Kreu Aktualitet Imzot George Frendo mesazh me fjalët e Jezu Krishtit: Vandalizmi është absurd!

Imzot George Frendo mesazh me fjalët e Jezu Krishtit: Vandalizmi është absurd!

167
0

Pasi fitoi betejën me Covid 19, George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit i shpreh ngushëllimet familjes së 25-vjeçarit të vrarë Klodian Rasha. Imzot Frendo shprehet se në një vend demokratik populli ka të drejtë të protestojë, por duhet shmangur vandalizmi dhe dhuna.

Mesazhi i plotë: Gjatë qëndrimit tim për rikuperim nga Covid 19 në Itali kam ndjekur lajmet për ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes së një djali 25 vjeç nga një polic. Dua të shpreh mbështetjen dhe ngushëllimin tim me familjen e Klodjan Rashës, për këtë humbje të madhe. Policët zbatojnë një punë shumë të dobishme në shoqëri, që duhet ta vlerësojmë. Por iu lutemi ta ushtrojnë me shumë përgjegjësi dhe respekt për çdo qytetar.

Por duke u përgatitur për kremtimin e lindjes së Princit të Paqes, Jezu Krishti, e ndiej detyrë të bëj edhe këtë vërejtje. Si vend demokratik, populli ka të drejtë të protestojë. Por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune. Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? Si tha David Cameron, ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar: “Paraja publike nuk ekziston. Ekziston vetëm paraja e taksapaguesve”. Përveç kësaj, vandalizmi nuk përputhet me dashurinë për Atdheun.

Ndërsa dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor. Pikërisht sot Jezusi na mëson e na fton të shohim këtë dinjitet në fytyrën e çdo njeriu. Dhe mos të harrojmë se dhuna lind dhunë. Vetë Jezusi tha: “… të gjithë ata që kapen për shpatë, prej shpatës edhe do të vdesin.” (shih Mateu 26, 52).

Mons. George Frendo O.P. Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë – Durrës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.