Kreu Aktualitet Kodër Kamëz, fillim i ri për familjen Koxhaj, pas rrënimit nga tërmeti

Kodër Kamëz, fillim i ri për familjen Koxhaj, pas rrënimit nga tërmeti

44
0

-Të gjitha familjet që humbën banesat individuale do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin dhe brenda këtij viti. 

Në familjen e Namik Koxhajt pas tërmetit të 21 shtatorit pllakosi dëshpërimi, sepse dëmet e shkaktuara e bënë të pabanueshme banesën e tij të vjetër. Por, sot për Namikun dhe dy vajzat e tij është dita e një fillimi të ri. Brenda një kohe të shkurtër shtëpia e tij është ringritur tërësisht nga e para dhe sot ofron kushte optimale dhe dinjitoze.  

Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj vizituan sot këtë familje në Kodër Kamëz.

“Shtëpia u rrafshua komplet. Është një ndihmë shumë e madhe,” shprehet Namiku.

“Të kesh mbarësi!” – uroi Kryeministri kryefamiljarin i cili ka pasur 3 humbje të mëdha, dy djemtë dhe bashkëshorten e tij dhe tërmeti pothuajse e rrënoi totalisht. 

Kryebashkiaku Veliaj tha ndër të tjera se Bashkia e Tiranës planifikon rivitalizimin e të gjithë kësaj zone urbane.

“Këtu po bëhet kopshti. Pas tij do fillojë edhe rruga. Blloku Kodër Kamëz sapo ka mbaruar. Në anën tjetër një Institut, shkolla “Nënë Tereza” dhe kompletohet lagja. Nuk kanë më nevojë fëmijët të dynden në Laprakë. Viti i tretë ky që s’kemi më probleme me përmbytjet e lumit. Kemi filluar parqet lineare,” shprehet Veliaj. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.