Kreu Aktualitet Keta njerëz a kanë gjak shqiptari?!

Keta njerëz a kanë gjak shqiptari?!

366
0

Sot tablloja shqiptare është afërsisht kështu: Kohë dimri me net të acarta me brymë e erëra të ftohta. Shtëpi të rrënura nga termeti i 26-të Nëntorit. Familje me fëmijë të vegjel, pleq e plaka, që jetojnë në çadra. Varfëria mbisundon. Përpjekje intensive për të hapur variante pune për të evituar pasojat e termetit. Njerëz të krimit e të korrupsionit zbulohen e arrestohen çdo ditë. Opozita jashtë parlamentare në aktivitet intensiv për të nuhatur e hulumtuar për të gjetur qoftë edhe më të voglin gabim ku mund kapet për të akuzuar mazhurancën. Në këtë aktivitet, si gjithnjë, kjo opozitë e jona qimën e bën tra e mizën buall dhe nuk pushon ditë as netë duke përseritur fjalët e rëndomta të saj: Qeveria e krimit, Edi Rama i Mallakastrës, nuk bëjmë marërveshje me maxhorancën, hymë e nuk hymë në zgjedhje, kërkojmë zgjedhje të parakoshme, premtojnë hapjen e qiellit prej nga do të vijnë të mirat, kur ata të vijën në qeverisje.  Janë të njejtat fjalë, të njëjtat premtime si ato të viteve të para të nëntëdhjetës, në vazhdim e gjerë më sot. Këta njerëz qellim të vetëm kanë gjithsesi të vijnë në pushtet duke shfrytëzuar fatkeqësitë e të tjerëve.  Këtyre po t’u dhimbte zëmra për njerëzit që vuajnë pasojat e termetit, do të flisnin ndryshe e do vepronin ndryshe. Këta, familjet e tyre, të afërmit e tyre dhe plot biznesmen që kanë kontribuar e janë gati të kontrbojnë, që këta të marrin postet qeverisëse, kanë plot të ardhura e llogari bankare me shuma të majme parash dhe gjerë tani nuk dëgjova njerin prej tyre të afronte një ndihmë sado të vogël. Këta kanë shtëpi, hotele e vila në bregdet e zona malore dhe asnjëri nuk u dëgjua të thoshte: vëj këtë hotel apo atë shtëpi në dispozicion për të strehuar qoftë edhe një familje të mbetur pa strehë mbi krye. Po cili është skenari i gjithë kësaj veprimtarie antimazhurancë  që bën opozita jashtë parlamentare. Nuk duhet filozofi për ta kuptuar, sepse me të tillë skenarë  që po luan kjo opzitë, s’është hera e parë, gjithçka për ne është e njohur, sepse skenarë të tillë i kemi përjetuar për te  gjitha vitet  që këta burra kanë bërë jetë opozitare. Me skenarin e zgjedhjeve të parakohëshme kërkojnë të paralizojnë apo të ngadalësojnë: Punët për zhdukjen e pasojave të termetit. Të ngadalësojnë apo të paralizojnë reformën në drejtësi. Të mos miratojnë reformën zgjedhore por të futen në zgjedhje me kodin ekzistues. Ndalësimi apo paralizimi i punëve për zhdukjen e pasojave të termetit e shofin si shansin më dobiprurës për të ardhur në qeverisje , sepse duke mos mundësuar ndertimet që duhen për strehimin e të gjithë fatkeqëve, rritën pakënaqësitë në popull dhe kjo pakënaqësi do u sjell atyre kënaqësi shpirtërore e premise frutdhënëse në karrierë. Lumturinë e tyre përsonale e shikon mbi fatkeqësitë e të tjerëve. Duke mos u arritur objektivi i strehimit të të të gjithëve atyre u hapet mundësia për të vjellur nga goja fjalë me akuza nga më të rëndat. Ata mezi presin të ndodh kjo për t’i thënë popullit: Kjo ndodhi nga qeverisja e keqe e Edi Ramës . Kjo ndodhi , sepse janë vjedhur të gjitha ndihmat nga oligarkët e Edi Ramës. Kjo ndodhi sepse Arben Ahmetaj te gjitha paratë i ka bërë rrush e kumbulla me Edi Ramën.

