Kreu Ditar Gëzuar ditëlindjen, Natasha Dhoska!

Gëzuar ditëlindjen, Natasha Dhoska!

273
0

Me respekt dhe me konsideratë, po shkruaj këto rradhë në këtë artikull, pasi  Ajo ka qenë Mësuesja e muzikës në shkollën 8-vjeçare të Pezës së Madhe. Gjithmonë kam qënë dhe do të jem krenarë  për mësuesen time të muzikës, e cila ishte dhe vazhdon të jetë edhe sot që ka dale në pension, e qeshur dhe shumë e dashur me të gjithë ata që ata që e njohin. Edhe unë, si ish nxënësi i saj, Xheladin Çelmeta, I uroj nga zemra: Jetë të gjatë dhe suksese në krijimtarinë e saj!

Në rastin e NATASHA Dhoskës, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të OKDA, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve, Ambasadore e paqes, autore e librit të Edukimit Muzikor për klasën e V-të, e cila është quajtur ”Punë Shkencore”, sikur nuk shkon urimi “Gëzuar 70 vjetorin”. Ajo, duke qartë që i ka sfiduar vitet duke qenë shumë pasionante, njëlloj si dikur në vitet e rinisë. Mësuese Natasha erdhi këto ditë në zyrën e Kryesisë së Organizatës së Dëshmorëve, e shoqëruar nga shoqja e saj e pandarë Oqeane Peza, një tjetër aktiviste e nderuar e organizqatës sonë. Jo vetëm kaq; ajo ka ardhur “e shoqëruar” edhe nga dy persona të tjerë shumë të rëndësishëm për të: Nëna dhe Babai i saj, dikur partizanë. Natyrisht jo në kuptimin fizik, pasi ata ka kohë që kanë ndërruar jetë. Por, Natasha ka marrë me vete një portret të tyre, të realizuar nga bashkëshorti i saj, Vasili. Janë të dy bashkë…Kapelja me yllin e kuq partizan, është pikturuar mjeshtërisht në atë telajo të futur me kujdes në një kornizë. Kështu që Natasha ka dashur që në këtë evend të kishte “pranë” edhe dy prindërit e saj të shtrenjtë…

Ah, sikur ata të ishin gjallë! Sa do të gëzoheshin në këtë ditëlindje të vajzës së tyre. Natasha, dikur me profesion mësuese, është e pasionuar me botimet. Ajo ka botuar 10 libra artistikë, letrarë dhe metodikë si: “Yje për mua” (poezi); “Limani i shpirtit tim” (poezi); “Sytë e tij”, “Ali Kondi, Artist i Merituar” etj. Në praninë e një pjese të Kryesisë, në ditëlindjen e Natasha Dhoskës, u fol për angazhimet e saj në organizqatën e Dëshmorëve, për jetën e saj gjithnjë active në fushën e edukimit patriotik, të cilën e realizon përmes bisedave në degën e organizqtës ku është anëtare. Po ashtu, ajo u vlerësua me çertifikatën “Nderi i Organizatës së Dëshmorëve”, të cilën ia dorëzoi kryetari i Organizatës Kombëtare të Dëshmorëve dr. Gjergj Velo.

Vlerësimet për mësuesen, poeten dhe shkrimtaren Natasha Dhoska janë të shumta si: “Nderi i shoqatës “Frashëllinjtë”; “Nderi i shoqatës “Devolli”; “Nderi I Organizatës së Dëshmorëve”; “Anëtare Nderi e Organizatës së Veteranëve”, “Mirënjohja” nga komuna e Vushtrisë, Kosovë;  “Çertifikatë” nga Ministria e Arsimit, “Fletë Nderi” nga shkolla e muzikës e Çikagos (SHBA), “Mirënjohja” e shoqatës “Bytyçi”, “Çertifikatë” nga Unioni i Shqiptarëve të Amerikës” etj. etj. Natasha dhoska, ka botuar gjithashtu edhe 10 libra artistike, letrarë dhe metodikë.

I urojmë nga zemra Natasha Dhoskës: Gëzuar 70 vjetorin e lindjes! Qofsh përherë energjike, pasionante ashtu si dikur në moshën e rinisë!

Xheladin Çelmeta

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.