Kreu Sociale Kur banoret merren vesh me token ku jetojnë

Kur banoret merren vesh me token ku jetojnë

888
0

Sot vizitova Rrapishten, oazin e Karahaxhit dhe bizneset qe ndodhen nen hijen e tij. Eshte nje mjedis teresisht natyral, perballe dhe shume prane Finiqit te lashte dhe antik. Ketu vizitori gjen ambjente te sistemuara, te ndertuara bukur, me shije, me gure dhe dru, brenda Natyres dhe ne harmoni te plote me te. I befasuare dhe i lumturuar nga kjo harmon idhe ndjesi, me erdhi ne kujtese ne vitin 1992. Vite te trazirave, vite te permbysjeve, te enderrave dhe shpreses per nje jete me te mire, por edhe vitet e nje zemerimi te pakontrolluar dhe pa menaxhuar drejt. Zemerimin ndaj sistemit totalitar e manifestuan duke shkateruar cdo gje, pronen shteterore, godina, blloqe frutore, pyje, Parqe etj. Edhe ky masiv u perballe me kete zemerim.

Fshati kishte vendosur jashte cdo llogjike te prisnin kete oas, te vetmen rrapishte ne zone. Cdo shtepie i u ndan nga tre rrepe per t’i prere per ngrohje. Ketu nuk ndodheshin me shume se 300- rrepe. Ish drejtoria e Sherbimit Pyjor me ndihmen e Policise  Rendit u perballe me kete dyndje njerezish te armatosur me sepate dhe motosharra dhe shpetoi me veshtiresi masivin nga shkaterrimi i sigurte. Dhe ja tani, turistet dhe vendasit shkojne me shume deshire dhe kenaqesi te ky masiv per nga vlerat qe ofron, dhe radhitet i katerti si destinacion turistik ne Sarande. Eshte nje ekosistem ekollogjik i perkryer, ku uji, rrepet, shkurret, ferrat, liqeni i vogel, bimesia barishtore, legusha, zogjte dhe tri bizneset jetojne ne harmoni te plote. Njerezit vijne ketu qe te takohen me Natyren, large cimentos dhe hekurit, ngopen duke e shijuar dhe pastaj ulen dhe ngopin stomakun me ushqime bio tezones. Rrepet jane shume prane njeri-tjetrit, kane pushtuar hapesiren deri 30 metra larte, komunikojne midis tyre duke leshuar energji pozitive, freski dhe oksigjen ne mjedisin per rreth.Ketu mbisundon ngjyra e gjelbert, ngjyra e shpreses, e emocioneve dhe dritherimeve, e relaksit dhe dyqindmetra me tutje mbi sundon ngjyra gri e deshperimit, merzitjes. Rrepetja ne te gjalla te ndjeshem, plote energji dhe levizje, nuk kane sy, vesh, goje, mushkuri tru si njeriu, por marrin fryme dhe funksionojne si organizem i gjalle gjigant. Ne vere freskon ajrin per rreth, çliron avuj dhe bejne qe temperature brenda tij, te jete 25-26 grade cel. Dhepak metra me tutje ajo eshte i padurushem dhe arrin 38-40 grade celsius. Pa keto rrepet, oka do te shkaterrohej, do tet hahej, cahej, nuk do te ndertoheshin keto biznese, nuk do te ishte ky fluks turistash, do te ishte istaluar vdekja. Nje rrap mund te thith deri 150 kg.CO2 ne vit dhe jep O2 per 4-5 veta ne dite. Qetesia, lojra e ngjyrave, dritehija, rrezatimi qe deperton nga te çarat e gjetheve, jeshilleku, liqeni, kenga e zogjeve te shumte, tavolina e mbushur me ushqim bio, te japin kenaqesi te vecante, moment te bukura dhe koha ndalon dhe humbet nocionin e saj. Cdo gje te kjo rrapishte, zhvillohet mbi bazen e ligjesive te Natyres, por edhe ne harmoni me njeriun. Lumturohem qe komuniteti ka gjetu rmenyra pajtimi dhe komunikimi me rrapishten, ka gjetur modele per te luftuar varferine e tij, por duke siguruar dhe ardhmerine e kesaj rrapishteje. Kriza e mjedisit eshte pikerisht krize e raporteve midis njeriutdhe Natyres ,eshte varferi dhe mangesi ne gjetjen e pajtimit, modeleve, eshte varferi e shpirtit te njeriut…Por ja qe rrepet nuk jane te perjeteshem, ato plaken, thahen, semuren, rrezohen nga era.Rreziku i prerjes nuk egziston, vete fshati e mbron si syte e ballit, eshte jeta e tyre ku turiste nga gjithe vendet e botes vijne dhe vizitojne fshatin e tyre. Kohet e fundit eshte shfaqur nje kerpudhe vdekjeprurese ose siç quhet “kanceri i rrapit”. Kerpudha bie ne kontakt me qelizat midis levores dhe ka mbiumit te pjesa me jetesore e bimes, futet ne membrane, shtrin metastazat e saj te rrezikshem qe shtohen shpejt duke thither gjakun, limfen e rrapit, nderpret levizjen e saj, nderpret jeten dhe instalon vdekjen. Eshte lufte per jete a vdekje midis qelizave, indeve te shendosha dhe atyre te semura.Tete rrepe jane dorezuar nenshtruar kesaj kerpudhe dhe lufta vazhdon. Ate qe nuk mundi te bej sepata ne vitin 1992, po e ben semundja ne vitin 2016-2017.Qe ky vend te mbetet nje destinacion turistik duhet mbrojtur me çdo kushte nga ky rrezik, sa nuk eshte vone dhe sigurisht, fjalen e kane specialistet dhe jo militantet.

KRISTO KAURI

Specialist Pyjesh ne Bashkinë Sarandë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.