Kreu Ditar Gjakun e të parëve dhe shpirtin e lirisë nuk e braktisi

Gjakun e të parëve dhe shpirtin e lirisë nuk e braktisi

337
0
  • 550 vjetori i ndarjes nga jeta te Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Kushdo që njeh sadopak figurën epike të Skënderbeut, formon bindjen se ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht me forcën e paepur të një kombi nga më të lashtit, drejtësinë e luftrave të tij të imponuara, besimin aq të domosdoshëm për arbërit në luftën e tyre të shenjtë kundër otomanëve, rolin e tij kundër barbarisë osmane që i kërcënohej Europës së shek.XV. Në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare theksohet se: “Skënderbeu mbrojti për 25 vjet krishtërimin europian”.

GJERGJ KASTRIOTI – PENG NË OBORRIN E SULLTANIT

Si shumë zotër ballkanas (Hemusit) edhe Gjon Kastrioti për të ruajtur zotërimet e tij, pranoi të shpallej vasal i Sulltanit. Po si vasal i dyshimnte gjatë viteve “10” , atë e detyruan të dorëzojë peng në oborrin e sulltanit bashkë me djemtë e tjerë edhe Gjergjin e vogël. Ky dorëzim mund të jetë bërë në vitin 1415 kur ossmanët pas marrjes së krujes u vendosën qëndrueshëm në krahinën qëndrore të Arbërisë (Shqipëria e Mesme).

I marrë peng, arsimuar, stërvitur në shkollat osmane, i imponuar të studiojë kulturë otomane, ritet islame, detyrohet të marrë dhe emër osman. Bashkë me moshën, Atij i shtohen pak nga pak fuqitë, formohet, përbllon detyra të vështira dhe për një burrë të fuqishëm me cilësi të njuë ushtaraku: pra duron urinë, etjen, vapën, të ftohtit, pagjujësinë herë me shpatë, herë me hark e shigjetë, herë si kalorës, herë si këmbësor, gjë që s’mund të mos binte në sy të sulltanit dhe oborrit të tij, ku dhe i dhanë emrin Skënder (Iskander, trajtë turke e emrit të Aleksandrit të Madh).

Mbasi mbaroi shkollën ushtarake, mori gradën sanxhak-beg, komandant të një njësie administratibo-ushtarake të perandorisë osmane. Fill pas kësaj, vihet në krye të 5000 kalorësve dhe dërgohet në Azi, në vende të ndryshme me detyra të ndryshme, nga ku kthehej gjithmonë fitimtar. Mund të qeveriste pa telashet e perandorisë, përfshirë edhe “Principatën e të atit, Krujën”, por nuk e bëri. Shpirtin e lirisë, gjakun e të parëve nuk e braktisi, mbajti besimin tyre dhe kontinetit që i përkiste.

25 VJET, KUNDËR OSMANËVE – 26 BETEJA

Sipas burimeve të historiografisë, Skënderbeu qëndroi nën sulltanin deri në vjeshtën e tretë të vitit 1443 kur ushtritë hungareze dhe rumune, u përqëndruan gjatë brigjeve të Danubit për të sulmuar osmanët. Eshtë viti në të cilin u zhvillua një veprimtari e gjallë diplomatike ku u përfshi edhe Arbëri, për të cilën duhet të mendohet se kishte dijeni dhe Skënderbeu. Pikërisht më  3 nëntor në bashkëpunim me Huniadin, Ai braktisi kampin osman dhe sëbashku me 300 kalorës besnik, të gjithë arbër, kthehet në atdhe, ku çliron një numër të madh kështjellash kryesisht në Shqipërinë e mesme.

Më 28 Nëntor 1443, shpall Principatën e Kastriotëve në Krujë.

Më 2 Mars 1444, sipas marrëveshjes që kish bërë me krerët e Arbërit, mblidhet Kuvendi Kombëtar i lezhës (Lissus) ku u përcaktuan politikat e brendshme dhe të jashtme që do ndiqeshin. Me evolucion të brendshëm, beslidhja u kthye në një aparat shtetëror, një shtet të përqëndruar, formimi i të cilëve ishte  një hap i rëndësishëm për bashkimin politik të shqiptarëve.

