Kreu Aktualitet Kavajë, në kantierin e madh të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit

Kavajë, në kantierin e madh të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit

71
0

Në kantierin e ndërtimit të bllokut të ri të banesave në Kavajë, infrastruktura e nevojshme për të lidhur njësitë e reja të banimit është drejt përfundimit. Nga rrjeti rrugor, rrjetet inxhinierike të furnizimit dhe çdo detaj tjetër për zonën e re zhvillimore pas tërmetit të 26 nëntorit. Në këtë kompleks që përbehet nga 7 pallate banimi me 300 apartamente me standardet më të larta, brenda një muaji e gjysmë pritet të nisë puna me hedhjen e themeleve.

Kryeministri Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në këtë kantier për të parë ecurinë e punimeve. “Ka mbaruar gjithë rrjeti i infrastrukturës tokësore, ujësjellësi, kanalizimet e ujërave të zeza, ujërave të shiut. Është konturuar rrjeti rrugor dhe ka filluar ndriçimi publik. Në harkun kohor të një muaji, këtu praktikisht mbarojmë çdo punë, përveç asfaltit përfundimtar që do hidhet me mbarimin e pallateve”, – tha drejtuesi i punimeve.

Ministri Ahmetaj e cilësoi këtë lagjen e re, një lagje model dhe një nga më të bukurat.
Kryeministri Rama theksoi se brenda një jave do të lidhen kontratat për projektet. “Ata që janë në pritje për shtëpitë në pallat e kanë të vështirë ndonjëherë të kuptojnë që është çështje projektesh komplekse. Ne po i bëjmë me maksimumin e shtrëngimit kohor, por dhe pak durim na duhet”, – përfundoi Kryeministri.

Në Kantieret e Rindërtimit vazhdon intensivisht puna për ringritjen e shkollave, të shtëpive individuale dhe përfundimin e infrastrukturës së komplekseve të reja të banimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.