Kreu Aktualitet Infrastruktura aeroportuale, Gjiknuri fton kompanitë gjermane

Infrastruktura aeroportuale, Gjiknuri fton kompanitë gjermane

287
0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri priti sot në takim Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale të Republikës Federale të Gjermanisë Andreas Scheuer.

Në përfundim të takimit, dy ministrat nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.

“Patëm një takim shumë të frytshëm me homologun gjerman. U fokusuam në bashkëpunimin e Shqipërisë në fushat me të cilat ka interes siç janë infrastruktura dixhitale pasi jemi duke diskutuar për disa projekte të përbashkëta. Pse jo edhe interesi i kompanive gjermane për të zhvilluar infrastrukturën aeroportuale në Shqipëri. Unë i kërkova ministrit të ftojë kompanitë gjermane në potencialet e mundshme që do të hapen në zhvillimin e kësaj infrastrukture aeroportuale sidomos në jug”, u shpreh Gjiknuri.

Më tej, ai tha se Shqipëria mirëpret bizneset gjermane dhe e konsideron Gjermaninë një partnere shumë të rëndësishme. “Çdo kompani gjermane që vjen këtu është një besim dhe një forcë për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, një garanci për të ardhmen”, theksoi Gjiknuri.

Ministri gjerman Scheuer tha se diskutimi mbi tematikën e transportit ishte shumë i rëndësishëm.

“Gjermania vazhdon të mbetet një partner mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë. Ne kemi përvojën, kemi investitor të rëndësishëm, bashkëpunojmë mjaft mirë me njëri – tjetrin. Dëshirojmë që Shqipëria të shënojë zhvillime të mëtejshme jo vetëm përsa i përket proceseve integruese në Bashkimin Europian ku Gjermania sigurisht ofron mbështetjen e vet por dëshirojmë që të mbështesim këtë zhvillim edhe në interes të vetë Gjermanisë”, nënvizoi Scheuer.

Sipas tij, Gjermania e mbështet Shqipërinë nisur nga bindjet e veta. “Ne jemi një donator i rëndësishëm i vendit tuaj në mënyrë të vetëdijshme sepse shikojmë potencialet e mëdha që ofron ky vend jo vetëm në sektorin ekonomisë, të energjisë, të bujqësisë, por sigurisht edhe në atë të turizmit. Në të gjithë këta sektorë nevojitet infrastruktura e nevojshme, për këtë arsye, biseda të tilla dhe vizita të tilla si kjo e sotmja janë një kënaqësi e veçantë për ne. Unë ju ftoj përzemërisht të vini në Berlin”, u shpreh ministri Scheuer.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here