte një sasi drithi dhe shumë armatime. Miniera e Selenicës mbeti për një kohë të gjatë e pashfrytëzuar nga ana e armikut. Ai për të ripushtuar Selenicën nisi drejt saj mbi 200 ushtarë dhe një kompani mitralierë.

Të dy çetat partizane u ndeshën përsëri me armikun në Selenicë. Edhe në këtë përleshje armiku pësoi disfatë të plotë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.