Kreu Ditar Katër të rinj të tjerë bien nën plumbat nazistë

Katër të rinj të tjerë bien nën plumbat nazistë

96
0

-28 Shkurti 1944 – Nate e zeze si 4 Shkurti

Falangat e krimineleve nazisto-balliste, me urdher te Xhafer Deves, Ministrit te Brendshem kuisling, ne 28 Shkurt 1944 pushkatuan ne rruge  4 te  rinj  komuniste antifashiste: Gjergj Frashërin, Skënder Kosturin, Trajan Pekmezin, në mes tyre dhe Viktor Gjokorecin, ende 16 vjeçar në moshë. Perseri det gjaku, ne zi dhimbja e popullit te Tiranës. Kudo njerez, mbushur plot urrejtje, por s’kish te trembur.Te tille, po kish, sidomos mes mercenareve te shitur, xhandare e ballisto-zogiste, qe kishin derdhur gjak shqiptari.

Shokët e Viktorit te Aktivit te  Rinise te klases se V-te te Liceut,  po e ndjenin dhimbjen fort. Kete dhimbje te zeze e kish mbjelle masakra e terrorit te dates 4 Shkurt 1944, dite kur, nazistet dhe mercenaret e Xhafer Deves, pas luftimeve te ashpra, te zhvilluara me Batalionit Parizan ‘’Dajti’’, per te shtuar terrorin psikollogjike,  per te futur frike ne popull, shetisnin, ngarkuar mbi gomare, neper rruget e kryeqyetetit, tre partizane te vrare ne kete beteje. Ç’makabritet mercenaresh ’’trima’’ te shitur te nazistet!

Te gjitha keto, perfshi edhe pushkatimin e kater te rinjve me 28 Shkurt, lidheshin me Operacionin nazisto-ballist te Dimrit, te ndermarre prej tyre ne te gjithe territorin e Shqiperise, deri te ai me emer te koduar ’’Pik’’, ne zonen e Tropojes. Ky Operacion i gjere, synonte likuidimin e Levizjen ANÇ e per te patur shpinen te qete, sepse ata prisnin ndonje zbarkim te mundshem  te trupave Aleate Anglo-Amerikane, ne brigjet e Adriatikut e Jonit, Operacion i kombinuar me terror masiv ne popull, ne shume zona te vendit. Qellim qe, siç dihet, nuk ia arriti te realizohet, sepse Lufta ANC vazhdoi te rritej, madje edhe me krijimin edhe te  brigadave te tjera partizane, si me  te IV-n, te V-n dhe te VI-n, pas ketij operacioni.

Por le t’i kthehemi perseri 28 Shkurtit, ne forme  meditimi e tregim me mendje nga Viktori:

…Aty, nga ora kater e mengjesit, u degjuan krisma. Jehona e tyre e kobshme

erdhi nga kryqezimi i rrugicave,te furra. Pak me pas krisma u degjuan edhe nga rruge te tjera.Viktorit i dolli gjumi.U ngrit ndenjur mbi shtrat dhe vuri veshin i tronditur. C’te jete kjo valle? –mendoi, dhe e ktheu koken nga e ema   qe ishte te dritarja.

-Nene, i degjove? – iu drejtua asaj.

Ajo nuk iu pergjigj. Ashtu e dobet, me nje shall kraheve, sy e veshe prapa perdes.Thelle ne rrugice, zhurme hapash te rende. Pastaj thirrje dhe trokitje portash.!

-Diçka e kobshme, po ndodh sonte – foli ajo si me vehte.

Viktorit iu drodh zemra.Me shume nga zerin, plot trishtim i se emes, se sa nga kuptimi i fjaleve  qe degjoi. Fytyra e nenes kish marre nje hije meraku te rende. Merak i ndryshem nga ai, kur e percillte te birin, me plot trakte ne çante.

-Viktor, çohu bir shpejt! – foli ajo papritmas, si e zgjuar nga ndonje ender e keqe, duke u dridhur.

Prapa guzhines, ne oborr, ata kishin pergatitur, nje si strehim te fshehte, brenda stives se druve te prere.U drejtuan menjehere per aty. Nje thellime e ftohte u rrahu fytyren. Viktori u fut ashtu i veshur brenda guves se druve.U rregullua nen postiqe, duke u mbuluar edhe me batanie. E ema vendosi perseri bllokun me cungje te prere, ne hyrje te vrimes se druve. Viktori shuajti elektrikun e dores dhe vuri prap veshin i zhytur ne meditime. Degjoheshin  ende krisma… Filloi te kutonte titujt e gazet bombes ‘’Tomorri’’ te asaj kohe, ku shkruhej‘’ Gjaku don gjak’’ e ‘’Nje dite terrori siguron 10 vjet qetesi’’. Ishin netet, kur nazifashistet e veglat e tyre kolaboracioniste, te Ballit e Legalitetit vazhdonin vandalizmat neper qytete e zonate lira, ne kuadrin e Mesymjes se tyre te Pergjithshme te Dimrit te  44-es, kur e gjithe Tirana u trondit, si prej nje termeti te rende. Dhjetra te pushkatuar e te masakruar shtriheshin mbi pellgje gjaku. Urrejtja dhe zemerimi ne popull u perhap ne tere vendin, me shpejtesine e dallgeve te nje deti ne furtune. Edhe shpirti i te vegjelve ziente nga urrejtja ndaj nazisteve dhe tradhetareve te vendit.

