Kreu Aktualitet Krijo O2 tënd, duke mbjellë sa më shumë pemë

Krijo O2 tënd, duke mbjellë sa më shumë pemë

482
0

Plot 1500 fidanë u mbollën ditën e diel, nga ministri Klosi dhe dhjetëra nxënës të shkollave të Dukatit, në kuadër të Ditës së Shërbimit Pyjor dhe në vijim të fushatës “Krijo oksigjenin tënd”, që vjen në zbatim të “100 ditët e pemëve”. “Kemi zgjedhur këtë zonë të veçantë të Llogarasë ku së bashku me nxënësit e shkollave të Dukatit po mbjellim 1500 fidanë, për të rikuperuar një zonë që u dogj 2 vite më parë. Dhe sivjet në kulmin e zonave turistike ne po mbjellim disa mijëra pemë, që do të ndihmojnë jo vetëm për të ndaluar erozionin, por edhe për të krijuar në parkun e Llogarasë një zonë të gjelbër”, u shpreh ministri Klosi. Ai kërkoi ndihmën e komunitetit, që më datë 22 prill, që është edhe Dita Ndërkombëtare e Tokës, kjo nismë ta gjejë Shqipërinë më të gjelbëruar. “Krijo oksigjenin tënd është fushata më e re që ministria e Mjedisit ka iniciuar së bashku me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, ku në të gjithë Shqipërinë, të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësi të mbjellin sa më shumë pemë. Por thirrja jonë është që gjatë periudhës 100 ditore të projektit tonë për të rehabilituar zonat e mbrojtura të kemi mundësinë që çdo shqiptar të mbjellë pemët e tij”, tha ministri Klosi. Edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, vlerësoi iniciativën e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të mbjellë pemë, në një zonë që ka nevojë për rehabilitim, për ti rikthyer bimësinë e munguar pas zjarrit të 2017-s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.