Kreu Ditar Krijimi i batalionit te pare partizan te grupit te Pezës ne Peqin

Krijimi i batalionit te pare partizan te grupit te Pezës ne Peqin

961
0

Dështimi i operacionit fashist i Qershorit 1943 kundër Batalionit partizan të Pezës, e rriti numrin e partizanëve në radhet e luftëtarëve. Çeta e parë partizane e Peqinit e komanduar nga Jonbuz Hakrama e Ali Çeka. Mori pjesë në luftën e 13018 Qershorit 1943 kundër fashistëve Italian duke i dëmtuar ata në humbjen e forcave ushtarake dhe të armatimeve.

Më 18 Korrik 1943, u krijua në Pezë Grupi partizan i Pezës i përbërë nga Çeta e parë partizane, e cila përfshinte krahinën e Peqinit dhe të Rrogozhinës ku komandant u emërua Jonuz Hakrama dhe komisar Mahmut Agolli. Më 12 Shtator 1943, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇlSH në Peqin, Çeta e parë u riorganizua duke kaluar në Batalionin e parë partizan të Grupit të Pezës me komandant Fadil Dashin dhe komisar Maliq Muçën. Ky batalion kaloi në aksion kunder milicisë së fashistëve Italianë. Më 16 Shtator 1943, një kompani milicësh prej 25 vetësh yë komanduar nga krimineli Lik Abazi kishin vendosur që të bashkoheshin me Abaz Kupin në zonën e Krujës. Në afërsi të Petrelës ata u rrethuan në një pyll dhe u detyruan të dorëzoheshin. Jonuz Hakrama, Fadil Dashi dhe partizanët e tyre i çarmatosën dhe i sollën në Arban ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i Grupit të Pezës. Krimineli Lik Abazi dhe disa shokë të tij, deklaruan para gjyqit partizan për krimet që kishin bërë në zonën e Kavajës, Lushnjes, Fierit e gjetkë duke i pranuar ata. Gjyqi vendosi pushkatimin e Lik Abazit dhe tre të tjerëve. Ndërsa ata që ishin mashtruar u lanë të lirë të shkonin në shtëpitë e tyre.

Më 5 Tetor 1943, Lufta e Batalionit të parë në Urën e Beshirit dhe në Damjan. Gjermanët me forca të shumta sulmuan pozicionet partizane mbi Urën e Beshirit. Lufta  u bë e ashpër dhe zgjati dy ditë. Artileria dhe tanket gjermane i detyruan forcat partizane të tërhiqeshin në drejtim të katundit Damjan-Balticë. Gjermanet mbasi siguruan dy rrugët kryesore Tiranë-Elbasan dhe Tiranë-Ndroq-Durrës, ndërmorën një operacion më të gjerë. Qëllimi i tij ishte që të asgjesonin bazat partizane në Zonën e Arbanës dhe të Alltatës, ku po krijohesh Brigada e III-të Sulmuese.

