Kreu Ditar Lamtumirë Duro Mustafai!

Lamtumirë Duro Mustafai!

564
0

Ditën e Diele me 22 dhjetor 2019, u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare, kolegu, gazetari, poeti dhe qytetari i mirë nga Vlora, Duro Mustafai.

Duro, ka punuar në profesionin e gazetarit në gazetën “Zeri i Popullit” për shumë vite. Për punën e Tij të palodhur, është vlerësuar me tre urdhra dhe nga Bashkia e Vlorës është nderuar me titullin: “Mirënjohje e Qytetit”.

Veç gazetarisë, profesion të cilin e kryente me shumë dashuri, Duro ishte edhe një qytetar i mirëfillte dhe kishte një shpirt të artë, i donte dhe i respektonte njerëzit që e rrethonin dhe me buzëqeshjen e tij, Ai do të ngelet në kujtesën e miqve, të kolektivit të gazetës “Zeri i Popullit, ku dhe ka dhënë një kontribut të çmuar me shkrimet e tij gjatë kohës që Ai punoi në redaksi.

Me dhimbje dhe respekt, kolektivi i gazetës “Zëri i Popullit”, i shpreh ngushëllimet më të ngrohta familjes, bashkëshortes, fëmijëve, nipit e mbesave të tij: Të rrojnë dhe ta kujtojnë gjatë njeriun e tyre të shtrenjtë!

Lamtumirë dhe u prefsh në Paqe, Duro Mustafai!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.