Kreu Aktualitet Kashar, jeta e re e familjes Sula pas tërmetit

Kashar, jeta e re e familjes Sula pas tërmetit

249
0

Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës ishin sot vizitorët e parë në shtëpinë e re të Halil Sulës, që e humbi strehën e vjetër në tërmetin e shtatorit. Familja Sula jeton sot në një shtëpi me kushte shumë më të mira sesa përpara tërmetit. Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj theksoi se shtëpia e re mbaroi me cilësi e në kohë rekord.

Kryeministri Rama, ndërsa bëri të ditur se ditën e kishte nisur me një grup ekspertësh të huaj për rindërtimin për të parë disa module të reja ndërtimesh, u shpreh se “po shohim teknologjitë e reja që janë për ndërtime antisizmike dhe moderne, që janë me një mundësi për të ndërtuar më shpejt e në mënyrë më ekologjike. Besoj që do bëjmë një punë shumë të mirë dhe po merremi çdo ditë me këtë punë”.

Kryeministri theksoi se synimi është që të gjithë të dëmtuarit të kenë shtëpi më të mira se ato që kishin. “Tërmeti ka mbaruar, për pjesën më të madhe të njerëzve ka filluar jeta normale e kanë filluar prapë llafet e kazanit, por për mua fillon tërmet, mbaron tërmet dita, në kuptimin që në këtë punë, ky është prioriteti kryesor. Çdo ditë kemi një takim në mëngjes për tërmetin, një takim në darkë për tërmetin”, – u shpreh Kryeministri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.