Kreu Aktualitet ”Katsifas kreu vetëvrasje”

”Katsifas kreu vetëvrasje”

608
0

Gazetari Ferdinad Dervishi ka hedhur një tezë të re lidhur me vdekjen e Konstantinos Katsifas.

I ftuar në studion e “Fax News” ai tha ka shumë elementë që të çojnë të mendosh se Katsifas ka kryer vetëvrasje dhe nuk është qëlluar nga ana e RENEA. Gazetari këmbëngul se dy plumba që ka pasur Katsifa në afërsi të zemrës janë qëlluar me qitje të puthitur.

Sipas tij për herë të parë shteti shqiptar veproi si i tillë, duke e mbajtur kokën lart në raport me Greqinë dhe se deklaratat e politikanëve kanë qenë përgjithësisht korrekte.

“Ka disa të dhëna që të çojnë te vetëvrasja e Katsifas, edhe qitësi më i mirë në botë nuk mund të fusë dy plumba në një afërsi të tillë pranë zemrës. Në rast se bie një pumb në zemër nga një shënjestër nga larg, atëherë trupi bie dhe nuk mund të qëndrojë më si një tabelë qitjeje dhe për plumbin e dytë.

Mbase mund të bëhet një hetim për forcat RENEA po unë mendoj se do të ketë një rezultat ”që qitja është kryer me puthitje”. Pa u bërë një ekspretizë ti del në përfundimin se e ka vrarë RENEA, në një kohë që ka dhe mundësi të tjera.

Kjo u bë edhe për shkak të çështjeve nacionaliste, tani kjo çështje nuk kthehet dot mbrapsht, se dalin dhe thonë grekët që shqiptarët po lajnë duart. Të dy palët duan që Katsifa të jetë i vrarë nga RENEA, ekspertiza në një moment të caktuar do të vihet në shërbim të publikut. Unë pashë një shtet shqiptar të reagonte si shtet përballë Greqisë.

Për herë të parë unë pashë një shtet shqiptar që nuk uli kokën, duke thënë që ne jemi të barabartë.  

Për një të vdekur nuk është koha dhe vendi që të përdoren epitete. Politika për herë të parë e luajti si duhet rolin e vetë”, u shpreh Dervishi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.