Kreu Sociale Fuqizimi i gruas sipërmarrëse

Fuqizimi i gruas sipërmarrëse

249
0

Në Kosovë, paragjykimi shoqëror është në thelb një nga faktorët kryesorë që dekurajojnë gratë të angazhohen në të bërit biznes, veçanërisht gratë që jetojnë dhe veprojnë në zonat rurale.

Fatkeqësisht gruaja kosovare ende nuk shihet dhe nuk trajtohet si e barabartë me kolegët e saj meshkuj. Në punë ajo ende përballet me barriera të shumta ligjore, strukturore por edhe ato kulturore. Pengesat ligjore për pjesëmarrjen e grave në ekonomi përfshinë kufizimet në lirinë e tyre, në të drejtat mbi pronën, në trashëgimi, mungesën e qasjes në shërbimet financiare etj.

Motivuesit kryesorë, të cilët i nxisin gratë drejt hapjes së biznesit janë mundësia për të siguruar të hyra shtesë për familjen, si dhe fleksibiliteti i shtuar për të menaxhuar edhe përgjegjësitë e familjes edhe ato të punës.

Unë, Zarie Malsiu bashkeshorte dhe nënë e 5 femijëve, u linda  ne fshatin Kacanik i vjeter. Qe kur isha nxenese ishte e dalluar ne mesime gjithmone me nota te shkelqyera por nuk arrita te shkollohem me tutje, nuk pushova se lexuari sepse e desha shume arsimin edhe pse me vone e kreva shkollen e mesme. Edhe pse ne kushte jo shume te mira arita t’i shkolloj dhe t’i edukoj femijet ne menyren me te mire te mundeshme se bashku me bashkeshortin qe kishim nje gjuhe te perbashket per perballjen me problemet e jetes.

Sot ne Kosove, sipërmarrja konsiderohet si forcë shtytëse e zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmëri. Sipërmarrësit krijojnë punësim jo vetëm për vete dhe punëtorët e tyre, por sigurojnë benefite edhe për investitorët dhe furnitorët e tyre si dhe për komunitetet ku jetojnë.

Fuqizimi i përgjithshëm i grave është i ndërlidhur ngushtë me fuqizimin e tyre ekonomik, qoftë në aspektin e punësimit, qoftë në atë të sipërmarrjes.

Ne vitin 2014, me lindi ideja qe te hapi nje biznes pasi qe jetonim afer viseve rurale dhe i kishim pyjet e Sharit te mbuluara me lloje te bimeve aromatike dhe frutave te imeta, pse mos te grumbulloja ato kur fitimi ishte i mire per mua dhe per grate e tjera qe perfitonin te ardhura prej tyre? Keshtu fillova aktivitetet e para me shoqatat e grave nga te cilat mora hovin te punoj ne keto aktivitete. Interesim nga grate e zones ishte i madh per grumbullimin e bimeve nga natyra.

Me ndihmen e CNVP, filluam edhe kultivimin e shume bimeve aromatike, te cilet kane 3 vite qe na ndihmojne me mjete makinerike, fidane te bimeve (fruta te pyllit), trajnime te ndryshme per rritjen e vleres se produktit, per barazine gjinore etj.

Gjate kesaj kohe me mbeshtetjen e CNVP u perfshive ne shume kurse vendore dhe nderkombetare ku u çertifikova  me shume çertifikata ne fushen e agrobiznezit.

Keshtu filluan edhe organizatat tjera te na ndihmojne sidomos ndihma me e madhe erdhi nga USAID-i me fidane, sera, sita dhe i ritem siperfaqet e tokes dhe numrin e madh te grave dhe prodhimi ishte edhe me i madh.

Per shitjen e produktit u lidhem me kompanine “Agro Product” ne Istog. Kjo kontrate rriti sigurine e shitjeve dhe motivin per te shtuar gamen e prodhimeve dhe numrin e të punësuarve në këtë aktivitet sipërmarrës.

Në fillim kishim një sipërfaqe të kultivuar të tokës prej 25 ari, tani kemi arritur të kultivojmë në 4 ha. me llojet Rigon, Mullage etj. Edhe numri i grave nga 15 që filluam ne fillim tani kemi deri 60 gra të punësuara në këtë sektor me tendecë rritje dhe si pjesë e shoqatës Gryka e Kacanikut Grupi i Grave ka arritur të konsolidohet e bëhet një forcë shtytese për të shtuar në vazhdimësi rritjen e siperfaqes me llojet me te vlefshme te bimeve te kultivuara per te rritur punësimin dhe tregun, të ardhurat nga perpunimi i tyre, shitjet me çmime më të larta.

Kjo është një pune që mund të përfitojnë shumë familje, nga kjo eksperiancë e imja, kam konstatuar se vullneti dhe suksesi nuk mungon kur ka vullnet arrihet gjithçka.

Përveç rolit që ka në stimulimin e zhvillimit ekonomik, sektori privat i kontribuon edhe krijimit të vendeve të punës dhe përmirësimit të standardit të jetesës. Kjo e bën të domosdoshme që gratë, të cilat përfaqësojnë gjysmën e popullsisë së përgjithshme, të angazhohen në mënyrë aktive në veprimtari ekonomike në mjedisin e tyre. Mundësimi i një ndërmarrësje gjithëpërfshirëse u siguron ekonomive mundësinë që të përfitojnë nga idetë dhe potenciali që gratë sjellin në tregun e punës.

Qëllimi kryesorë i organizates tone për të filluar veprimtarin afariste me gratë në zonat rurale është gjenerimi i të ardhurave të rregullta dhe të vazhdueshme, ose krijimi i një pasurie, e cila do të trashëgohet nga fëmijët e tyre. Suksesi i grave sipermarrëse është se vetëm duke mbështetur njëra-tjetrën dhe duke ia zgjatur dorën atyre që kanë nevojë, mund të arrijnë ndryshimin që duan dhe që synojmë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.