Kreu Aktualitet Hapja e negociatave/ Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen në Luksemburg

Hapja e negociatave/ Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen në Luksemburg

357
0

Ministrat e Jashtëm dhe për Çështjet Europiane nisën sot takimin në Luksemburg për të vijuar me përgatitjet për mbledhjen e Këshillit Europian që pritet të marrë vendim në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen theksoi përpara hyrjes në takim, se “duhet t’i përgjigjemi vendeve të Ballkanit”.

“I mbështesim negociatat, të dëgjojmë edhe të tjerët. Ti përgjigjemi përkushtimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pres një sinjal të BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ajo.

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth theksoi se pozicioni i Gjermanisë është i qartë sot, çelja e negociatave.

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok paraqiti rezerva.

“Një hap i rëndësishëm që duhet ndërmarrë nga Maqedonia e Veriut është ligji për Prokurime Publike. Në lidhje me Shqipërinë mendojmë se ka ende shumë punë për të bërë dhe nuk është gati për hapjen e negociatave”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.