Kreu Ditar Hakmarrja dhe tradhtia, plagë pa shërim!

Hakmarrja dhe tradhtia, plagë pa shërim!

361
0

Më 28 Mars 1997, anija luftarake italiane “Sibila” goditi anijen shqiptare nga “Kateri i Radës”. Tragjedia e Otrantos, mbase, ata që e përgatitën kastile, komshinjtë italianë për hakmarrje. Qeveria e Romano Prodit, 77 vite me rradhë, ruante në arkivat ushtarake e shtetërore, disfatën e vitit 1920 që ata pushtues të hynin në Vlorë. Ushtria e Duçes pësoi disfatë e humbje nga trimat e Vlorës të udhëhequr nga Selam Musai me trimat e tij, të cilët e pritën pushtuesin italian në Drashovicë. Italianët me grykët u pushkëve të patriotëve shqiptarë.  i hodhën në Det të vrarë e të tërbuar. Por këtë humbje kurrë s’e harruan ata. Por kryeministri Romano Prodi gjeti rastin mbas 77 viteve dhe shkaku ishin trazirat e ’97-ës në Shqipëri e pse jo edhe me marrëveshje me Qeverinë shqiptare që drejtonte Sali Berisha më Bashkim Gazideden e kriminelë të tjerë, të cilët u hakmuarën kundër “rebeleve” vlonjate”.

Por, dihet  nga çdo shqiptar dhe i huaj, tentativat e qeverisë Berisha për të pushtuar Jugun, organizoi ushtri e rezervist të paisur me autoblinda, tanke, artileri e avion me bomba e lëndë helmuese për t’i përdorur kundër krahinës Jugore të Shqipërisë. Por, dy trimat pilotë, Adrian Elezi dhe Agron Dajçi, vepruan kundër urdhrave e dëshirave të kriminelëve Berisha e Gazidede, Zhulali e kompani. Pilotët i hodhën në det bombat dhe më pas për t’u larguar në një aerodrom italian. Ata i njoftuan me radio marrëse-dhënëse urdhëruesit e masakrës që do të ndodhte nëse ato armë përdoreshin kundër vëllezërve të tyre shqiptar. Pilotët, si patriot shqiptar, duke komunikuar me urdhëruesit e tyre, iu përgjigjen: ne nuk vrasim vëllezërit tanë, nënat e motrat tona, o ju të çmendur kriminel!

Por, si Prodi dhe Berisha, realizuan qëllimin e tyre duke goditur me anijen luftarake italiane “Sibila” duke fundosur 85 frymë njerëzore, fëmijë, gra, nëna me fëmijë në gji, civilë të pafajshëm dhe burra që ndodheshin në anijen shqiptare “Kateri i Radës”. Ishte Kryetarja e Senatit Italian, gazetarja raciste e sadiste Irenë Piveti, e cila me thirrje histerike, klithte: “të gjithë shqiptarët të hidhen në Det”. Kjo Deklaratë i parapriu tragjedisë së tmerrshme në ujrat e Adriatikut. Mallkuar qoftë kjo nëpërkë që nxorri helm nga goja, e cila fundosi në fund të Detit të Zi në Otranto, 85 njerëz të pafajshëm që donin të largoheshin për një jetë më të mirë. Vetëm dy kapitenët e dy anijeve, gjoja u dënuan duke u fërkuar kokën me thenjen “Aksident”!

Si ka mundësi që Ligjet Ndërkombëtare të Lundrimeve në det të hapur, kur në bordin e saj kishte njerëz të thjeshtë, të cilët në duar mbanin flamuj të bardhë u sulmuan? Anije, të cilat japin sinjale me flamujt e vendeve të tyre, në rastin e anijes sonë, me flamur të bardhë, nuk duhet kurrsesi të sulmohen. Përkundrazi, ata duhen ndihmuar në rast se janë në rrezik. Pra, çdo veprim i tyre, ishte i qëllimshëm nga Prodi dhe Berisha. Akoma drejtësia edhe sot e kësaj dite, po hesht. Berluskoni lëshoi lot krokodili, Saliu, fërkonte duart duke thënë: “Ja si e pësuan rebelët”!

Po bashkëngjis vargjet: “Tragjedia e Otrantos”

28 Mars i nëntëdhjetë e shtatës,/tragjedia tjetër, ajo e Otrantos,/tronditi mbarë Shqipërinë,/janë mbytur: gra, pleq e fëmijë/…

85 në fund të Detit të Zi,/Edhe nëna me fëmijë në gji./E gjith’ Vlora doli në breg,/kërkon kufomat, po s’i ka gjet.

Një përbindëshe italiane,/ajo i bëri këto name./Goditi anijen shqiptare,/në fund të Detit 85 varre/…

Shumë lot nënash pa pushuar,/ujiin Detit, ia kanë shtuar./Ato janë nëna shqiptare,/Zoti u vraftë, Zoti ju Itale/…

Përse ndodhi kështu vallë!/veç mund ta dijë zoti Salë,/vlonjatet të gjithë duke qarë,/lotët e tyre s’kanë të tharë/…

Mos harro Salë, se dhe Vlora,/Është tokë shqiptare si Tropoja./Pse s’e more rrugën në Vlorë me shku,/qindra nëna me i pajtu!/…

Jo, unë s’shkoj dot në Vlorë,/se unë jam Mbret me Kurorë./Po të shkoj unë nga Vlora,/Më mbajnë peng, më ikën Kurora/…

Po na vijnë zëra nga fundi i Detit,/duke i bërë thirrje miletit./Na nxirrni jashtë, nëna e baballarë,/që peshkaqentë mos të na hanë/…

Tufa lulesh dhe kurora,/i hedh në Det çdo ditë Vlora./I hedh për shpirtrat e bijve të vet,/shpirti i tyre, vaftë në Xhenet./…

Bashkia e Vlorës, gaboi vetë,/shpalli Prodin “Qytetar Nderi”./85 vlonjatë i mbyti në Det,/Ai meritonte titull ferri./…

Prodi e Sala bënë plane,/po drejtësia Vendim të kishte marrë./Mbytën në Det fëmijë e djem nënash,/të dy meritonin vdekje në litar….

Stafi i gazetës “Zëri i Popullit”,

I uron bashkëpunëtorit të saj Z. IDRIZ PASHA, 80 vjetorin e lindjes më 5 Prill 2019! Urime për këtë përvjetor, të jetosh me shëndet të plotë, aq sa të dojë zemra me penën tënde të mprehtë dhe duke kontribuar me shkrimet tuaja!

Shëndet e Lumturi z. IDRIZ PASHA!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.