Kreu Ditar Heronjtë dallohen, sepse janë të mbrujtur me patriotizmin e shkallës më të...

Heronjtë dallohen, sepse janë të mbrujtur me patriotizmin e shkallës më të lartë

147
0

Sylë Gosturani

Dramë, dramë dhe përseri dramë jeta e popullit shqiptar. E pse dramë, sepse pazaret globali për interesa globale sakrifikojnë popujt e vegjël e të pa mbrojtur. Haga nderthur të p prituren. Presidenti i Kosovë z. Ashim Thaçi thirret atje i akuzuar për krime lufte. Po për ç’krime lufte bëhet fjalë? Askush nuk thotë akuzë konkrete por në atë thirrje diçka ka dhe më e mundëshmja është gjunjëzimi i lederit të UÇK-ës për të pranuar lojrat politike  që luhen sot në mes Lindjes e Perendimit. Në themel të asaj loje politike është: ”kush do ta thithë Serbinë”. Për hir të këtij kushti si për lindjen ashtu edhe për perendimin, çeshtja shqiptare është sekondare ose edhe e parëndësishëme fare. Zotërinjë , që merreni me “sigurinë”e popujve e të vendeve u pyesim: A e dini historinë e mardhënjeve Serbo-Shqiptare? A e dini se këto dy vende që nga viti 1911e gjer më sot kanë zhvilluar luftra të përgjakëshme e të papajtushme me njëra- tjetrën? Në ato luftra pa diskutim njëri ka qënë agresori dhe tjetri ka qënë viktima.

Populli shqiptar në historinë e ti nuk ika rënë kujt në qafë por edhe në historinë e tij nuk është gjunjëzuar para askujt për t’i lëshuar, cilitdoqoftë as edhe një pllëmbë tokë nga ajo  që i kanë lënë të parët. Për këtë ai ka derdhur gjak, ka flijuar djemët më trima, burrat më trima e vajzat e gratë më burrëresha e trimëresha. Me serbët shqiptarët kanë jetuar në hasmëri të përhershme për një qellim të vetëm :“Të mbrojnë çdo pllëmbë toke që serbët përpiqeshin t’ia grabisnin. Kush është këtu sulmuesi e kush është mbrojtësi. Malli i huaj është i huaj. Atë mund t’ia marrish tjetrit por tjetri nuk e harron , edhe po s’e nxori vet ua lën amanet pasardhësve pra, e lë zjarrin të ndezur. Kështu ka ndodhur me shqiptarët . Ua kanë uzorpuar tokat, i kanë vrarë e masakruar por kurrë nuk kanë hequr dorë nga tokat e të parëve. Ato ua morën padrejtësisht dhe me to kënaqën kërkesat e serbëve, bullgarëve e grekërve, shqiptarët i bënë vasal por të panënshtruar asnjë herë. Ishte ai mos nënshtrim, që luftrat e shqiptarëve për të zotëruar tokat e tyre, shkoi duke marrë gjithnjë e më shumë flakë gjer në ditët e sotme Lufta e Dytë Botërore la shumë çeshtje të pazgjidhura, një nder të cilat ishte dhe çeshtja shqiptare. Vendimet e asaj lufte shkelën hapur vetvendosjen e popujve pas luftës. Kosovarët përbënin një etni dhe autokton nëKosovë . Nuk ka historian në botë që mund të thotë ndryshe . Ata në ushtri të organizuar morën pjesë aktive në luftë dhe në mbarim të saj, as që u mor kush me kërkesën e tyre për vetvendosje po ia aneksuan ish Jugosllavët titiste. Ç’farë nuk bëri Josif Broz Tito mbi kosovarët . Nga vrasjet e fshehta , burgosjet , internimet , çnderimet , kosovarët morën rrugët e mërgimit , ku të shpëtonin shpirtin, nderin e fëmijët. Zollumi mbi kosovarët arriti kulmin pas shpërbërjes së Jugosllavisë . Sllobodan Millosheviçi dhe çdo kokëserbi , që shkelte në Kosovë terror ushtronte , që t’i zhdukte apo t’i detyronte të mërgonin në dhera të huaj me qellimin e vetëm që ta kolonizonte Kosovën me serbë. Kosovarët u gjendën në rrugëkryq . O të gjunjëzohen për t’iu nënshtruar çdo lloj terrori e masakrimi , o të organizonin mbrojtjen e denjitetit kombëtar. Zgjodhën luftën , sepse nëpërmjet asaj o do çfaroseshin, o do fitonin të drejtën e të drejtuarit të vetvetës.