Aplikimi i zgjedhjeve të parakohëshme, në një mënyrë apo në një tjetër, ngadalëson apo paralizon ecurinë e reformës në drejtësi.  Kjo është më e leverdishmja për ta. Sa herë kanë ndryshuar qëndrimet e tyre lidhur me reformen në drejtësi, plotë herë. Pas miratimin janë përpjekur ta pengonin  që ajo të mos bëjë asnjë hap para . Ecuritë e zhvillimit të saj i kanë kritikuar e akuzuar si metoda të Edi Ramës për të uzorpuar derjtësinë . Në këtë aktivitet kanë mohuar rolin vendimtarë të nderkombëtarëve duke krijuar edhe konflikte. Kur janë kritikuar për veprime radikale në protestat e dhunëshme kanë ndryshuar qimen duke thënë : Reforma në drejtësi ka ecur nga insistimi i opozitës e plot thënje të tjera të pa vërteta. Aplikimi i zgjedhjeve të parakohëshme kërkon pa tjetër rishikimin e kodit zgjedhor. Edhe kjo kërkon kohë për t’u parë e miratuar ç’ka ndikon në ngadalesimin apo paralizimin e veprimtarisë qeveritare për realizimin e te gjitha atyre objektivave që ka domosdoshmëri për t’i relizuar para popullit e nderkombëtarëve.Te gjitha këto që opozita jonë e rrugëve ka synim për t’i realizuar, synojnë të përmbushin ambicjen e saj më cinike, moshapjen e negociatave për në BE. Maxhoranca që sot qeveris vendin, ka obligim të përmbush pa asnjë hezitim : 1) Formimin e organeve të drejtësisë dhe t’u kërkojë atyre nxerrjen para saj të gjitha krimet që janë toleruar;  2)Strehimin e popullatës në ato kushte ku të sigurohet shëndeti e të ushqyerit për fëmijët, pleqtë, plakat e gjithë të tjerët; 3)Të hap kontjeret e ndertimit për të realizuar strehimin e të gjitha familjeve në banesa të reja brenda vitit 2020-të; 4)Të mos ul intensitetin e punëve  që te mos shkaktohet rënje ekonomike. Opzita jonë e rrugëve , po të ishte siç thot populli, ndor zoti, do të kontribonte së pari mendërisht dhe së dyti për të gjetur burime financiare e jo  ë bëhet barrier për të shkaktuar konfuzion , çoroditje e paralizë. Kjo opozitë është demostruar para vendit e popullit dhe ka dëshmuar për qellime të mbrapshta e paaftësi organizuse e drejtuese. Qeveria socialiste dhe kryeministri Edi Rama nuk kanë pikur nga qielli, nuk janë të përkryer,  nuk kanë mundur të realizonin gjithçka kanë pragramuar e synuar po gjithçka është arritur në transformimin e Tiranës e qyteteve të tjera, është arritje e socialistëve.

Çfarë është trashegim nga qeverisja e PD-ës? Asgjë. Jemi lodhur duke i dëgjuar të flasin: PD-ja na futi në NATO, PD-ja na i hoqi vizat , PD-ja hapi rrugën e Kombit. Të gjitha të pavërteta. Hyrja në NATO dhe heqja e vizave kanë qënë politika të shteteve të SHBA e BE-së. Sa për rrugën e kombit ajo flet vet: Që nga Laçi , aty ku ajo ndahet me rrugën për në Lezhë e gjerë në Rrëshen, ajo nuk është autostradë por rrugë me dy kalime vajtje e ardhje. Të gjitha urat u përfunduan gjatë viteve 2018-2019-të. Qeveria e PD-ës shpenzoi gjitha fondet dhe rrugën nuk e mbaroi. Atë mosrealizim ajo nuk e ka justifikuar asnjiherë. I solla këto dukuri për t’u thënë PD- istëve se kot e kini që mundoheni të vini në qeverisje me zgjedhje të parakohëshm , sepse nuk u beson kush për t’u votuar, se po të ishit të besueshëm, populli mund t’u kishte zgjedhur. Sot eksponentët kryesor të PD-ës janë kthyer në organe policore për të hetuar veprimtarinë e bashkiakëve e të deputetëve të PS. Këta mohojnë  për të bërë me përgjegjësi kryetarin e PS lidhur me përgjegjësitë individuale të gjithësecilit.

Sylë Gosturani

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.