S’vonoi shumë dhe shteti i Arbërit u vu para sprovave të mëdha. Beteja e parë u bë pas tre muajve në Qershor 1444 në fushën e Torviollit, ku si rezultat i ksuhteve dhe faktorëve të miratuara në Lidhjen e Lissusit (Lezhës), arbërit korrën fitoren e parë kundër ushtrisë osmanbe prej 25.000 trupa. Kjo fitore bëri jehonë në të gjitha kancelaritë e Europës së shek.XV. Pas kësaj pasuan dhe dy fitore të tjera në fushën e Mokrës (1445) dhe në fushën e Ottonetës (1446). Fitorja e Mokrës ndonëse më e vogël se ajo e Torviollit, bëri më tepër jehonë nëpër Europë, ku vajti si një ngushëllim i mirëpritur pas katastrofës së Varnës. Ja se ç’thotë Skëbdërbeu për të: “Luftrat e vazhdueshme, shterimi i mjeteve të brendshme, mosardhja e ndihmave të premtuara nga jashtë, bëri që Skënderbeu t’u drejtohet dhe një herë bashkëkombasve të tij, krerëve të Arbërit. Për këtë qëllim në Janar 1468, thërret përsëri Kuvendin e Përgjithshëm të Arbërit”.

AMANETI I GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU

Mbasi kish kaluar tërë vëndin, mbërrin në Lissus (Lezhë) ku e zënë një palë ethe të rënda që siç thonë, ishin të njëjta si ato që kapën Aleksandrin e Madh. Sëmundja po avanconte dita-ditës dhe duke menduar se koha po mbaronte, dha urdhër që të mblidheshin shokët, princat e Arbërit, të konfederuarit, të dërguarit e Venedikut, ambasador, krerët e ushtrisë dhe foli:

“Përpara se të heq frymën e fundit dhe të iki nga ju e t’ju lë, është e nevojshme para së gjithash për një gjë, për të cilën Unë sipas zakonit që kam pasur gjithmonë në vitet më fatlume të moshës sime, mendova t’ju flas e t’ju këshilloj, që shpëtimi dhe nderi i republikës së krishterë dhe të besës katolike, ta kini dhe këtej e tutje pas vdekjes sime, gjithmonë para syve dhe të derdhni për të gjer në pikën e fundit të tërë djersën tuaj, po ashtu siç e keni derdhur gjer tani me mua gjallë, tërë mundin tuaj me një simpati e admirim aq të madh. Dhe të gjithë punët, besomëni mua, do t’i kini shumë te lehta dhe shumë të mbara dhe çdo gjë do ta çmoni më poshtë se të mirën e përbashkët dhe dobinë publike po qe se ruani gjithmonë paqen dhe bashkimin së pari, dhe pastah besën dhe dashamirësinë ndërmjet jush. Dhe me të vërtetë, s’ka shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shëmbet dikur e të mos rrënohet, kur u lëshon vend mërive dhe grindjeve të përbashkëta, kur përpara të mirës së përgjithshme vë dobinë dhe përfitimin vetjak. Por, në rast se ju përkundrazi, jeni të lidhur e të bashkuar, asnjë armik dhe asnjë sulm kundërshtari nuk do të mund t’ju dëmtojëë, mbretërinë dhe shtetet tuaja do të rrojnë, do të qëndrojnë përhera: popujt, gjindjet, gratë e fëmijët, do t’i kini të siguruar përgjithmonë me qetësinë dhe fatbardhësinë e përhershme”.

Atë natë që ushtria turke mori arratinë, Skënderbeu pas rrëfimit para princërve të Arbërit, komandës së ushtrisë, të deleguarve të venedikut ndërroi jetë, pra më 17 Janar 1468 në moshën 63 vjeçare. Kur dëgjoi gjëmën, Lek Dukagjini, princi i Arbërit, doli me vrap mes publikut, me fytyrë të pikëlluar me zë të nbytur, duke shkulur flokët tha: “Mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë o princër arbëror. Sot u bënë copë dyert e Epirit dhe të Maqedonisë; sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona; sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë; sot u përmbysën fronet e pushtetit tonë; sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jona”.

Arbërit e përcollën heroin në banesën e fundit me një ceremony madhështore. Ata e vendosën të prehej i qetë në katedralen e Shënkollit ne Lissus (Lezhë) duke e shoqëruar gjëmën rrënqethëse arbërore me një vajtim horetik. Me gjithë përpjekjet e osmanëve, kujtimi i Skënderbeut ishte shumë i gjallë. Ja ç’thotë vizitori apostolic B. Bizi, i cili kalon në Lissus me 1610: “Kujtimi i Skënderbeut ishte aq i gjallë sa arbërit i këndonin këngë në prani të pushtuesve osmanë”.

Më 1630 kur xhamia selime u shëmb, arbërit i përuleshin kujtimit të Heroit, përsëri mbi gërmadhat e katedrales së dikurshme.

Më 1637 shkrimtari Frang Bardhi, përkujton Skënderbeub me librin “Apostolli Skënderbe”. Më 1808 udhëtari freng J. Groinelin, i cili viziton lissusin (Lezhën), thotë se shqiptarët e nderonin me veneracion varrin e Skënderbeut që ndodhej brenda një kishe të kthyer në xhami.

Emri i Gjergj Kastriotit, u bë flamur i luftës për bashkim kombëtar kundër zgjedhës shekullore osmane, që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.