Kreu Sociale Frutat e egra, shëndeti që buron nga pylli

Frutat e egra, shëndeti që buron nga pylli

423
0

Nga Irfan Gjeci

Ishte njëherë në një kohë, kur frutat e pyllit dhe fëmijët ishin shokë të pandarë. Ishte një kohë kur njerëzit, jetonin më afër natyrës, jo vetëm në fshatra por edhe në qytete. Njerëzit banonin në shtëpi të rrethuara me oborre dhe pemë. Ishte një kohë kur vështirë se do të gjeje ndonjë fëmijë, të mos kishte hipur në pemën e manit, të fikut, të mos kishte mbledhur gorica,, manaferrë, qershi e mollë të egra, rrush dhelpre e lloj – lloj frutash të egra. Ishte një herë kur fëmirija kishte shpirtin e aventurës së natyrës, fëmijet laheshin nëpër pellgje, ngrinin gracka për lepuj, dilnin në pyllë me shokët për të mbledhur lajthi apo thana. Ishte një kohë kur duart dhe këmbët e fëmive ishin me baltë, mëngët të shqepura, duart të shpuara nga gjembat, duke mbledhur trandafilat e egra, por faqet dhe buzët ishin të kuqe.Dhe e dini pse?Sepse fëmijët luanin në ajër të pastër, kishin shokë diellin dhe tokën dhe hanin plot fruta të egra.Një herë ne takuam një piktor që bëntë portrete në mes të Tiranës.Ai ishte nga veriu i shqipërisë. Dhe e dini si na tha? “Kur isha në fshat, fëmijët me rrall hanim mish, ishim shumë të varfër, na mungonin shumë ushqime dhe unë bëja habi se si e kisha gjithë atë fuqi. Sot e kuptoi se kjo vinte ngaqë ne hanim gjithë ditën fruta pylli, gjithë cfarë gjenim shkurreve.Ky paska qenë celësi i shëndetit?” Dhe kështu ne menduam t’ju themi disa gjëra për frutat magjik, që nëna natyrë i pjek vetë dhe nuk pret që farën ta hedhim ne e ti bëjmë shërbime të tjera si ujitje, plehërim, spërkatje me ilace.Sot kur shkenca ka zbuluar veti magjike të frutave të pyllit, për shëndetin, specialistët e bujqësisë kanë realizuar kultivarë që japin shumë prodhim, janë të bukur dhe mund të mbillen në vazo e oborre.Fruat e pyllit me emrin e përbashkët “mamaferra” janë disa nga ushqimet më të shëndetëshme në planet. Dhe do të jetë një kohë e artë, nëse arrijmë të hamë cdo ditë prej tyre. 1- Boronica e zezë. Ka dy lloje boronicash të zeza, që është e egër dhe e kultivuar, kokërrmadhe. Boronica e egër ka dyfishin e antioksidantëve krahasuar me të kultivuarën (9000 Orac, kundrejtë 5000).Mirëpo një kokërr boronice e kultivuar është ndoshta edhe më shumë se dyfishi i kokrrës së boronicës së egër, kështu që brënda së njëjtës kokërr ka po aq antioksidantë.Ngjyra e thellë blu është pikërishtë magjia e saj.Antioksidanti më kryesorë i saj, anthocianidina.Ky antoksidant mbron qelizat tona nga dëmtimi. Sic e kemi thënë, qelizat janë të lidhura me material si tulla me llacin që formojnë murin. Kështu edhe qelizat formojnë indet me ndihmën e kolagjenit (që vepron si llaci).Tani përfytyroni dicka që gëryen vazhdimishtë llacin që mban lidhur tullat.Mirë po kur matrica e kolagjenit të indeve tona, nuk kanë aftësi të përballojnë këtë gërryrje, boronicat vijnë në ndihmë.Ato rrisin kapacitetin e trupit për të përballuar sulmin e radikaleve të lira.Boronicat ulin inflamacionin.Kjo gjë është mjaftë e rëndësishme, sepse spraps rrezikun për sëmundjet e zemrës, perdës së syve, variceve, hemorroideve dhe ulcërës peptike. Insituti Amerikan për kërkimet e kancerit thotë; ”Tani dimë se boronica është një nga burimet më të mira të antioksidantëve, substanca që ngadalësojnë procesin e plakjes dhe zvogëlojnë dëmtimet e qelizave që mund të cojnë në kancer”. 2- Manaferrat. Manaferrat janë të pasur me disa nga përbërësit që luftojnë sëmundjet kronike dhe kancerin; si vitaminat C. E. dhe acid ellagic.Studimet laboratorike me manafarrat në një universitet amarikan treguan aftësinë e tyre për të ndaluar formimin e tumorit në zgavrën e gojës dhe përhapjen e qelizave të kancerit të zorrës së trashë.Manaferrat kanë një sasi të madhe të melatoninës, hormonit që bën të mundur gjumin dhe që prodhohet në errësirë, një faktë pothuajse i panjohur.Përvec se nga indusria e suplementeve.Sasia e malatoninës në to është më e madhe sesa në qershi. Njerëzve do t’u duheshin gjysmë kg. qershi që të ndihmonin gjumin, ndërsa manaferra vetëm 100 gr. 3-Mjedrat. Janë të pasura acid ellagic dhe kanë përfitime të ngjashme shëndetësore me menaferrat e tjera të pyllit në mjeksinë anti-kancer dhe antiplakje.Shkenctarët në universitetin e Korolinës së Jgut, zbuluan se trupi i njeriut e thith me lehtësi acidin ellagic nga mjedrat e kuqe.Acidi ellagic ka treguar se shkakton vdekjën e disa lloje qelizash të kancerit.Vaj i kuq i mjedrës po krijon interes në tregun e industrisë kozmetike, sepse është i pasur me vitaminën E. acid yndyrore Omega3 dhe ka një faktor mbrojtës të diellit (SPF) prej 24-50. Mjedrat pengojnë prodhimin e dy enzimave që prodhojnë dhimbje. Ilacet antiinflamatore si ibuprofen dhe aspirina pengojnë këtë enzimë për të ulur dhimbjet prej artriti etj.Kjo ka shpjegim; mjedrat përmbajnë acid salecilik si shelgu (aspirina); 5 mmg.Për 100 gram fruta. 4- Rrush serezi. Një shkurre, rrush serezi i kuq prodhon deri 4 kg fruta cdo verë.Rrushi serezit, varianti i zi, ka më shumë dobi se i bardhi dhe i kuqi.Ai ka më tepër vlera për shëndetin e syve, shëndetin e zorrëve, shëndetin e veshkave dhe forcimin e sistemit imunitarë.Megjatë; i kuqi dhe i bardhi kanë 4.3 gr. fibra për 100 gr. fruta dhe janë shumë të mirë për kapsllik. Ndërsa rrush serezi i zi ka më shumë hekur dhe vitaminë C. Pa imagjinoni një fëmijë, që ha pa llogaritur miligramet e frutave, se sa vitamina dhe minerale merr prej tyre. Ju keni dëgjuar qe shkenctarët thonë se fëmijët duhët të hanë të paktën 7 racione në ditë fruta dhe perime.Nga këto gjysma duhet të jenë fruta (Racioni është një kupë caji). Mirëpo frutat e pyllit zakonishtë janë më të pasura në vitamina dhe minerale si dhe në antioksidante, se sa frutat e tjera. Kështu që edhe një sasi më e vogël prej tyre do të jepte rezultat ushqyes dhe mjekues. Fruatat e pyllit hahen me tërshërë, si recel, në kek, buding e akullore, duke ulur dëmet e sheqerit, miellit dhe qumështit. “Të mbjellim fidana fruta pylli për shëndetin e gjithë qytetit dhe gëzimin e syve”

