Kreu Aktualitet Konviktet, me kushte dinjitoze dhe standarde europiane

Konviktet, me kushte dinjitoze dhe standarde europiane

256
0

Kryeministri Edi Rama ka vizituar kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit, ku, falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale brenda muajit mars të vitit të ardhshëm. Projekti është i bazuar mbi programin ndërkombëtar të eficencës energjetike, që sjell ngrohjen në dysheme, standardin më të lartë të ngrohjes qendrore, si dhe një transformim të kushteve që kanë ekzistuar deri më tani në konviktet studentore.

“Projekti është ideuar në formën e dy dhomave që formojnë një miniapartament. Çdo miniapartament ka tualetin e vet. Brenda ka dushet. Normalisht të gjitha kushtet e nevojshme që i nevojiten një studenti, internet në çdo dhomë, kuzhina në çdo kat. Kemi sistemin e lavanterisë që do bëhet në kushte moderne, brenda ka dhe rrobaqepësi. Do ketë salla studimi, si dhe një psikologe”, shprehet drejtorja e konviktit.

Godinat e mëparshme, përveçse të rrënuara, ofronin kushte gati-gati mesjetare për studentët. “Në një kat me banjo të përbashkëta, dushet vetëm në katin e parë. Sistemi i kuzhinave nuk ka qenë fare. Gatuhej nëpër dhoma. Përdoreshin dikur mencat shtetërore, sot janë mencat private me tarifa studentore,” shpjegon drejtoresha.

Aktualisht 570 studentë janë akomoduar në dy godinat e para të përfunduara, ndërsa pritet që me të njëjtat standarde të përfundojnë edhe 8 godina të tjera.

“Ndryshimi është si nata me ditën, nuk mund të flas për këtë pjesë”, shprehet një studente e cila ka jetuar më parë në konviktet e vjetra.

“Këtu s’diskutohet! Në krahasim me atje, këtu jemi 1000% më mirë”, pohon një tjetër studente.

Ndërsa Kryeministri Rama deklaroi se ky është modeli i transformimit me të cilin do të vijohet edhe për godinat e tjera të konvikteve studentore, të cilat do të ofrojnë standarde bashkëkohore.

“Janë kushtet e standardet njësoj si në Gjermani për shkak të programit të Bankës Gjermane për Zhvillim. Kjo do jetë si të thuash pararoja e standardeve dhe e të gjithë transformimit, ndërkohë që për godinat e tjera do veprojmë më shpejt dhe me standarde dinjitoze dhe europiane”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here