Kreu Sociale Ligji i ri per pyjet në mbështetje të komuniteteve vendore

Ligji i ri per pyjet në mbështetje të komuniteteve vendore

347
0

(Familjet dhe komunitetet me banim të përhershëm në zonat rurale kanë të drejtën e përdorimit të sipërfaqeve të fondit pyjor kombëtar në afërsi të fshatit për përmbushjen e nevojave vetjake)

 

Pyjet dhe kullotat në Shqipëri përgjatë këtyre 29 viteve të fundit kanë përjetuar reformatë vazhdueshme në drejtim të transferimit të tyre nga qeveria qëndrore në atë vendore. Në vitin 2016 rreth 900 mijë hektarë pyje (79.5% e pyjeve të vendit) iu transferuan 61 Bashkive. Megjithëkëtë hap të rëndësishëm drejt decetralizimit, në krahasim me tokën bujqësore, pyjet dhe kullotat kanë mbetur shtetërore. Një pjesë e madhe e kësaj sipërfaqe është e zhveshur nga bimësia pyjore dhe është objekt i gërryerjeve të vazhdueshme.Shqetësimet e ngritura që herët për ligjin e vitit 1992 për mundësinë e transferimit të tokës pyjore shtetërore në pronësi private  (Ruzicka 1994), u përkeqësua në  ligjin e ri të vitit 2005 apo ndryshimeve në vitin 2007. Ligji krijon hapësirë fare të ngushtë për pylltarinë private, pasi politikë bërësit nuk besojnë që privatët mund të menaxhojnë në mënyrë të qëndrueshme pyllin.. Që nga viti 1990, një tranzicion i mëtejshëm nga një sistem i centralizuar në një ekonomi tregu të lirë, zu vend fokusimi mbi transferimin dhe uzufruktin e pyjeve dhe kullotave shtetërore te komunat dhe se fundi rreth 900 mije hektare pyje e kullota u transferuan ne pronesi te 60 Bashkive te vendit. Ky proçes transferimi u mbështet nga Projekti i Pyjeve të Shqipërisë dhe së fundmi brenda Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore, PSHM, projekte këto të financuara nga Banka Botërore dhe Qeveria Zvicerane, Italiane dhe Suedeze per te cilen gjejme rastin t’i falenderojme.