Historinë e Serbisë si shtet militar, agresiv e i p mëshirëshim për të vrarë , prerë e gllabruar gjithçka gjënë përpara e njohim të gjithë po e njef edhe Evropa edhe Amerika . Ato cilësi gjakatare serbët e Millosheviçit i çaqën mbi Kosovën e kosovarët jetim të pambrojtur. Se ç’farë bënë militarët e paramilitarët serb e tregojnë varret e të vrarëve , e tregojnë të humburit pa nam pa nishan , e tregojnë masakrimet e çnderimet e qindra grave e vajzave shqiptare . Masakrat serbe mbi kosovarët kanë qënë të panderprera që nga 1871-shi . Atëherë ç’dialog mund të zhvillohet në mes këtyre dy vendeve, kur Kosova ka qënë përherë viktimë dhe serbi agresori ? Sa mund t’i besohet një vendimi paqeje e njohje reciproke në mes këtyre dy vendeve, kur Serbija ka qënë gjithmonë e pa besë? Një fakt është më se i qartë : Serbija është në kërkim të një mundësie favorizuese dhe po i u dha mundësia, do hidhet në sulm mbi Kosoven si bisha më e tërbuar mbi Kosovën e kosovarët. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një prononcim e tha qartë :”Kosova është fëmija i vogël i Amerikës” po rezoluta e Rambujesë nuk vuri qartë pikën mbi “I”. Ajo e la evazive qëndërimin e Serbisë dhe  për mos e thënë fjalinë ”E detyroi Thaçin të firmoste”, insistoi me këmbëngulje që Thaçi të pranonte ç’farë diktonte Rambujeja. Shapi nuk u nda nga sheqeri. Definacioni i asaj mbledhje duhej të ishte “Kosova shtet i pavarur demokratik. Serbija duhet t’i kërkojë falje dhe të paguaj dëmet e luftës”. Kjo nuk ndodhi në atë kohë . Po ç’farë ndodhi ? Forcat shumëkombëshe arrestuan kasapin e ballkanit Sllobodan Millosheviçin  e derguan në Hagë për ta gjykuar. Ai dekleroi  se nuk e njihte atë gjykatë dhe për pasoj nuk iu nënshtrua proçesit gjygjsor të rregullt duke mos pranuar as avokat, përfundimisht thanë se ai vdiq pa u marrë vesh as gjë nga shkaqet e asaj vdekje e ç’farë u bë për ta parandaluar atë vdekje. Genocidi i ushtruar mbi një popull autokton në vend të vet, mbeti jetim. Liderët e UÇK-ës u thirrën me radhë në Hagë. Asnjërit nuk iu gjet snjë bëmë krieminale. Kësaj i thonë: “Të mundosh tjetrin pa faj”.

