Kreu Aktualitet Gati të ngremë çdo komision hetimor të kërkuar nga opozita

Gati të ngremë çdo komision hetimor të kërkuar nga opozita

194
0
Deputeti i PS, Taulant Balla, duke folur per gazetaret, pas nje mbledhje e grupit parlamentar te Partise Socialiste, ku eshte debatuar ne lidhje me incidentin ne Elbasan me deputetin Ben Blushi./r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla, speaks to journalists during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Deklarata për media e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve:

Z. Balla përse e refuzuat zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor?

Nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve kemi dalë të dakordësuar, jo të refuzuar. Kemi dakordësuar të gjithë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, se mandati i dhënë nga Kuvendi për Komisionin e vjetër ka përfunduar më 6 dhjetor.

Partia Demokratike kishte harruar që kishte kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, sepse ky Komision Hetimor nuk ishte mbledhur për muaj me radhë.

Megjithatë qëndrimi ynë është i qartë që sa herë të ketë një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor nga Partia Demokratike ne do ta ngremë.

Dakordësuam precedentin parlamentar, si në rastin e një Komisioni të tre-katër viteve më parë, të drejtuar nga z.Pollo.

Në kushtet kur ka dy muaj që Komisionit i ka mbaruar mandati dhe kjo normë rregulluese ka funksionuar gjithmonë, Partia Demokratike bashkë me LSI, të sjellin në formë, siç e kërkon Kushtetuta, kërkesën përsëri me qëllim që të vijojë procesi hetimor siç e duan ata.

Në asnjë rast, qoftë Kushtetuta, qoftë ligji për Komisionet Hetimore apo Rregullorja e Kuvendit nuk do të shkelen nga ana jonë pse Partia Demokratike ishte në gjumë dy muaj me radhë dhe u kthye për të vijuar punën.

Apeli im në Konferencën e Kryetarëve ka qenë që meqenëse nesër ngremë një Komision tjetër Hetimor për një kërkesë tjetër të propozuar nga Presidenti Meta dhe të depozituar në Kuvend nga dy grupet e opozitës, kjo çështje të hetohet sa më shpejt.

Kujtoj këtu, që në pesë vitet e fundit, i vetmi Komision Hetimor parlamentar që ka dalë me një raport është një Komision  i drejtuar prej nesh.

Është dita sot që ti drejtohem Prokurorisë pasi janë bërë më shumë se 18 muaj që kemi depozituar një kallëzim penal në emër të Kuvendit të Shqipërisë përkundrejt një numër shtetasish duke filluar nga Sali Berisha dhe ish-funksionarë të lartë apo persona të lidhur me ta, lidhur me një prej skandaleve më të mëdha në gjithë këto vite të procesit të privatizimit të Kompanisë OSSH, më pas të prishjes së kontratës me kompaninë CEZ e cila i ka kushtuar shqiptarëve disa qindra milionë euro.

Pas 18 muajsh, Prokuroria duhet të heqë dorë nga historia që hetimet tejkalojnë afatet, sepse shqiptarët e kujtojnë mirë një hetim të ngjashëm, i cili nuk u referua në Gjykatë, por u bllokua për shkak të shkeljes së afateve.

Sa kohë që pjesa më e madhe e personave të kallëzuar nga ana e Parlamentit, 74 vota ka votuar Kuvendi atë raport, nuk janë marrë ende në pyetje nga prokurorët, në 18 muaj nuk e di çfarë kanë bërë ato prokurorë me këtë çështje.

E kujtova këtë rast për të thënë se kur ka dëshirë për të çuar përpara një Komision Hetimor, Komisioni Hetimor miraton raport dhe raporti është një dokument referues në institucionin e Prokurorisë.

A e ka penguar Policia Komisionin Hetimor të kryejë punën duke mos dhënë informacion brenda afateve?

Së pari, dua t’ju njoftoj që nuk është aspak e vërtetë që Komisionit nuk i është dhënë dokumentacioni. Në vlerësimin tim Komisionit i është vënë në dispozicion pjesa më e madhe e dokumentacionit.

A ka ende dokumentacion të pa administruar nga Komisioni?

Sigurisht që mund të ketë, por nga informacioni që u dha nga nënkryetarja e Komisionit, znj. Felaj u shpreh qartë se kemi të bëjmë me një mungesë serioziteti nga ana e kërkuesve të Komisionit, të cilët nuk kanë kërkuar prej muajsh që të mblidhet Komisioni.

Duhet të jetë e qartë për këdo, edhe për Komisionin Hetimor që ngrihet nesër, se ligji për administrimin e informacionit të klasifikuar dhe të detyrimit që personat, të cilëve u vihet në dispozicion informacion i klasifikuar, të jenë të pajisur me certifikatë sigurie, është gjithmonë i domosdoshëm.

Kërkesa e të gjithëve ne, ishte që Komisionet Hetimore e kanë për detyrim edhe për shkak të imazhit të Kuvendit në rolin monitorues që ka të dalin në raporte përfundimtare.

Faleminderit!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.