Bashkëpunimi me një numër të gjërë partnerësh ndërkombëtarë ka mundësuar, realizimin e konsultimit dhe testimit të gjërë, që nga Parlamenti Shqiptar, Ministritë që kanë lidhje me pyjet e kullotat si e MTM, Bujqësise, Ministria e brendshme, përfaqësues të qeverisjes lokale, ashtu edhe përfaqësues të organizatave lokale Kombetare dhe  ndërkombëtare si FAO,  Koalicioni Ndërkombëtar i Tokës (ILC), CNVP, si dhe studime të ndërmarra nga Projektiet  e Pyjeve BB, me bazë intervistat e një rangu të gjërë aktorësh. Ky bashkepunim u realizua se pari ne hartimin e dekumentit Politik per Pyjet miratuar nga Qeveria ne Dhjetor te vitit 2018 dhe po mbi kete baze u hartua dhe nje projektligji qe u miratua me 30 Prill te vitit 2020. Ky Ligj do te ndikoj ne forcimin  e statusit të pyjeve si pasuri kombëtare dhe do te  rivendose rëndësinë e peshës së pyjeve në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të vendit. Pyjet si një pronë e përbashkët, ku të drejtat dhe detyrimet rregullohen në një ekuilibër të drejtë midis përfitimit dhe detyrimeve të shoqërisë në tërësi, duke i dhënë përparësi zhvillimit rural, komuniteteve lokale dhe shtresave të cenueshme të shoqërisë. Ligji adreson gjithashtu disa çështje gjinore, duke synuar fuqizimin e rolit të grave në përputhje me parimin e barazisë gjinore. Financimi i sektorit përcakton parimin që vlerat monetare ose të ardhurat e siguruara nga pyjet duhet të rivendosen ose ri-investohen për mbrojtjen dhe rigjenerimin e pyjeve.Ligji mendohet te hap rrugën për krijimin e një fondi të veçantë publik për pyjet, per të riinvestuar në pyje (ndërthurur me programe/projekte pyjore, etj.). Rëndësi më të madhe u jepet produkteve pyjore jo drusore, bazuar në përfitimet e tyre, trajtimin si një burim të rëndësishëm të ardhurash dhe mundësitë e punësimit dhe zhvillimit për komunitetet rurale. Eshtë paraparë një sistem efikas i çertifikimit dhe kontrollit të cilësisë së produkteve, përfshirë drurët dhe produktet pyjore jo-drusore.Neni 14 trajton institucionet qendrore përgjegjëse për pyjet, ministrinë përgjegjëse për pyjet dhe Agjencinë Kombëtare të Pyjeve dhe strukturat vendore përgjegjëse për pyjet, ku si risi e këtij projektligji konsiderohen ngritja e strukturave komunitare në fshat, të cilat do të kujdesen për përdorimin e qëndrueshëm të pyjeve në zonën e tyre.E gjithe problematika e evidentuar ketu, gjen vend dhe adresohet ne menyren e duhur ne ligjin e ri, duke i hapur rruge nje qeverisje te qendrueshem dhe eficente te fondit pyjor kombetar. Konkretisht ne ligjin e ri percaktohenne menyre me te qarte roli, detyrat dhe pergjegjesite institucionale, percaktohen normativa te qarta per personelin qe do te punoje ne sektorin pyjore, perafrohet legjislacioni i BE-se etj. Në përgjithësi, detyrimet kryesore ligjore te BE-së për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve do te transpozohen në mënyrë efektive në legjislacionin shqiptar, krahasuar me nivelin aktual te transpozimit, i cili eshte shume i ulet. E vecanta e ketij Ligji eshte fakti se per here te pare pranohet ne nenin 13 pika 4 tek (Të drejtat dhe detyrimet mbi pyjet) thuhet: E drejta e përdorimit mbi pyjet nënkupton mundësinë e personit për ta përdorur pjesën e fondit pyjor kombëtar të dhënë në përdorim dhe për të gëzuar frytet që rrjedhin prej tij, në masën që ka nevojë për vete dhe për familjen e tij, përkundrejt punës së tij në kryerjen e shërbimeve përmirësuese të atij pylli, si dhe pa cenuar mundësinë që kanë pyjet dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në lidhje me të drejtën e përdorimit: a) familjet dhe komunitetet me banim të përhershëm në zonat rurale, kanë të drejtën e përdorimit të sipërfaqeve të fondit pyjor kombëtar në afërsi të fshatit për përmbushjen e nevojave vetjake; e drejta e përdorimit të fondit pyjor kombëtar për nevojat e komuniteteve rurale bazohet në respektimin e parimit të barazisë gjinore në përputhje me politikat për zhvillimin rural, duke njohur përgjegjësitë për ruajtje dhe kujdesin ndaj pyllit; c) kriteret dhe rregullat për dhënien në përdorim të fondit pyjor përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Legalizimi i realitetit tonë 10 mijevjecar, shoqërohet e mundëson mbështetje pozitive të shumëanëshme. Delegimi i te drejtes dhe i pergjegjesise se pronës mbi tokën, është celsi i artë për t’i dhuruar shoqërisë tonë  kater  elementet  bazikë te ekosistemit shqiptar: pyllin (biomasën); tokën (humusin), ujët dhe farërat (diversitetin gjenetik), duke pajtuar njeriun me tokën, duke e punësuar e zhvilluar ekonomine rurale.

Përdoruesit realë janë pikërisht banor lokale tradicionale që kanë  nxitje për prodhimtari afatgjatë, që vjen si nga trashëgimia, interesi ekonomik, krenaria dhe në shumë raste siguria se po krijon nje kapital për familjen. Për shkak të paqartësive të pronësisë, shumë nga këto përdorues nuk e menaxhojnë pyllin dhe kullotën ashtu sic do të mund ta menaxhonte një pronar legjitim. Ndryshimet e përmendura, si rritja e popullsise apo edhe  paqartësia e kuadrit ligjor, bëjnë që pasiguria e pronës të jete e pranishme në të gjithe kategoritë e përdorimit të tokës duke përfshirë këtu rreth 30 % të sipërfqes së tokës bujqësore, si dhe të gjithë pyjeve e kullotave që u janë dhënë Bashkive, vecanërisht në drejtim të aktiviteteve ekonomike në pyje e kullota si dhë inisitivat drejt tregut, të shoqatave të përdoruesvve. Të drejtat, të cilat herë herë koincidojnë e herë jo me te drejat tradicionale, te cilat formalisht duhet të rregullohen me marrëveshje midis përdoruesve e Bashkise në kuadrin e hartimit të Planit të Menaxhimit. Shumë prej përdoruesve tani me miratimin e ketij Ligji te Ri, ndjehen të mbrojtur se nuk mund ti humbasin këto të drejta, natyrisht kur ne zbatim te ligjit Keshilli i Ministrave  do te hartoje nje Vendim  bazuar në kritere te qarta nga aktualet.

