Kreu Aktualitet Ja “studentët” që protestojnë përballë Kryeministrisë

Ja “studentët” që protestojnë përballë Kryeministrisë

774
0

Dita-ditës portesta e studentëve sa vjen e bie në numër. Ditën e sotme, siç edhe mediat kanë pasqyruar, ka qenë tejet i pakët numri i atyre që protestojnë para Kryeministrisë.

Mirëpo, veç rënies së numrit të studentëve, vihet re edhe diçka tjetër, rritja e numrit të militantëve të PD-së në sheshin para Kryeministrisë.

Siç shihet edhe nga fotoja, “student” Sali Lushaj dhe “student” Altin Goxhaj, si edhe mjaft militantë të PD-së në moshë madhore vijojnë të hiqen si studentë e të qëndrojnë në Bulevard.

Si në mjaft raste, edhe kësaj radhe, partitë opozitare infiltrojnë ithtarët e tyre nëpër protesta me qëllim përfitimin e kapitalit politik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.