Kreu Ditar Historia e dhimbshme e familjes Gjoni

Historia e dhimbshme e familjes Gjoni

501
0

Fenomeni i gjakmarrjes, kjo plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare, e trashëguar në breza, që nga lashtësia, fatkeqësisht vazhdon edhe sot të marrë jetë njerëzish. Edhe pse për shuarjen dhe minimizimin e saj, janë ngritur dhe veprojnë disa shoqata, që merren me pajtimin dhe shuarjen e konflikteve, ajo mbetet ende një problem i madh dhe jetik, që ka çuar në ngujimin e shumë familjeve shqiptare në disa krahina të vendit, por më i theksuar ky fenomen, mbetet në Zonat verilindore. Objekt i këtij shkrimi, është familja e të ndjerit Tefik Gjoni, me origjinë nga fshati Mustafaj i rrethit të Dibrës dhe banuese në Kamëz të Tiranës, që nga viti 1990, e cila ka përjetuar një histori të dhimbshme e problematike për sigurinë e jetës së pjestarëve të saj. Për historinë e kësaj familje, për fatkeqësitë, pasigurinë dhe ekonominë e saj të rrënuar, flet sot me lot në sy, bashkëshortja e tij, Naxhije Marku (Gjoni), nëna e tre fëmijëve: dy vajza (Tefta dhe Emanuela) dhe një djalë (Ervisi), të cilët, pas vrasjes së bashkëshortit të saj, Tefik Gjoni, ish pjesëtarë në një kompani biznes çimentoje në Tiranë, detyrohet t’i  rrisë ata jetimë dhe me vështirësi të shumta. “…Rrethanat në të cilat u vra burri im, thotë ajo, edhe sot e kësaj dite, kanë mbetur enigma dhe të paqarta për mua dhe për fëmijtë e mi, që u rritën pa baba, kur nuk i kishim borxh askujt…”.

Ka qënë data 3 Maj e vitit 1993, ajo ditë e zezë për familjen Gjoni, kur dora kriminale e dikujt, që ende nuk dihet emri, eleminoi fizikisht Tefik Gjonin, në moshën 33 vjeç, në Selanik të Greqisë, duke lënë në pikëllim të thellë, bashkëshorten Naxhije, 28 vjeç dhe tre fëmijë të mitur, dy vajzat: Tefta dhe Emanuela, 6 dhe 4 vjeç dhe djalin Ervisi, që në atë kohë, ishte vetëm një muaj e gjysëm. Theksojmë se Tefik Gjoni, kishte shkuar në Greqi me qëllim pune, për të kontaktuar biznesmenë grekë, për bashkëpunim e investime në teknologjinë e biznesit të çimentos në Tiranë, ku ai ishte pronar i pjesshëm. Ky lajm i dhimbshëm, ngjalli një pikëllim të thellë jo vetëm për familjen Gjoni, por edhe për të gjithë të afërmit, miq e shokë, që e përjetuan këtë vrasje, si një ngjarje të rëndë e tronditëse. Pas eleminimit të Tefikut, për familjen Gjoni erdhi shumë shpejte dhe rrënimi ekonomik, falimentimi i biznesit, ku ishte pjestar, erdhi kaosi i vitit 1997, që nën kërcënimin e armëve u vodh dhe u shkatërrua gjithshka dhe për pasojë, u shtuan edhe pasiguria dhe vështirësitë ekonomike të familjes, për rritjen e tre fëmijëve jetimë të Tefik Gjonit. Në këto kushte, Naxhija, duke qënë në rolin edhe të nënës edhe të babait, përballoi sakrifica e vështirësi të shumëta dhe i rriti fëmijtë me shumë mundime.

Kaluan vite dhe dy vajzat u martuan, ndërsa djali i vetëm i shtëpisë, Ervisi, në moshën 15 vjeç, për arsye sigurie dhe ekonomie, bashkë me nënën e tij Naxhijen, emigruan në Greqi, ku qëndruan për pesë vite me radhë. Më pas, në moshën 20 vjeç, Ervis Gjoni, po për arsye sigurie për jetën, emigroi në Angli, ku ndodhet edhe sot, ndërsa nëna e tij, Naxhija kthehet përsëri në Shqipëri dhe jeton e vetme në shtëpinë e saj. Ajo i lutet çdo ditë Zotit, që ta ruaj jetën e djalit të saj, të cili e ka larg dhe është e përmalluar për të, pasi në kushtet kur ende nuk dihen arsyet e vrasjes së babait të tij,Tefikut, rreziku dhe pasiguria ekzistojnë.

Me largimin nga jeta të bashkeshortit dhe babait te tre femijeve, te gjithe ata qe e njihnin nga afer Tefikun,  perjetuan dhimbje te madhe. Ai la pas gruan e tij, e cila e vetme do te perballonte dallget e jetes per te rritur dhe edukuar femijet e saj ne kushtet e veshtira te viteve te demokracise.

ARBER ADEMI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.