Pa dyshim qe ky ligj ka mjaft permiresime, por megjithate, nuk u jep zgjidhje disa ceshtjeve kyce te politikes per pyjet, si decentralizimi real i te drejtave te pronesise, dhenien e te drejtave afat-gjata per perdorimin e pasurive pyjore perdoruesve tradicionale te tyre, pamvaresisht krijimit te nje sherbimi efektiv  per pyjet e kullotat ne Bashki. Përdoruesit e pyjeve e konsideruan kuadrin ligjor jo të  qarte e të plote si dhe që nuk  jep sigurite ligjore, veçanerisht per perdoruesit vendas te pyjeve e kullotave. Ne nenin 13  te ligjit bazuar ne dokumentin e politikave ishte parashikuar qe ne kontekstin  e politikave sociale për të lehtësuar varfërinë, ngrihet ideja e dhënies së të drejtës për të prodhuar dhe shitur material drusor  për familjet në nevojë dhe qe shteti i mban me ndihmë ekonomike. Per cudine e te gjitheve ky fakte u hoq nga komisjoni I VPTM nga deputetet te cilet dhe pse vijne nga fshati kane harruar nje realitet shekullore qe do te nxiste kujdejsin e njerezve per te rritur sherbimin ne token pyjore dhe per te siguruar te ardhura per familjet e Tyre.

Ruajtja e biodiversitetit është pjesë e veprimtarive të administrimit të përditshëm nga përdoruesit e Pyjeve dhe Kullotave nëe Shqipëri. Ligji I Ri mbikëqyr këtë punë dhe arritjet e lidhura të bëra deri më tani në pyjet e komunitetit  dhe si e tillë mungon të pranojë rolin pozitiv të perdorueseve  të pyjeve. Në vend të kësaj, ai paraqet nene  detyruese qe nuk marrin ne konsiderate tregun dhe mungesa e konsiderimit të zhvillimeve dinamike që lidhen me ndryshimin e klimës, ndikimin social dhe ekonomik të synimeve, si dhe mjetet e duhura financiare për t’i arritur ato.

Kudo, fshatarët kanë një ndjenje të fortë rreth pronësisë së tyre në pyje, që ata e konsiderojnë si pasurinë e tyre, bzuar shumë shpesh në përdorimin stergjyshor, apo edhe në përdorimin aktual, brenda fshatit pronësia është rregulluar në bazë familje, anatëret e një familje i dijnë kufinjte e pyjeve të tyre si dhe të drejten tradicionale në për tokën e familjes si dhe përdorimet e pasurise se familjes. Ёshtë e nevojshme që në rajonet malore me kushte të papërshtatshme, të krijohet një mbështetje strukturale e vazhdueshme  ashtu si në rastin e shteteve anëtare Europiane apo edhe në vendet e tjera. Shumica e Bashkive nuk do të jenë në gjëndje të sigurojnë jetesën dhe harmonine komunitet-mjedis apo të kryejnë funksione të tjera dhe pyllëzojnë tokat e degraduara e të rindërtojnë burimet pyjore e kullosore në mënyrë që ato të sigurojnë nje burim të qëndrueshëm të ardhurash për banorët. Megjithëse ligji aktual nënkupton që të mbështetet pylltaria me kredi dhe asistencë teknike, akoma nuk është përcaktuar se si do të jepet asistenca. Mungon mbështetja me fidana, apo me politika favorizuese për fermerët që duan të mbjellin e mbarështrojnë pyje private në tokat e tyre bujqësore fenomen i bere realitet ne shume fermere qe kultivojne plepin, pauloniwiann, lloje te frutave te pyllit  jo vetem ne Shqiperine e mesme por dhe ne Juglindje e Verilindje. Burimet pyjore dhe kullosore ofrojnë një mori shërbimesh mjedisore si kontroll të erozionit, stabilizim të furnizimit me ujë dhe përmirisim të cilësisë së ujit dhe rritje të biodiversitetit kombëtar dhe global duke hedhur themelet për një turizëm kulturor dhe mjedisor. Parimi i menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, i cili është shtylla kurrizore e të gjitha operacioneve që lidhen me pyjet, duhet të shihet si një mundësi për të vazhduar ofrimin e praktikave që mbrojnë biodiversitetin, në funksion të ndikimit të ndryshimit të klimës, duke siguruar që shërbimet e tjera ekosisteme të shumta të ofruara nga pyjet të menaxhohen në mënyrë të ekuilibruar. “Menaxhimi aktiv dhe i qëndrueshëm i pyjeve mban pyjet tona të shëndetshme dhe elastike”

 

Le te shpresojme se zbatimi me sukses i ligjit, do te ndikoje ne ruajtjen, shtimin e sipërfaqes, volumit të përgjithshëm të fondit pyjor, permireson  organizimin funksional në të gjitha nivelet e qeverisjes.  Siguron shfrytëzim dhe përdorim te qëndrueshëm dhe te balancuar te burimeve pyjore përkundrejt mundësisë që pyjet kanë, pa cenuar vazhdueshmërinë e jetës dhe ciklin e pyllit si dhe garantimin e shërbimeve per Pyllin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.