Kreu Aktualitet Kryeministri Rama në Spitalin Ushtarak, viziton efektivët e plagosur

Kryeministri Rama në Spitalin Ushtarak, viziton efektivët e plagosur

548
0

Kryeministri Edi Rama ka vizituar efektivët e Policisë së Shtetit të cilët u lënduan në protestën e banorëve të Unazës së Re sot përpara Parlamentit. Në prononcimin për mediat e pranishme, ai u shpreh thellësisht i keqardhur, sidomos për efektiven 24-vjecare Ina Nuku, e cila ka humbur dy gishtat e dorës së djathtë, si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike gjatë konfrontimit të protestuesve me forcat e Policisë.

“Besoj që çdo prind dhe çdo familje e parafytyron se çfarë do ndjente nëse vajza 24-vjeçare do kthehej në shtëpi pa gishtat e dorës, të këputur. Të gjithë mund ta parafytyrojnë, çdo familje mund ta parafytyrojë, çdo prind mund ta parafytyrojë, çdo vëlla, çdo motër mund ta parafytyrojë çdo të thotë të vijë vajza 24 vjeç me gishta të këputur, pasi ka dalë në mëngjes nga puna për të kryer detyrën.

Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur në Shqipëri qysh kur kanë filluar prishjet masive për interes publik, që nga parku “Rinia” dhe me radhë, pavarësisht kush ka qenë në qeveri. Është hera e parë që një parti politike merr përsipër që bashkë me një grup njerëzish ku ka një pjesë që janë zaptues profesionistë trojesh dhe një pjesë tjetër janë të ngatërruar e të keqkuptuar pa lidhje, kundër interesit publik, për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot dhe prerja e gishtave të vajzës është vërtetë një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligji dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike dhe të komunitetit.

Kjo është fare e qartë, nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe nuk ka shans që Policia e Shtetit të kthehet në shënjestër për kapsollat, për gurët, apo për kërcënimet e një grupi njerëzish që duhet të largohen që aty. Ata që kanë letrat e pronës do të dëmshpërblehen si të gjithë në Republikën e Shqipërisë gjatë gjithë viteve, qofshin me tituj të vjetër, qofshin edhe të legalizuar ashtu siç janë legalizuar, por kjo nuk ka rëndësi, sepse zbatohet ligji. Ata që janë aty vetëm me një strehë dhe nuk kanë gjë tjetër do të marrin bonusin e qerasë 3 vjet, si gjithë të tjerët në këto raste, bonus qiraje që nuk do e merrnin kurrë përpara 2013-ws dhe e marrin pas 2013-ws dhe të tjerët duhet të largohen sa më parë se nuk do marrin absolutisht as edhe një gjë. Përkundrazi, sa më shumë i bien ndesh ligjit, aq më shumë do përballen me ligjin”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.