Mendojmë t’ju sugjerojmë; Të gjitha Bashive, që të krijojnë “Kopshtin e Edenit”, kopshti i frutave të egra, në një hapsirë të qytetit duke intensifikuar aty mbjelljen e shkurreve, e pemëve frutore duke shtuar edhe varietete të tjera si; thana, kulumria, mareja, shtogu, murrizi, lueshtrydhet, qershitë e gra etj. Po sikur muret e shkollave të visheshin me fruta pylli?Ne shkruajmë për cilësitë e frutave të pyllit, por pjesa më e madhe e tyre janë të paarritëshme.Mirëpo ka një mënyrë që këto antioksidantë të mëdhenjë të natyrës të fillojmë ti kemi në tryezat tona. Kështu që kush ka oborr, në pallate ose bahce, të mbjell fidanat e amles, të rrushit të tokës me tre ngjyra, të boronicës dhe manaferrës së kultivuar, të mjedrës dhe aronias. Disa variante bëhen edhe në vazo nëpër ballkone.Rekomandojmë që së bashku me mësuesit të mbjellni fidana të frutave të pyllit në oborrin e shkollës. Fruata e pyllit do të shtojnë gëzimin për të shkuar në shkollë. Nëse një murë shkollë mbushet i tëri me mjedra, apo rrush të tokës (serezi), do të ketë prodhim për të shijuar gjithë shkolla. Kush mbjell pemë mbjell gëzim për vetë dhe për të tjerët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.