Kreu Aktualitet Kryeministri Rama me banorët e prekur nga tërmetet në Korcë

Kryeministri Rama me banorët e prekur nga tërmetet në Korcë

303
0

Kryeministri Rama vizitoi banorët e prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme të ditëve të fundit në juglindje të vendit. I shoqëruara nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, Kryeministri pa nga afër gjendjen e banorëve në zonën e Floqit dhe Qafëzesës, në kampet e ngritura nga strukturat e Emergjencave Civile menjëherë pas tërmetit. “Kjo është një e keqe që do sjellë të mirën e vet, se ne do t’i rindërtojmë të gjitha shtëpitë dhe sigurisht që do jenë edhe më mirë se sa ishin dhe do t’ju kompensojmë me dëmet çfarë ka brenda, që mund të jetë dëmtuar”, – tha kryeministri Rama në bisedën që pati me banorët e prekur nga kjo fatkeqësi, duke siguruar se para vjeshtës banorët do jenë në shtëpitë e tyre.

Floqi është fshati më i prekur, ku 75 shtëpi janë të pabanueshme dhe rreth 100 të tjera kanë dëme më të lehta. Për familjet e mbetura pa strehë, përveç çadrave të ngritura nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, ofrohet edhe shërbimi i kujdesit shëndetësor 24 orë dhe trajtimi ushqimor.

Sistemimi i qytetarëve nëpër shkolla dhe ambiente më të përshtatshme banimi ka filluar. Kemi bërë atë bilancin e parë të të gjithë dëmeve dhe ndërkohë kemi bërë gati dhe planin e ndërhyrjes, kështu që besoj që shumë shpejt do fillojmë të bëjmë ndërhyrjet në mënyrë që brenda periudhës së verës të kemi zgjidhur të gjithë problematikën dhe patjetër me fillimin e vjeshtës ju të jeni nëpër shtëpi e të mos rrini më jashtë”, – u tha kryeministri Rama banorëve të prekur.  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.