Së fundi thirrën në Hagë presidentin e Kosovës Hshim Thaçi . Ç’farë po bëjnë këta gjygjtarë e prokurorë të Hagës, duke thirrur  e ç’thirrur sa njërin sa tjetrin lider të UÇK-ës? Dikus , me qellime të caktura fshihet prapa këtyre veprimeve. Që nga koha e nënshkrimit të “Shën Stefanit” e gjerë më sot , shqiptarët kanë jetuar në armiqësi me fqinjët. Fuqitë e mëdha gjithmonë kanë qënë krah tyre për të ndarë e coptuar trojet shqiptare, që Shqipëria të mos ekzistojë as si shprehje gjeografike as si komb. Luftërat shekullore që ka bërë populli shqiptar, veçanrisht lufta AFNÇl, kanë bërë që populli shqiptarë të mbijetojë mbi stuhitë e shtërgatat pushtuese. Hashim Thaçi , një djalë fare i ri, i edukuar me patriotizmin e lartë heroik dhe me urrejtjen e pakufishme ndaj robëruesit, rroku armët me shumë djem e burra të Kosovës e doli për liri e vatan. Rinia kosovare e ndoqi nga pas. Luftëtarët e çlirimit të Kosovës për çdo ditë rriteshin. Ata u disancuan nga lëvizjet rugoviane  që nuk ishin asgjë tjetër veçse nënshtrim ndaj Serbisë. Ajo lëvizje, po të ishte për pavarësi e çlirim kombëtar, do bënte gjithçka të mundur paqësisht, që genocidi serb të mos e mbushte Kosovën me varre masive, përkundazi, lideri pacific, Ibrahim Rugova, zhvilloi turne me Sllobodan Millosheviçin. LDK-ja nuk ishte gjë tjetër veçse një taktikë e Millosheviçit për të realizuar një strategji të re mbi Kosovën e Kosovarët dhe i angazhuar për ta zbatuar atë strategjI. RUGOVA ashtu siç do t’i diktohej nga Slloboja. Ka qënë dhe është në traditë, se kur një njeri apo grup njerëzish  në çfardo kushtesh, rrethanash apo detyrimesh, kryenin krime dhe pasi ata ndergjegjësoheshin për krimin e bërë, kërkonin të gjënin rrugë e mundësi ndermjetësimi për të letësuar gjer në eleminim konflikti, gjerë në pajtim .

Krimet e Serbisë mbi popullin Kosovar, janë me aq permasa, sa i njeh e gjithë bota. Serbia  jo vetëm që s’ka bërë as edhe më të vogin hap në ndergjegjësimin e saj për për krimet mbi Kosovën e kosovarët por vazhdon demagogjinë e saj pretenduse ,se “Kosova na qënka zemra e Serbisë”. E përqëndëruar në këtë demagogji pa asnjë vërtetësi historike, Serbia del faqe botës si struci  që fut kokën në rërë për t’u fshehur. Kur komandanti i përgjithëshëm i UÇK-ës Adem Jashari u flijua me gjithë familjen e tij, UÇK-ja u gjënd në moment shpartallimi. Ishte djaloshi trim, guximtar, patriot, optimist e i pamposhtur Hshim Thaçi, i cili  diti të orientohej në ato momente deziluzionuse. Ai duke mos e humbur toruon, bëri riorganizimin  nga skuadra te njësitë e mëdha luftarake të UÇK-ës dhe i doli për ballë hordhive masive serbe. Ç’farë gabimesh mund të evidentohen në ato momente  kur sheh popullin tënd duke u prerë në qafë, duke u çpuar me bajaneta, duke u mitroluar me artileri e armë të sofistikura e duke e hedhur në gropa e mbuluar me dhera ashtu siç ishin. Kjo nuk u bënë përshtypje as evropianëve as amerikanëve sot. Një tabllo e tillë tragjike nuk është sajesë as imagjinatë por një realitet që ka përjetësuar një popull trim i Kosovës . Një vërtetësi e tillë historike duhej t’i shqetsonte jo vetëm evropianët e amerikanët po mbarë popujt demokrat , jo vetëm për të bërë kritika e denime formale po për të bërë mobilizim vullnetarësh për t’i ndalur revanshin kasapit të Ballkanit mbi një popull të pa mbrojtur e të braktisur.