Dhe perseri, kujtime qe kalonin rrufe, ne koken e Viktorit… Demostrata ne Rruge te Pazari i Ri  dhe rrahja e policit qe po ndiqte demostruesit, qe njihej si  nje egersire, se kish perdorur tortura çnjerzore ndaj shokeve antiafashiste ne burgun e Kuestures…

Pastaj ne mendje i erdhi, ajo kur sebashku me Nexhon, prane pergjegjesit te Njesitit gueril Drit Çaushi, po mesonin perdorimin e revoles dhe te bombes ofensive ’’Balila’’. Qenka si molle – tha Viktori, – tamam per barkun e nazisteve.

Pastaj, perseri kujtime seri… Mbledhja e rinise, ku degjonin me vemendje Hamdi Sallaku, pergjegjesi i te rinjve te Liceut, ‘’Per punen me Pioneret.’’

Ashtu i thate, me gjyslyke e me floke te shkurter. Po porosiste:’’ju,veç mbledhjes se Aktivit te Rinise se Klases ku beni pjese, do te vini edhe ketu, kur t’ju lajmerojme, per te raportuar veçmas, per punen qe beni me pioneret,  aksionet me ta, etj.

Ai vazhdonte me vorbullen e kujtimeve rrufe… Iu kujtua kur ngjiteshim mbi taracen e Liceut dhe kur me emocion degjonim kenget e te rinjve te burgut politik prapa Liceut. Nje si rryme elektrike emocionesh na pershkonte,kur degjonim korin e zerave, qe vinin ashtu shtruar e mallengjyeshem; kur kendohej;’’’’Dal ngadal po vjen behari’’ e mbyllej me ‘’po na vjen, po na vjen,/Bota zjen, bote zjen,/Shoket tane kjo lute po naj remben’’ …

Pastaj meditimi i Viktorit ndali aty ku, njesiti pergatiti aksionin e atentatit. Dy ditë me pare kur me  Viktorin qeme takuar si shoke te ngushte para Marternitetit dhe ai, duke ngritur trikon kish thene:’’ Nexho, e mora une… eshte revole gjermane … e provova me nje te shtene brenda pusit, ne kohen kur nje kamion, po kalonte plot ropame para shtepise. Eshte me 9 fisheke’’- dhe e mbuloi perseri shpejt me trikon.

Tani, nga te gjithe njihet se atentati u krye kunder nje spiuni te rrezikshem, g jaksor i madh gjate masakres se 4 Shkurtit.

Atentati i 28 Shkurtit beri buje te madhe, se u be ne mes te dites, me timeri te rralle, duke e qelluar spiunin ne bark dhe ne koke. Atentati, i bente sfide asaj qe kishin perhapur nazifashistet se ’’operacionet e gjermano-ballisteve i kishin zhdukur partizanet’’.

Viktori i vogel, kish kryer detyren e e mbullimit te terheqjes, duke qelluar mbi shoqeruesit e spiunit, kur ata qene zbrapsur te trembur, kish hedhur nga prapa nje granate ‘’Balila’’…Pastaj te kater u kishin hipur biçikletave dhe qene larguar me shpejtesi, neper rrugicat e lagjes.

Njeri nga shoqeruesit e spiunit kish treguar ne Kuesture, se i  kish njohur te  kater dhe se njerit, Viktor Gjokorecit, ia dinte edhe shtepine. Fashistet, nuk priten gjate. Rrahen telefonat . Dhe heshtja e kesaj nate tjeter te zeze, uleriu nga makinat e policise. U pergatiten per te goditur. Atyre u duhej nje terror tjeter; nje  tjeter 4 Shkurt i vogel. Viktorin e kishin ne dore se e kishin  kapur me qenin e policise. Por edhe te tjeret i zune ne befasi. Urdheri kish qene i prere: ’’Te arrrestohen, te torturohen e te pushkatohehen menjehere ne rruge!’’.

Duke uleritur si te terbuar, ua shkulen nenave djemte, nga perqafimi dhe pasi i terhoqen zvarre i pushkatuan mbi trotuarin e rruges, perballe furres.

Viktori dhe kater te tjeret e pane vehten para skuadres se pushktimit me grushtet shtrenguar, duke thirrur fort :’’VDEKJE FASHIZMIT’’!  Zeri i tyre buçiti me i forte se krisma e armeve fashiste.

Te nesermen  ne mengjes, Skenderit, Gjergjit dhe Trajanit, njerzit e grumbulluar, njohen dhe Viktorine vogel qe, kish rene mbi gjakun e tij, si mbi nje flamur. Gjergji, duket, sa kish patur ende fryme, kish ngjyer gishtin tregus me gjakun e vet ne trotuarin e zi  dhe kish shkruar mbi murin e bardhe, prapa vehtes: VF- LP (Vdekje Fashizmit -Liri popullit).

Nena, gra, femije, te moshuar,  ashtu te ngrysur dhe me sy te perlotur, qene grumbulluar rreth te reneve. Turma kish nje fytyre te vetme dhimbjeje. Populli, po shprehte dhimbjen e vet te thelle per djemt e vet, por e fshihte ate para armikut. Syte u nxirrnin shkendi urrejtjeje.Tre pioniere: Spiro, Fiqireti dhe nje vajze tjeter me perparse te zeze, dolen para turmes, per te hedhur mbi te renet nga nje karafil te kuq dhe ne heshtje betoheshin per hakmarje.

Ne kete mes, nje burre i moshuar, i kerrusur mbi bastunin e tij, beri para i ngurosur nga dhimbja. Kish qene mesues te ‘’Shkolla e Kuqe’’. E kish patur nxënës Viktorin dhe e kish dashur si djalin e vet… Dy lot iu varën faqeve nëpër rrudha. Zëri i tij dridhej kur shqiptoi:

Edhe ty mor bir! Po vrasin edhe femijë! Kjo tregon se po u vjen fundi. Por këta, do të mbeten si Yje të Pashuar plot dritë, në qiellin e Atdheut!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here