Kreu Ditar Haxhi Lleshi, figurë e shquar e LANÇ-it

Haxhi Lleshi, figurë e shquar e LANÇ-it

389
0

Pinjollët e ballistëve e tradhëtareve, po shpifin e denigrojnë dy herë figurën e Heroit Ndërkombëtar të Luftës së Dytë Botërore dhe Heroit të Popullit Haxhi Lleshi. E kam njohur udhëheqësin, trimin dhe Komandantin e Çetës së Dibrës e pas Çlirimit Kryetarin e Presidiumit të Kuvendit të Shqipërisë, Haxhi Lleshin. Ai e filloi luftën kundër pushtuesve si atdhetar e patriot. Nuk ishte atëherë Ai komunist, por me zgjuarsinë dhe vullnetin e tij prej shqiptari, i dhuroi luftës një mushkë të ngarkuar  me dy arka flori. Ai luftoi si trimat dhe gjatë luftës është plagosur. Aleatët e Luftës së Dytë Botërore e dekoruan “Hero Ndërkombëtar” i asaj lufte të përgjakshme. Shqipëria e ka dekoruar Haxhi Lleshin me titullin e lartë “Hero i Popullit” për kontributin e tij gjatë luftës për çlirimin e vendit nga pushtuesit dhe tradhëtarët e vendit.

Sot, disa pinjollë ballistë e tradhëtarësh, mohojnë Luftën Nacionalçlirimtare që bëri populli shqiptar kundër nazi-fashistëve duke dalë fitimtarë nën drejtimin e Partisë Komuniste dhe Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe të vet komandantit të Çetës së Dibrës, Haxhi Lleshi dhe shumë Heronjve që ranë duke luftuar me trimëri.  Këta pinjollë që baballarët e tyre dhe të afërmit, bashkëpunuan me pushtuesit kundër Atdheut tonë dhe tani lehin si zagarë të plagosur rrugëve së bashku me Çelo Hoxhën ish zevendesin e Agron Tufës. Çelo dhe Dh. Çupi, shpifin duke mohuar kontributin dhe trimërinë e Heroit të Popullit Haxhi Lleshi.

Heroi i Popullit Haxhi Lleshi ishte dhe do të mbetet Hero për popullin dhe qytetin e tij të lindjes Dibrën, e cila e ka ngritur lart figurën dhe rolin e Haxhi Lleshit gjatë Luftës Nacionalçlirimtare duke e rikujtuar dhe nderuar me titullin “Qytetar Nderi” për Qarkun e Dibrës. E dijmë shumë mirë që Heroi i Popullit, nuk lejoi që të dhunoheshin robërit Italian të Luftës mbas kapitullimit të ushtrisë Italianë në vitin 1943, por i përcolli drejt Atdheut të tyre, Italisë. Kur ishte Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, i ka falur jetën shumë të dënuarve të asaj kohe.

I paharruar kujtimi i Heroi të Popullit, Haxhi Lleshi!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.