Hashim Thaçi , ndonëse djalë i e papervojë , në Rambuje tregoi pjekuri politike të jashtzakonëshme . Ai nuk e firmosi verbalisht rezolutën e Rmbujesë po u largua nga mbledhja për të shkuar te bashkluftëtarët e tij për t’i njoftuar ata për çfarë ishte thënë e çfarë kërkohej të  bëhej. Kaloi në çdo njësi e shtab të UÇK-ës , ku informoi për gjithçka është bërë e çfarë po i kërkohej atij. Thaçit iu kërkua të hidhte firmën në një Rezolutë, të cilën serbët nuk e pranonin , po nderkombëtarët pjestarë të atij tubimi, theksuan se mosfirmosja nga serbët, nuk shkakton asnjë pasoëj për Kosovën. Këto e shumë të tjera, Hashim Thaçi ua transmetoi bashkluftëtarëve dhe kërkoi prej tyre pëlqimin ose mos pëlqimin e firmosjes së Rezolutës së Rmbujesë. Thaçi pasi mori pëlqimin nga të gjithë shokët, u kthye në tubim dhe hodhi firmën e pranimit të Rezolutës. Mbi parimet e asaj Rezolute, u formua dhe vazhdon të funksionojë shteti i ri Kosovar. Rezoluta përcakton se Kosova është një shtet multietnik, ku kosovarët përbëjnë shumicën. Pakicat, veçanërisht serbët, nuk trajtohen ashtu siç trajtohen gjitha pakicat kombëtare në vende e shtete të ndryshme . Serbët në Kosovë, gëzojnë ato të drejta që s’i kanë asgjëkundi pakicat kombëtare. Ata gëzojnë të drejtën e 20 deputetëve të përcaktuar me listë; gëzojnë të drejtën e pjesmarrjes në qeveri me numër të caktuar ministrash e zv-kryeministër e të tjera e të tjera. Kjo kalon çdo cak përcaktues për një minoritet. Të krasohen këto me të drejtat e shqiptarëve në Preshevë  Metvegje e Bujanovc, as që bëhet fjalë për një krahasim të tillë. Privilegjet, që u janë dhënë serbëve në Kosovë është shkelje me sy hapur. Lista serbe nuk duhej të egzistoj. Ata si pakicë duhet të kandidojnë e të votojnë si gjitha etnitë e tjera dhe rezultatet e votimit t’u llogariten po ashtu pa patur as më të voglin privilegj .Privilegjet që u janë mundësuar atyre, u mundësojnë mendimin e rikthimit të hegjemonisë së dikurshme.

Dikush në Evropë apo gjetiu, mund edhe ta ushqejnë këtë ide me qellimin e vetëm për të fituar kredibilitet mbi  serbët më tepër se sa rusët. Dialogu  i filluar prej disa kohësh në mes Kosovës dhe Serbisë dhe i nderprerë prej më shumë se një viti, po lufftohet që të rifillojë. Në prag të këtij rifillimi, drejtësia nderkombëtare, jo paqellim mori një akt të papreçedent ndaj presidentit të Kosovës. Presidentit Hashim Thaçi , në rrugtim për në Uashington ku do të bëhej takimi i dy presidentëve në prani të një qeveritari të lartë amerikan  për të biseduar mbi gjetjen e mundësive për rifillimin e dialogut të mbetur përgjysëm për arritjen e njohjes reciproke, drejtësia nderkombëtare i nderpret rrugtimin  duke përpiluar hamendësime për krime lufte të pabëra e të paqëna. Kjo proçedurë në këtë kohë kritike, nuk është e pa qellimtë. Kjo procedure synon që Hashim Thaçin ta privojë nga e drejta e tij legjitime për të vendosur për Kosovën e kosovarët. Ai është një nder protagonistët kryesor që e ka sjellë Kosovën në këto ditë që është sot. Atij nuk mund t’i privohet e drejta legjitime për ta çuar çeshtjen kosovare gjer në fund, sepse rruga e ndjekur nga ai e UÇK-ja, ka qënë deçizivja e çlirimit e jo pacifizmi rugovian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.