Kreu Aktualitet Kryetari i Kuvendit pret drejtuesit e shoqatës së të verbërve

Kryetari i Kuvendit pret drejtuesit e shoqatës së të verbërve

576
0

Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, priti një grup drejtuesish dhe përfaqësuesish të shoqatës së të verbërve. Kryetari i shoqatës Ardian Hysa dhe përfaqësuesit e tjerë i paraqitën Kryetarit të Kuvendit disa kërkesa për zbatimin e legjislacionit shqiptar për mbështetjen e personave më aftësi të kufizuara, si zbatimi i dispozitave të Konventës së OKB-së për aftësinë e kufizuar, plotësimi i disa përfitimeve financiare të prapambetura, zbatimi i legjislacionit shqiptar për ndërtimin, infrastrukturën dhe sinjalistikën në qytete dhe shërbimet speciale për 10 mijë të verbërit. “Popullariteti dhe ndjeshmëria juaj, theksoi kryetari i shoqatës z. Hysa, janë një mbështetje e madhe për të verbërit dhe personat me aftësi të kufizuara të Shqipërisë”. Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, vlerësoi objektivitetin dhe realizmin e kërkesave të Shoqatës së të verbërve dhe premtoi se do të nxisë Qeverinë të shfrytëzojë të gjitha hapësirat ligjore dhe burimet financiare për plotësimin e kërkesave të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.