Kreu Aktualitet Komisioni i Venecias dy ditë në Tiranë

Komisioni i Venecias dy ditë në Tiranë

309
0

Vettingu në politikë risjell në Tiranë delegacionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni do të qëndrojë për dy ditë në vendin tonë, në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi draftamendamentet kushtetuese për të bërë të mundur Vetting-un e politikanëve, përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar.

Delegacioni do të nisë takimet nga kryesia e Kuvendit, me nënkryetaren Vasilika Hysi, për të vijuar më pas me krerët e grupeve parlamentare, Taulant Balla, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, në të tre takime të veçanta. Gjithashtu delegacioni i Venecias do të zhvillojë takime me Presidentin Meta, ministren e drejtësisë, Etilda Gjoni si edhe ambasadorin e BE në vendin tonë Luigi Soreca.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.