Lufta e Arbanës kundër gjermanëve më 9 Tetor 1943

Batalioni i parë partizan ishte vendosur në të majtë të katundit Fortuzje deri në Bregun e Lumit Erzen. Sulmin gjerman përpara katundit Fortuzje e përballoi me sukses Batalioni i parë. Gjermanët si e panë të pamundur shkuljen e Batalionit, nga partizanët që kishte zënë, u detyruan të sjellin tre tanke për të bërë një sulm tjetër. Partizanët e Batalionit të pare u detyruan të luftojnë me guxim dhe gjermanët nuk bënë asnjë hap përpara. Për 16 orë lufta vazhdoi e rreptë duke u këmbyer herë pas here me ndeshje të egra trup më trup. Gjermanët u shpartalluan dhe u detyruan më në fund të tërhiqeshin nga i gjithëë fronti. Më 5 Nëntor 1943, forca të mëdha gjermane, të ndihmuar nga forca të shumta balliste filluan operacionin për të zhdukur forcat partizane në Zonën e Arbanës dhe të Zhëllimës. Lufta në Qafën e Kallmit kundra forca gjermane – 5 nëntor 1943. Gjermanët kur filluan operacionin nisën një kolonë të madhe nga Peqini e Rrogozhina, e cila pasi u fut në Grykën e Rrushtës, kaloi Qafën e Kallmit pranë katundit Gjuz-Sulkonjë dhe mori rrugën nga Greca dhe Grori për t’u dalë në shpinë forcave partizane të Pezës dhe Brigadës së III-të S. Në këtë zonë vepronte Batalioni i parë i Grupit të Pezës. Një grup partizanësh që ndodheshin në Gjuz-Sulkone bashkë me 100 fshatar vendas nga katundet e Rrostenit, Demarkja, Gjuz-Sulkonej dhe të Grecës. Këta i pritën nga afër dhe qëlluan në mënyrë befasuese gjermanët, të cilët u shpartalluan dhe u detyruan të ikin në panic. Në këtë betejë të ashpër u vranë mbi 60 gjerman dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur. Nga partizanët mbetën të vrarë Qazim Balili (I biri i Heroinës së Popullit Mine Peza) dhe i riu Bajram Rroshi.

Më 30 Maj 1944, Batalioni parë partizan shkoi dhe u vendos në Katundin Gërmaj afër Kavajës. Duke u gdhirë 1 Qershori 1944. Gërmaji u rrethua nga 800 forca gjermane e balliste. Situata ishte shumë e vështirë. Gjermano-ballistët kishin zënë gjithë vendet dominuese. Ishin të armatosur me mitrolozë të rëndë e të lehtë dhe gjatë natës kishin përgatitur pozicione mbrojtëse; prita e kurthe për partizanet e rrethuar. Lufta vazhdonte e rreptë duke kaluar 4 orë dhe në asnjë vend nuk ishte çarë rrethimi. Një grup katundarësh të Çikalleshit, kur dëgjuan pushkët dhe mitrolozët, u përgatiten dhe shkuan në ndihme të partizanëve. Ata zunë një kodërt në verilindje të katundit Gërmaj dhe filluan të shtojnë kundër armiqve, të cilët u larguan nga pozicionet e tyre, duke i lënë rrugë të lirë Batalionit të Parë, i cili filloi të tërhiqet në drejtim të Çikalleshit. Maliqi, komisar i Batalionit, Sllobodani, një arsimtar jugosllav dhe Josif Pambuku nga Lushnja, luftuan trimërisht derisa dhanë jetën për të siguruar tërheqjen e shokëve.U vranë edhe partizanët Shazimir Harizi, Ibrahim Bozhiqi, Islam Trimi, Erminio (partizan Italian); u plagosën 20 partizanë. Kurse nga ballistët u vranë 6 vetë dhe një u zu rob. Pati shumë të plagosur.

Me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl më 18 Shtator 1944, në Pezë formohet Brigada e 22-të Sulmuese, ku të 4 batalionet partizane të Grupit të Pezës inkuadrohen në këtë Brigadë. Me këtë përbërje: Batalioni I-rë – Komandant Muharrem Kokomani, zv/komandant Nevruz Gjergjova; Komisar Shim Kolli; zv/komisar Skënder Hajro; Ekonomat Gaqo Paço. Brigada e XXII-S dhe Batalioni i parë i saj, mori pjesë në të gjitha luftimet që zhvilloi kjo Brigadë për Çlirimin e Mirditës, Pukës, Shkodrës janë një kontribut i madh i kësaj Brigade. Pas Çliirmit të vendit. Brigadat e XXII, VI, VII dhe VII-të Sulmuese përfshihen në Divizionin e VI-S të UNÇlSH duke kontribuar në Çlirimin e Malit të Zi dhe të Bosnje-Hercegovinës deri në Vishegrad. Ky qe një kontribut i madh internacionalist që dha Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare në Çlirimin e tokave të Jugosllavisë nga populli shqiptar.

Lavdi Batalionit të Parë Partizan të Grupit të Pezës! Lavdi Dëshmorëve të Atdheut.

XHEVDET ÇELMETA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.